Sot 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha! Basha: Pas 3 dekadash duan të vrasin ëndrrën europiane! Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi

Sot 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha! Basha: Pas 3 dekadash duan të vrasin ëndrrën europiane! Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi

Momenti i rrëzimit të shtatores

Sot përkujtohet 30-vjetori i rrëzimit të shtatores së të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 

Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës. Kësisoj 20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Kjo shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atij momenti në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, Basha: Pas 3 dekadash duan të vrasin ëndrrën europiane! Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi  

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Basha shprehet se sot 30 vite më pas simbolet e komunizmit janë rikthyer për të trembur përpjekjen për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, ndërsa shprehet se shqiptarët duhet ta ndalojnë këtë vërshim ogurzi.

"30 vjet më parë, shqiptarët rrëzuan shtatoren e diktatorit më të pashpirt që ka parë historia jonë, në një akt sublim çlirimi nga idhujtaria e diktaturës. 20 shkurti i vitit 1991 ishte kremtim i shpresës së re dhe ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie. Ishte klithma e shqiptarëve të lirë në shpirt që kumboi pa pushim në thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Për fat të keq, në Shqipërinë tonë edhe 30 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit, simbolet e komunizmit dhe krimeve të atij regjimi janë rikthyer në rrugët dhe sheshet tona, për të trembur përpjekjen tonë tridekadëshe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Jo vetëm nostalgjikët e viteve të mbrapshta e të zymta të diktaturës, por edhe të tjerë që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin imitojnë diktatorin, janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë. Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria ka nevojë për ekonomi më të fortë, për shëndetësi dhe kujdes më të madh për gjithë qytetarët, por historia jonë e afërt na ka mësuar se asnjëra nga këto nuk mund të arrihet pa garantuar mbi të gjitha lirinë dhe demokracinë për t’u sjellë si një vend europian.

Unë ju garantoj se me vullnetin tim, angazhimin dhe mësimin edhe nga gabimet e së shkuarës do të përpiqem fort që as edhe hijet më të largëta të asaj kohë famëkeqe të mos jenë prezente në ditët tona. 20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës! Le të jetë edhe dita e besëlidhjes për të mos e lejuar kurrë më rikthimin e hijeve të saj mes nesh!", shkruan Basha.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 20/02/2021 16:30

    Per tri dekada endra dhe praktika juaj e vetme ishte shkelymja dhe perdhunimi i shtetit te shqiptarve,,,,o babale-kryeshqups. Ishte nje kosto katastrofike endra juaj,qe degdisi ne rruget e Botes 1/3 e Popullit Shqiptar dhe e zhyti me krye ne hi Shtetin Shqiptar. Ne 25 prill do ta marresh pergjigjen e endres tende kusare dhe kriminale.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 20/02/2021 14:11

    Bota eshte si topi, po shkojme me keq se sa ishim, Me mundet te rregullohet diçka qe e kishim, Prah spitalet, prollimet bujqesore, teknologjine prodhuese, Etj, Pra te gjithe pasurine e 45 viteve e shkatrruan per nje dite ne 92. Ku po shkojn as kta se di se jan njerz pa koke.

    Përgjigju
  • V. F: 20/02/2021 12:55

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Begu: 20/02/2021 09:44

    Pse shqiptaret pas "Vajit e gjemes" qe ben tri dite rresht per vdekjen e Enverit, erdhen furishem ta rrenojne ,si askund tjeter,te shtatores se Enverit.A ishin vertet shqiptaret rrenues te kesaj epoke njepartiake!!Apo kjo ju erdhi nga jashte-fqinjet,pse jo edhe ndonje titist kosovare,qe nxiten-joshen disa te rinje, jo shqiptare,me ndonje cokolade me ndonje dhjeteshe dollari mbrenda, qe ju bashkuan "masa pa tru"ne rrenimin barbar te shtatores.

    Përgjigju
  • Maks: 20/02/2021 09:02

    Rrezuan bustin e atij burri qe i nxori nga mesjeta dhe griten bustin e tradhetarit dhe hajduterin e shpallen patriotike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja