Sot, 200 vjetori i  veprës
“Pride and Prejudice”

Sot, 200 vjetori i  veprës <br />“Pride and Prejudice”
BRITANI - 200 vjet më parë u publikua për herë të parë libri “Krenaria dhe paragjykimet” nga autorja angleze Jane Austen. Edhe pse vëllimet e para të novelës dolën më 28 janar 1813, inluenca e veprës së Austen vazhdon ende tek shkrimtarët, lexuesit madje dhe tek regjisorët e filmave.

Në Muzeun Jane Austen House në Hampshire në jug të Britanisë, ku autorja ka jetuar në mes të viteve 1809 dhe 1817, ka shkruar shumë prej romaneve të saj përfshirë “Krenaria dhe Paragjykimet”.

Rolin kryesor në këtë novelë e ka Elizabeth Bennet, një vajzë e re kujdeset me çështjet e sjelljes, moralit, arsimit dhe martesës për katër motrat e tjera. Kjo novel është fare mirë një pasqyrë e shoqërisë angleze të shekullit 19.

Ndërsa një tjetër personazh është nëna e Elizabetës, një grua fanatike e fiksuar pas martesës sa më të shpejtë të vajzave të saj e cila do të kundërshtohet me ‘rebelizmin’ e Elisabetës.

Libri është kthyer në shumë filma ku i fundit ka qenë ai i Joe Wright me të njëjtin titull “Krenaria dhe paragjykimet” ku zonja e familjes Benet ka qëllimin, që të martojë pesë vajzat e saj me burra të pasur.

Kur beqari i pasur z. Binglli dhe shoku i tij më i mirë, z. Darsi arrijnë në qytet të kalojnë verën në një shtëpi afër tokës së tyre, e bukura dhe e turpëruara Xhejn bie në dashuri me z. Binglli, ndërsa motra e saj Elisabeta e gjen z. Darsi si një djalë snob dhe krenar, dhe betohet ta urrejë përjetësisht.

Dhe kështu, dy shekuj pas publikimit të parë “Krenaria dhe Paragjykimet” ka dëshmuar se mbetet ende një frymëzim për brezat e rinj.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime