78-vjetori i Çlirimit, ‘Gjermani i fundit’ ndan sërish PS-në dhe PD-në! Begaj, Nikolla, Veliaj dhe ambasadorët homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Presidenti Bajram Begaj, shoqëruar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vendosën kurora me lule në monumentin ‘Nëna Shqipëri’. Mesazhet dhe urimet, kreu i shtetit dhe politika, vendosën t’i ndajnë në rrjetet sociale.

“Nderimi më i madh që mund t'i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë”- shkruan presidenti Begaj.

Ndërsa kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, nënvizoi në urimin e saj se Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë anti-fashiste. Edhe përfaqësues të selive diplomatike në vendin tonë, nderuan ata që dhanë kontribut në çlirimin e Shqipërisë.

Duke mos qenë i pranishëm në ceremoni, kryeministri Rama zgjodhi të urojë shqiptarët përmes rrjeteve sociale. 78-vjetori i çlirimit të Shqipërisë u kujtua me homazhe edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ndërsa debati mbi largimin e 'Gjermanit të fundit' nga Shqipëria e vitit 1994, më 28 apo 29 nëntor, është ende i hapur në politikën shqiptare, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. 

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
FOTOT/ Ambasadorët e akredituar në Tiranë nderojnë 29 Nëntorin, homazhe në memorialin 'Nënë Shqipëri'

 

Homazhe në memorialin ‘Nënë Shqipëri’ në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë kanë zhvilluar paraditen e sotme edhe shumë prej ambasadorëve të vendeve të huaja të akredituar.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, diplomati i Ukrainës, Volodymyr Shukrov si dhe shumë përfaqësues të vendeve mike kanë nderuar 29 Nëntorin në 78-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Ndërkohë që më herët homazhe kryen krerët më të lartë të shtetit shqiptar por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ora 14:06
78-vjetori i Çlirimit, në varrezat e Dëshmorëve në Vlorë vendosen kurora me lule

 

Drejtues të pushtetit vendor në Vlorë dhe deputetë të PS kanë vendosur kurora me lule pranë lapidarit duke nderuar të rënët në LANÇ ndërsa të pranishëm edhe veteranë apo edhe përfaqësues të PS-së.

Kanë munguar përfaqësues të PD dhe deputetë të kësaj force politike të cilët Çlirimin e vendit e kanë festuar një ditë më parë.

Në fjalën e tyre prefekti i qarkut Flamur Mamaj dhe deputeti Vullnet Sina kanë theksuar se sot vendi po shkon drejt integrimit të plotë.

Ora 13:54
Përkujtohet 78-vjetori i Çlirimit në Lushnjë, kryetarja e bashkisë: Të respektojmë të rënët në luftë

 

Bashkia e Lushnjës ka përkujtuar 78- vjetorin e Çlirimit te vendit duke bërë homazhe e vendosur kurora me lule në varrezat e Dëshmoreve. Të pranishëm kanë qenë deputetet e qytetit Lindita Buxheli, Tatjana Pirro dhe Bujar Sharka. Ndërsa kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa u shpreh se e ka për detyrë të respektojë të rënët e luftës dhe t’ia transmetoje atë brezave.

Në këtë dite feste nuk u mbajtën fjalime siç është bere vitet e tjera, madje edhe pjesëmarrja ishte e paket, ku punonjësit e administratës shtetërore ishin te vetmit të pranishëm.

Ora 13:41
Dita e Çlirimit festohet edhe në Fier, vendosen kurora me lule në obeliskun e Dëshmorëve

 

Festa e Çlirimit është festuar edhe në qytetin e Fierit. Në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e Dëshmorëve janë kryer homazhe dhe autoritetet më të larta vendore ku kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar Dëshmorëve të Fierit.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Armando Subashi ka përcjellë mesazhin e urimit për festën e Çlirimit duke vlerësuar sakrificat për liri.

Ora 13:28
78-vjetori i çlirimit, zhvillohen në Berat homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve

 

78-vjetori i çlirimit të vendit u festua sot edhe në Berat, ashtu si në të gjithë vendin. Përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të luftës, familjarët të dëshmorëve e qytetarë të shumtë i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Varrezave të Dëshmorëve të qytetit. Ata kanë vendosur kurora e buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Atdheut dhe më pas kanë përshkruar në këmbë varret ku prehen të rinjtë beratas, që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Kryebashkiaku Ervin Demo ,në fjalën e tij u ka bërë thirrje të rinjve të nderojnë dhe vlerësojnë veprën heroike të dëshmorëve të atdheut, që në të njëjtën moshë me ta por 78-vjet më parë, ngritën armët për të çliruar vendin nga pushtuesit dhe dhanë jetën heroikisht për Shqipërinë.

Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Berat prehen 322 dëshmorë, që humbën jetën në LANÇ për ti siguruar lirinë vendit.

Ora 13:22
Festa e Çlirimit, paradë me kuaj e makina në Lezhë! Mesazh për qeverinë: Ndaloni largimin e të rinjve dhe shpopullimin e vendit (VIDEO)

 

Lezha ka përkujtuar 78-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në nderim të kësaj dite veteran të Luftës, pasardhës të familjeve të dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmoreve.

Autoritete lokale dhe deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndreca, vlerësuan kontributin e të gjithë atyre luftuan për çlirimin e vendit.

Ndërkohë një grup personash nga Shqipëria dhe Kosova zgjodhën një mënyrë ndryshe për të festuar festën e Çlirimit. Me makina e kuaj si dhe flamurin e dy shteteve, parakaluan rrugëve të qytetit, duke përcjellë mesazhin e bashkimit.

Organizatoret e kësaj iniciative të veçantë i bën thirrje qeverisë që të mendojë për të ardhmen vendit vendit e të ndaloje largimin e të rinjve dhe shpopullimin.

Parada me kuaj e makina nisi në hyrje të qytetit dhe përfundoj tek vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetareve.

Ora 12:12
Dita e Çlirimit, Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: Ta ndërtojmë të ardhmen në këtë vend

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit, teksa ka dhënë dhe një mesazh për të rinjtë. 

“E rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Është një ditë krenarie për sakrificat e pakufishme të asaj gjenerate të re dhe patriotike që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e atdheut. Është një ditë mirënjohje për të gjithë ata që kundërshtuan pushtimin që në 7 prill 1939 dhe deri në ditën e çlirimit të atdheut dhe që e rreshtuan Shqipërinë në koalicionin e madh fitimtar kundër nazi-fashizmit. Sot është njëkohësisht një ditë reflektimi për t’u angazhuar të gjithë më shumë, e sidomos të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë sot për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë, i pozitës së saj, i garantimit të së ardhmes së saj si një vend europian, demokratik, si një vend ku qytetarët e saj jo vetëm janë të lirë dhe të barabartë, por edhe janë plot besim dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen pikërisht në këtë vend, pasi për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi është derdhur gjaku i djemve dhe vajzave më patriotë, më atdhetarë, më të ndershëm dhe kjo sakrificë nuk mund të çohet dëm”, deklaroi Meta.

Ora 11:32
78-vjetori i Çlirimit të vendit, Peleshi homazhe në Korçë: S’ka rrugë tjetër veç paqes

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 78-vjetorit të Çlirimit të vendit, në qytetin e Korçës. Ministri Peleshi vendosi një kurorë me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit, për të shprehur mirënjohjen për sakrificën e tyre. Pjesë e ceremonisë ishin Prefekti i qarkut, kryetarët e bashkive, deputetë të qarkut, veteranë si edhe familjarë të dëshmorëve.

I pyetur nga media, ministri Peleshi u shpreh se sot jetojmë në kohën kur paqja dhe siguria janë cenuar dhe përgjigja më e mirë e aleancës sonë që qëndron në anën e lirisë, është solidariteti dhe bashkëpunimi.

 “Nuk ka rrugë tjetër përveçse se të bëhemi të gjithë bashkë në anën e lirisë, kundër agresionit, të evokojmë paqen. Sot këtu është dita. Këtu prehen dëshmorët e këtij qarku që u ka dhënë jo pak përpjekeve për liri e pavarësi. Jam këtu si Ministër i Mbrojtjes, sepse duam të tregojmë se i gjithë populli shqiptar ishte në anën e së mirës, ishte në anën e lirisë dhe paqes dhe kjo na jep ne të drejtë edhe historike për të kërkuar të jemi plotësisht të integruar. Jemi në NATO, por duam të integrohemi plotësisht edhe ne BE”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se këtë herë Forcat e Armatosura vijnë me një plan aktivitesh për të sjellë mesazhin edhe përmes muzikës. Disa koncerte do të zhvillohen në qytete të Shqipërisë nga bandat e FA të Shqipërisë, Kosovës, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera të NATOS. Aktivitetet do të kulmojnë me koncertin Gala më 3 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve.

Ora 10:54
Ambasada Amerikane uron Festën e Çlirimit: Të kujtojmë sakrificat e shqiptarëve

1669715837_3172400035082604246624534092532471626687784n.jpg

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe ka nënvizuar rëndësinë që ka kjo ditë për popullin shqiptar. Përmes një postimi ne facebook, ambasada ka shkruar shkurtimisht historinë e çlirimit të Shqipërisë   nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, duke theksuar se duhet të kujtojmë sakrificat e popullit shqiptar pasi ky është një moment i lavdishëm.

“Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada amerikane.

Ora 10:49
Shkodër/ Vendosja e yllit dhe nderim me grusht në 78 vjetorin e çlirimit të vendit, bashkia bojkoton ceremoninë

 

Në 78 vjetorin e clirimit në Shkodër rishfaqen simbolet e partisë komuniste. Thuajse është kthyer në traditë që Gjon Bruci sekretar i partisë Komuniste të Shqiperise, vendosja e yllit dhe nderimi me grusht.

Në ceremonine perkujtimore te 78 vjetorit te clirimit ky aktivitet është bojkotuar nga bashkia e Shkodrës ndërkohë që të pranishëm ishin vetëm përfaqësues të së majtës

Në fjalen e tyre veteranet dënuan mungesën e bashkise Shkodër në këto aktivitete ndërkohë që vetë Bruçi perveç ngritjes në ‘altar’ të Enver Hoxhes vlerësoi kontributin e të gjithë deshmorëve nderkohë që u shpreh se Bardh Spahia kryetari i bashkise se Shkodrës e ka detyrim kushtetues te marre pjese ne këto ceremoni përkujtimore për të rënët e atdheut.

Ora 10:32
Dita e Çlirimit, ithtarët e diktatorit Enver Hoxha kryejnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

 

Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafe dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ato kanë kryer homazhe.

Ora 10:04
Dita e Çlirimit, nis ceremonia te Varrezat e Dëshmorëve! Presidenti Begaj, Nikolla e Veliaj vendosin kurora me lule

 

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po kryhen homazhe për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoninë ku u kryen homazhe, mori pjesë presidenti i vendit Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët vendosën kurora me lule në monumentin e ‘Nënës Shqipëri’.

Ora 09:11
Nikolla mesazh përshëndetës për Ditën e Çlirimit: Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste

1668879826_20220224104945kyiv696x431.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të atdheut.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacënueshme,  janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë. Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste.”, shkruan Nikolla.

Ora 08:21
Sot Dita e Çlirimit, Rama uron shqiptarët: Gëzuar

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Ditën e Çlirimit.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, shkruan Rama.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/11/2022 00:21

    Gezuar te gjithe shqiptareve,kudo qe jane diten e clirimit dhe te fitores kunder nazi-fashisteve e bashkepuntoreve te tyre! Sa per pjesen ku thoni se politiken /i ndau gjermani i fundit/ ne festime,nuk i ndau gjermani i fundit,se gjermani duke ikur ishte,por zgjedhja midis te qenit patriot e tradhetar.Fakti qe sot,ne 29 Nentor,festimet e nderimet i bejne jo vetem politikane,por dhe trupi diplomatik,tregon qe 29 Nentori eshte dita e vertete e fitores dhe e patrioteve te vertete.Turp per Bashkine e Shkodres ne vecanti, qe nuk diti te ngrihet mbi vete e mbi percarjen politike,turp!!

    Përgjigju
  • Eni: 29/11/2022 12:00

    Nje grup mjeranesh pa dashuri. Sikur te donin ndopak kete vend. Kushedi ku do ishim. E keqja jone jeni ju. Zoti ju denofte ju dhe femijet tuaj

    Përgjigju
    • Emigrant: 29/11/2022 16:52

      Mallkuar qofsh ti dhe gjith rraca e hajdutereve dhe tradhetareve si puna jote

  • Turi: 29/11/2022 10:38

    Nuk eshte ndonje cudi qe te perkuntohet ai sistem , duke pare keta bastarde per 35 vjet qe e shkaterruan kete vend

    Përgjigju
  • Alb: 29/11/2022 10:22

    Lavdi ppsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

Dialogu me Prishtinën, si e shohin analistët serbë për rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje Serbi- Kosovë

Dialogu me Prishtinën, si e shohin analistët serbë për rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje Serbi- Kosovë