Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut

TIRANË- 22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. 

Sot mbushen plot 5 vite nga miratimi i ndryshimeve Kushtetuese që i hapën rrugë Vettingut, për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Pak kohë më vonë pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, u ngritën 2  organet më të rëndësishme të Vetting, KPK me 5 vite afat që tashmë është drejt përfundimit dhe KPA  me afat 9 vite.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër. 

Në total, KPK ka dhënë  421 vendime, me të cilave 174 vendime për konfirmimin në detyrë dhe 155 vendime për shkarkimin nga detyra.

21 korriku ishte përcaktuar nga SHBA-BE dhe mazhoranca si momenti vendimtar për miratimin e reformës në drejtësi. Mirëpo, negociatat e gjata si rrjedhojë e klimës së mosbesimit mes palëve dhe kërkesat e njëpasnjëshme të opozitës në përpjekje për të zvarritur reformën, bënë që kjo reformë të mbajë datën e miratimit 22 korrikun. Reforma u votua ekzaktësisht në orën 00:46 minuta të 22 korrikut me vendim unanim të Kuvendit të Shqipërisë, pasi pro paketës së ndryshimeve Kushtetuese shkuan 140 vota, aq sa ka anëtarë Kuvendi. Konsensusi për reformën u arrit në mesditë, kur mazhoranca dhe opozita pranuan propozimin e ri të ambasadorëve Lu e Vlahutin, për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP. 

Të dhënat e Vetting-ut deri 21 Korrik 2021 në Komisionin e pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 421 vendime
-174 vendime për konfirmimin në detyrë
-155 vendime për shkarkimin nga detyra
-56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje sipas nenit G te aneksit kushtetues)
-8 vendime për pushimin e procesit  (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
- 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
-3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.

Të dhënat për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Deri më 22.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar 203 çështje të juridiksionit të rivlerësimit, 40 gjatë vitit 2018, 62 gjatë vitit 2019, 63 çështje gjatë vitit 2020 dhe 38 çështje deri me datë 22.07.2021. Nga 40 çështje gjatë vitit 2018, 16 janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe 24 nga subjektet e rivlerësimit; nga 62 çështjet e regjistruara gjatë vitit 2019, 11 janë ankimuar nga Komisoneri Publik, 50 nga subjektet e rivlerësimit dhe një çështje është ankimuar edhe nga subjekti i rivlerësimit, edhe nga Komisioneri Publik; nga 63 çështjet e regjistruara gjatë vitit 2020, 16 janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe 47 nga subjektet e rivlerësimit; nga 38 çështjet e regjistruara deri më datë 22.07.2021, 9 janë ankimuar nga Komisioneri Publik, 28 nga subjektet e rivlerësimit dhe një çështje është ankimuar edhe nga subjekti i rivlerësimit, edhe nga Komisioneri Publik.
 
Nga 109 çështje të cilat kanë përfunduar, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur: 
 i.    Lënien në fuqi të Vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – në 79 vendime;
ii.    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, lidhur me përmbajtjen në dispozitiv për, ndalimin e subjekteve të rivlerësimit të emërohen gjyqtarë apo prokurorë të çdo niveli, anëtar i KLGJ ose KLP, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare - në 3 vendime 
iii.    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e subjekteve të rivlerësimit të emërohen gjyqtarë apo prokurorë të çdo niveli, anëtar i KLGJ ose KLP, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare – në 1 vendim
iv.    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit - në 17 vendime 
v.    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit – 3 vendime 
vi.    Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra – në 1 vendim; prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e subjekteve të rivlerësimit të emërohen gjyqtarë apo prokurorë të çdo niveli, anëtar i KLGJ ose KLP, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare –1 vendim; prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke urdhëruar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë kryerjen e procesit të rivlerësimit – 1 vendim.
vii.    Pushimin e shqyrtimit të çështjes për shkak të tërheqjes së ankimit nga ankuesi – në 3 vendime.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj