Sorpon-Hungari, rënia e perdes së hekurt, Merkel dhe Orban kujtojnë eksodin

Sorpon-Hungari, rënia e perdes së hekurt, Merkel dhe Orban kujtojnë eksodin

Tridhjetë vjet pas rënies së “Perdes së Hekurt”, kryemimistri hungarez Viktor Orban dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, duke lënë mënjanë ndasitë lidhur më çështjen e refugjatëve, u takuan në Hungari për të përkujtuar heqjen e kufijve mes Evropës komuniste dhe vendeve perëndimore.

Takimi u zhvillua në Sopron, ku më 19 gusht të vitit 1989, më shumë se 600 gjermano-lindorë, që ishin me pushime në Hungari, përfituan nga hapja e një pike të kalimit kufitar me Austrinë me rastin e një pikniku panevropian për të ikur nga Gjermania Lindore.

Merkel mori pjesë në një shërbesë fetare, gjatë së cilës u bëri thirrje liderëve europianë të vendosin interesat e unionit mbi ato kombëtare.

Ndërkaq, euroskeptiku Orban vlerësoi përkushtimin e Kancelares ndaj Europës. “Shpreh admirimin tim për ju. Për shumë vite ju keni punuar për Europën, përtej interesave të vendit tuaj, për bashkëpunimin mes shteteve europiane dhe bashkimin e të gjithë kontinentit të vjetër”, tha Orban. “Përballë sfidave të vështira që kërcënojnë sot Europën ne duhet të kujtojmë vlerat që na bashkojnë. Duhet të kujtojmë gjithmonë se mirëqenia kombëtare varet nga mirëqenia europiane”, u shpreh Merkel.

Tri dekada pas heqjes së barrierës së ngritur pas Luftës së Dytë Botërore, menaxhmi i kufijve evropianë ka shkaktuar, vitet e fundit, tensione të mishëruara në qëndrimet kundërshtuese të Angela Merkel e Viktor Orban, në kulmin e valës së refugjatëve në vitin 2015.

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Hungarisë janë ftohur ndjeshëm vitet e fundit. Orban e kritikoi ashpër politikën gjermane të dyerve të hapura në vitin 2015, duke sulmuar personalisht edhe Merkelin. Qëndrimet e ndryshme për politikën e migracionit vazhdojnë të mbeten, siç pohoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert të premten.

Përtej mosmarrëveshjeve politike, të dy qeveritë kanë interesa të ngushta ekonomike,  Gjermania mbetet parteneri kryesor ekonomik i Hungarisë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren