Për kryetarin e LRE, Arian Galdini, takimi i ardhshëm në Hungari midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump, mund të sjellë një armëpushim.
I ftuar në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv ditën e sotme, ai u shpreh se edhe presidenti Donald Trump dëshiron që të arrihet një armëpushim mes palëve.
‘Jemi ende në fazën e negociatave, palët do të ulen në tryezën e bisedimeve dhe do të ketë një marrëveshje. Presidenti Trump po kërkon që palët të bëjnë armëpushim. Bashkimi Europian po kërkon që fuqia e mbështetur nga perëndimi dhe nga NATO të fuqizojë pozicionin ushtarak të Ukrainës, për t’i shkaktuar sa më shumë dëm ekonomik Rusisë dhe për ta bërë sa më të kushtueshme luftën për Putinin.
Trump po kërkon në rastin më të mirë armëpushimin mes palëve dhe po e kërkon këtë gjë që të ndodh sa më shpjet, takimi i Budapestit do të mbyllet me armëpushim. Dëshira finale e Putin është mbajtja e këtyre territoreve, që ai ka pushtuar, ai po kërkon që ato territore ti ketë si pjesë të fitores së kësaj lufte. Atij i duhet rifuqizimi i Rusisë në skenën globale’, tha ai.
Galdini tha se Rusia është në krizë ekonomike dhe vazhdimi i luftës do ta dobësonte atë edhe më shumë.
‘Putin e ka vendosur që do shkëmbime territoresh në shkëmbim të paqes dhe prandaj ai po i ofron botës edhe me diplomaci publike dhe me politikë konkrete edhe të shfaqjeve ushtarake dhe politike do që ta dëshmojë fuqinë frikësues për pasoja më të mëdha për globin jo vetëm për Ukrainën. Trump dhe BE e dinë se Rusia është ekonomikisht në krizë dhe nuk po e përballon dot koston e kësaj lufte dhe zgjatja e kësaj luftë do të ketë edhe dobësim të mëtejshëm të Putinit. Trump po kërkon që palët të arrijnë një armëpushim’, tha ai.
Komente












Nese Rusia do te ishte ne krize perendimoret kurree nuk do ta pranonin nje armeepushim por do kerkoniin me cdo kusht gjunjezimin e Rusise por duke pare qe kriza i ka mberthyer ata dhe ne fushen e betejes situata paraqitet kritike per Ukrainen atehere kerkojne armepushim perendimoret
PërgjigjuNga i more vesh gjithe keto gjera per Rusine. Si guxon e flet para se te flase Kapiteni skuadres qe gjysmen dhe Jo vetem e ka me te kuqe dhe pezullim per 15 vjet. Po shko more Arnold futi ndonje pazar sa pa u rrit grosha, se do perfundosh te trahanaja pastaj.
Përgjigju