Sot 25 vite nga Çlirimi i Kosovës/ Deputeti i PDK-së: Tronditëse që ish krerët e UÇK-së mbahen në burg! Nga Kurti sot jemi nën sanksione

Dita e sotme shënoi për Kosovën 25-vjetorin e Çlirimit nga forcat gjakatare serbe, kjo edhe falë hyrjes së NATO-s në territorin e saj. Për të folur për këtë datë historike, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ishte Bekim Haxhiu, deputet i PDK.

Haxhiu rrëfeu se Çlirimi erdhi falë vendosmërisë dhe etjes së popullit të Kosovës për liri, e cila u realizua me nisjen e luftës nga UÇK, nën udhëheqjen e Adem Jasharit.

Sipas deputetit kosovar, tablosë së kësaj dite historike i mungojnë disa ngjyra eseciale. Ai e cilësoi tronditëse dhe të padrejtë faktin se disa prej drejtuesve të UÇK-së ende sot mbahen të burgosur nga Gjykata e Hagës.

“Sigurisht që ishte një përpjekje e vazhdueshme e popullit shqiptar, e cila kulmoi me luftën e UÇK-së, e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari, me ç’rast u mobilizua gjithë populli shqiptar  në luftën për liri. Këtë ditë të Çlirimit ashtu edhe si në vitet e fundit jemi duke e festuar në mënyrë të tronditur sepse krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe janë ndër më meritorët për Çlirimin e Kosovës”,-tha Haxhiu.

Duke hequr paralele me Kosovën e 25 viteve më parë, Haxhiu tha se progresi dhe arritjet janë të pamohueshme por e theksoi si të pabesueshme faktin që vendi ndodhet nën sanksionet e aleatëve të cilat e ndihmuan në luftën për liri.

“Askush nuk do të besonte që në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Kosova do të ishte nën sanksione nga po ata miq dhe ata partnerë që na ndihmuan dhe ishin aleatët tanë në luftën për liri. Askush nuk do ta besonte se politikisht do të bëheshin gabime të tilla që Kosovës t’i vendoseshin sanksione nga BE dhe nga partnerët tanë. Sigurisht që Kosova gjatë këtyre 25 viteve ka bërë hapa shumë të rëndësishëm në përparimin e saj dhe në përmbushje të detyrimeve të saja edhe në raport me ndërkombëtarët. Mos harroni që në vitin 1999 ky vend ishte shkrumb e hi, i rrënuar, i shkatërruar, me mijëra viktima, të pagjetur të luftës dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore është rimëkëmbur vendi”,-theksoi deputeti.

Ai e përkufizoi si problematike qeverisjen e Kurtit, pasojat e të cilës sipas tij rëndojë në shpinën e Kosovës.

“Atë e vëren vëren çdo kush që shikon veprimtarinë e tij politike, por ne nuk mund t’ia përmbushim deficitet e tij historike, pse nuk ka qenë pjesë e UÇK-së, e ka patur atë mundësi, e ka refuzuar. Përveç atyre sot po kemi probleme nga politikbërja e Kurtit sepse nga politikbërja e Kurtit sot Kosova ndodhet nën sanksione nga partnerët dhe miqtë tanë të fuqishëm”,-deklaroi Haxhiu.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 13/06/2024 07:40

    Or zoteri nuk eshte Kurti qe Kosova gjendet sot ne kete situate por eshte faji i perendimit qe e detyruan Kosoven qe ti nenshkruaj disa mareveshtje qe sot nuk eshte e mundur te zbatohen sikur eshte rezolluta 1244 edhe Okb e ka fajin qe nuk e njeh Kosoven per shkak te vetos te Rusis dhe Kines dhe disa shtete te Evropes qe e konsiderojne Agresorin si viktime dhe e shperblejne pse i tremben Serbise qe mos shkon nga Moskva ,mundet qe te ndodhe edhe ma e keqja qe Serbia ti thot perendimit ma ktheni Kosoven largohem nga Rusia ateheri mer fund Kosova si shtet i pavarur dhe kete e mbrojti Kurti deri tani por nuk e ka fuqine ta perballoj pse ka shum armiq te mbrendshem ,po te ishte dikush tjeter ne vend te Kurtit nuk dote ishte Kosova ,nuk dote ndodhe qe Kosova te behet shtet i Shqipetareve vetem ndoshta ne kenet me qifteli dhe endra e genjeshtra por jo ne te vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë