Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit! Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorët e Kombit! Për herë të parë 29 nëntori kremtohet dhe në Shkodër

Si çdo 29 Nëntor Memoriali ‘Nënë Shqipëri’ në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë priti edhe këtë të mërkurë nderimin për të gjithë të rënët për çlirimin e Shqipërisë.

Kremtimet për 79-vjetorin e Çlirimi të Shqipërisë nisën me homazhe nga krerët e shtetit. Presidenti Bajram Begaj ishte i pari që vendosi kurorën me lule, ndërsa më pas në një postim në Facebook uroi të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Nderim përjetë atyre që me guximin, trimërinë dhe sakrificën e tyre sublime, na dhuruan lirinë!”, shkroi Begaj. 

Pas kreu të shtetit, ishte Kryeparlamentarja Nikolla që nderoi ndërsa në urimin e saj e quajti monumentale rolin e Shqipërisë në luftën e dytë botërore.

“Çlirimi i Shqipërisë është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë”, shkroi Nikolla. 

As Kryeministri Rama nuk foli për mediat pas vendosjes së kurorave me lule në memorialin ‘Nënë Shqipëri’ teksa zgjodhi dhe ai të uronte përmes postimit në Facebook.

"MIRËMËNGJES dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë", shkruan Rama. 

Pas krerëve të shtetit vendosën kurora me lule edhe zv. ministri i Mbrojtjes i shoqëruar nga Shefi i Shtabit, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj etj.

Të rënët që e renditën Shqipërinë në krahun e fituesve në Luftën e Dytë Botërore, u nderuan edhe nga trupi diplomatik në Tiranë.

Edhe këtë herë mungoi në festime opozita e djathta, e cila i qëndron besnike 28 nëntorit si edhe ditën e Çlirimit të vendit, duke mbajtur gjallë debatin e vjetër. Besnik nga ana tjetër nga opozita të kaluarës së tij të majtë i ka qëndruar Ilir Meta, i cili bashkë me drejtuesit më të lartë të partisë ka bërë homazhe një orë më vonë në memorialin ‘Nënë Shqipëri’.

"Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë, europiane, të zhvilluar dhe të begatë.", shkruan Meta.

Për herë të parë pas 32 vitesh, përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër u bënë pjesë e ceremonive përkujtimore. Ka qenë vetë kryetari i bashkisë Benet Beci, i cili ka vendosur kurora në nderim të të rënëve ne luftën për çlirimin e vendit.

Ndërkohë si çdo vit në ceremoni nuk munguan komunistët, idhtarët e ish diktatorit komunist Enver Hoxha.

Shqipëria u çlirua 29 nëntorin e vitit 1944, kur nga Shkodra u larguan nga vendi edhe forcat e fundit të Gjermanisë naziste.

Pak histori
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Dita e Çlirimit, edhe trupa diplomatike në Shqipëri vendosin kurora me lule në ‘Varrezat e Dëshmorëve’

 

Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nuk e ka kujtuar vetëm politika, por edhe trupa diplomatike e akredituar në vendin tonë.

Në fotot e siguruara nga LSA, ata shihen duke vendosur kurora me lule në “Varrezat e Dëshmorëve”, për të nderuar të rënët në luftë.

Ora 11:44
Për herë të parë pas 32 vitesh, Bashkia Shkodër nderon të rënët për çlirimin e Shqipërisë më 29 Nëntor

 

Shkodra ka përkujtuar 79 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Për herë të parë pas 32 vitesh, përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër u bënë pjesë e ceremonive përkujtimore për këtë datë të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

Pjese e ceremonisë pranë Varrezave të Dëshmoreve në Shkodër ka qene vetë kryetari i bashkisë Benet Beci, i cili ka vendosur kurora në nderim të të rënëve ne luftën për çlirimin e vendit.

Për organizatën e veteranëve kjo datë është data simbol e kombit, ndërkohë qe shprehen të kënaqur që me në fund bashkia Shkodër merr pjesë në këtë ceremonial zyrtar.

Por, në fund të ceremonisë kur autoritetet po bënin xhiron drejt varrezave nuk kanë munguar edhe simbolet komuniste nga Gjon Bruci, i cili nuk e ndal traditën e tij.

Ora 11:02
Dita e Çlirimit, Meta kryen homazhe të Varrezat e Dëshmorëve

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kryer sot homazhe të Varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Çlirimit të vendit në vitin 1944.

I shoqëruar me anëtarë të tjerë të Partisë së Lirisë Meta ka kryer homazhe në nderim të Dëshmorëve.

"Gëzuar 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar. Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata djem dhe vajza të kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë, europiane, të zhvilluar dhe të begatë", shkruan Meta.

Ora 10:19
Veliaj uron 29 Nëntorin: Gëzuar 79-vjetorin e Çlirimit, le të nderojmë kujtimet e atyre që luftuan për liri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur ditën e sotme me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 29 nëntorit, ditës së çlirimit. Në një postim në Facebook, ai ka postuar një video nga monumenti 'Nënë Shqipëri' dhe flamujt Kuq e Zi që valëviten. 

“Gëzuar 79-vjetorin e Çlirimit Shqipëri! Në këtë ditë të rëndësishme, le të festojmë dhe të nderojmë kujtimet e atyre që luftuan për lirinë tonë”,shkruan Veliaj.

Ora 10:12
Dita e Çlirimit, ithtarët e diktatorit Enver Hoxha kryejnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

 

Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste dhe me foton e diktatorit ata kanë kryer homazhe.

Ora 10:11
79-vjetori i Çlirimit, Begaj, Nikolla dhe Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

 

Në 79-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Krerët e shtetit nderuan kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut.

Ora 09:57
79-vjetori i Çlirimit, Nikolla: Shqipëria në anën e duhur të historisë, anëtare e denjë e NATO-s

1685601834_1662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në një reagim për 79-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë shkruan se vendi ynë është në anën e duhur të historisë. Nikolla thotë se Shqipëria është një anëtare e denjë e NATO-s, kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë e botë.

29 Nëntori, Dita e Çlirimit, është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar. Çlirimi i Shqipërisë është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Lufta e ashpër kundër pushtuesve në malet, luginat, fshatrat, qytetet, në çdo pëllëmbë të territorit të Shqipërisë është një sakrificë e madhe, por edhe një frymëzim i madh.

Antifashizmi, liria dhe vlerat demokratike qëndrojnë në themelet e Shqipërisë evropiane, një anëtare e denjë e NATO-s, kontribuuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë e në botë dhe promotore e zhvillimit, integrimit dhe bashkëpunimit në rajon. I bashkohem sot mirënjohjes e nderimit për dëshmorët, veteranët e Luftës, çlirimtarët e Shqipërisë.”

Ora 08:10
Rama: Urime festën e madhe të Çlirimit

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 79-vjetorin e Çlirimit.

"MIRËMËNGJES dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë", shkruan Rama. 

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 29/11/2023 13:43

    Djepi i Njerëzimit ka pas dalje në detë nga të gjitha anët,vllaznia e mdhej thojshin i ke rrugët e qelne shko kah të duashë,tani nuk ashtë lëvizja e lirë po qesin kushte,a ka të drejtë KOSOVA me lyp nga Perendia me qu detin deri në kufit e sajë,o ju hilexhi a po e dini çka po i bani veti ?

    Përgjigju
  • V.f: 29/11/2023 11:56

    Lavdi PPSH.

    Përgjigju
  • Aranit Maxhupi: 29/11/2023 11:28

    Shwiperia Ka vetem nje date clirimi ajo eshte 29 Mentori.Sali vrasesi le ta perkujtoj kur te come maskarai

    Përgjigju
  • Malsori: 29/11/2023 11:20

    Pa luften anti-fashiste Shqiperia nuk do ekzistonte dhe sot nuk do kishte komb shqiptare ne ballkan. Fal kesaj lufte te rinise shqiptare u garantua shteti Shqiptare. Te tjerat pastaj jane propagande komuniste 45 vjecare dhe propagande demokratike 34 vjet per te denigruar luften anti-fashiste. Brezi i sotem politikan jane shume te kompleksuar dhe inferior, brezat e rinj do ta vleresojne kete lufte ashtu sic bene gjithe Evropa sot.

    Përgjigju
  • Maks: 29/11/2023 08:41

    Urime per festen e clirimit Uroj te gjith familjet e deshmore qe luftuan dhe ran per lirin e vendit Dhe urime te gjith veteraneve qe jetojn akoma qe ke ken jeten e gjat per te miren ton qe jane historira e gjall e atyre viteve te lavdishme Dhe i perjeteshem te jete figura e heroit legjendar Enver hoxha Qe bashkoi popullin ne luften per liri dhe shpetim kombetar Ishte lufta e partizaneve me udheheqjen e komunisteve qe shpetuan shqiperin nga elzisteca e lakmive gllaberuese te fqinjeve anti shqiptar greqi e serbi

    Përgjigju
    • Fakti: 29/11/2023 11:22

      Lexo kujtimet e xhaxhit ku i nxjerr gjysmen e bashkeluftetareve agjente e poliagjente. Shiko trajtimin qe u beri grave dhe femijeve te shokeve qe vrau. Ka pamje filmike te “gjyqit” qe i beri Kadri Hazbiut ne byro ku i thote qe ti duhet te arrestohesh. Ka deshmitare qe tregojne qe marrjen ne pyetje te ish-partizanes Fiqrete Shehu ne hetuesi e kishte pare disa here me videokasete (bashke me Nexhmijen). Çfare provash dashke me shume?

    • Çudi: 29/11/2023 10:19

      @Maks per çdo gje qe ka ndodhur enverit ja hedhin fajin

    • Maks: 29/11/2023 10:03

      Ke ndonje dekument apo deshmitar qe i vrau enveri keta qe shkruan Vetem tradhetin ka denuar gjyqi jo enveri

    • Fakti: 29/11/2023 09:29

      Sikur deshmoret te kishin mbetur gjalle, Enveri do ta kishte vrare gjysmen, siç zhduku Nako Spirun, Koci Xoxen, Mehmet Shehun e shume tjere.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?