Sot 19 vite nga themelimi i Facebook nga Mark Zuckerberg dhe 4 shokët e dhomës në konvikt

Sot 19 vite nga themelimi i Facebook nga Mark Zuckerberg dhe 4 shokët e dhomës në konvikt

Mark Zuckerberg

Mbushen 19 vite që kur një 19-vjeçar Mark Zuckerberg dhe katër nga shokët e tij të dhomës shpalosën krijimin e tyre, ‘TheFacebook.com’, që më vonë u bë Facebook.

Që atëherë, Facebook është transformuar një nga motorët më të fuqishëm të komunikimit në botë. Krijimi i Zuckerberg, për mirë dhe për keq, ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si njerëzit lidhen, si bizneset fitojnë para, se si politikanët marrin pushtetin dhe sesi informacioni rrjedh nëpër komunitete dhe kultura.

Më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andreë McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Emri Facebook vjen nga një tog fjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford. Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13 vjeç e sipër kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh. Në janar 2014, shefja e veprimtarive në facebook, Sheryl Sandberg, sqaroi: “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se Facebook filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të ndërlidhur njerëzit në botë”.

Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?



×

Lajmi i fundit

‘Të martën në dashuri është më mirë...’, horoskopi për ditën e sotme

‘Të martën në dashuri është më mirë...’, horoskopi për ditën e sotme