60 ditë luftë/ Putin ka humbur interesin për t'i dhënë fund luftës! Blinken mbërrin në Kiev! Zelensky telefonatë me Erdogan: Turqia ofrohet si ndërmjetëse e negociatave!

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 60-të. Ndonëse u bë apel për vendosjen e një armëpushimi gjatë ditëve të pashkës, kjo nuk ka ndodhur.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kiev, ndërsa po zhvillon një bisedë më presidentin Volodymir Zelensky. Blinken e ka konsideruar frymëzuese qëndrueshmërinë e të krishterëve ortodoksë të Ukrainës përballë luftës brutale dhe agresionit të presidentit rus Putin.

E ndërkohë presidenti rus Putin mori pjesë në meshën e lutjeve në Moskë. Porteti i Putin është kompozuar me 1500 imazhe të Luftës në Ukrainë, nga artisti bjellorus Pavlo Krychko, ku shkrihen pamjet nga barbarizmi i atyre që urdhëruan bombardimin e civilëve.

Sipas Financial Times Putin tashmë nuk beson më tek negociatat për t’i dhënë fund luftës, por dëshiron të marrë sa më shumë në zotërim pjesë të territorit të Ukrainës. Nga ana tjetër sipas AFP Kievi ka propozuar që raundi tjetër i negociatave të zhvillohet në komoleksin industrual në Azovstol.   

UNHCR ka bërë të ditur se numri i refugjatëve Ukrainas që janë larguar nga vendi që nga nisja e luftës ka arritur në 5.2 milionë persona, ndërkohë në rreth 7.7 milionë persona ndodhen ende në zonat ku luftimet janë më të ashpra.   Gjatë ditës së sotme ka dështuar sërish funksionimi i koridorit humanitar në Mariupoli nga ku ishte planifikuar të bëhej evakuimi i civilëve.

Ndërkohë Kievi ka shprehur zhgënjim për qëndrimin e mbajtur nga ana Austrisë për të mos miratuar integrimin e shpejtë të Ukrainës në BE.  

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky e cila ishte fokusuar në negociatat Rusi-Ukrainë. Gjatë bisedës telefonike, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Lufta në Ukrainë/ 5 civilë të vrarë në rajonin e Donetskut

1650707634_4fb2bc129f6f4891a3dcb24aaf2d65bc.jpg

Pesë civilë janë vrarë në rajonin e Donetskut nga bombardimet e forcave ruse.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe 5 civilë të tjerë.

“Dy persona u vranë në Novoselovka, dy në Krasnohorivka dhe një në Novomikhailivka. Pesë të tjerë u plagosën”, shkroi Pavlo Kyrylenko në një mesazh në Telegram.

Ora 22:39
Blinken mbërrin në Kiev, takohet me Zelenskyn

1649001201_blinken.jpg

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kanë mbërritur në Kiev për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Takimi u njoftua nga kryeministri ukrainas gjatë një konference për shtyp në metronë e Kievit.

Ora 21:37
Kievi propozon bisedime me Moskën pranë fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol

‘Ne e kemi ftuar Rusinë që të mbajë një seancë të posaçme negociatash pranë zonës së Azovstal’. Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksii Arestovitch, tha se ata ende do të presin përgjigjen e Kremlinit. Qyteti port me pamje nga deti Azov, nën rrethim prej disa javësh, është bërë simboli i rezistencës ukrainase. I konsideruar si një nga objektivat kryesore të ofensivës ruse, do të bënte të mundur rlidhjen e Krimesë, e aneksuar nga Rusia në 2014, me territoret e pushtuara të Donbasit.

Ora 20:11
Biden: Pas 2 muajsh Kievi ende po reziston, ne do të mbështesim ukrainasit

"Dy muaj pasi Putini nisi sulmin e tij të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës, Kievi ende po reziston. Presidenti Zelensky dhe qeveria e tij e zgjedhur në mënyrë demokratike mbeten në pushtet, SHBA do të vazhdojë të mbështesë ukrainasit në betejën e tyre për t'u mbrojtur. atdheun e tyre", tha Biden.

Ora 20:10
Ukraina ka një trilion dollarë humbje për shkak të agresionit rus

Humbjet e Ukrainës për shkak të agresionit rus në dy muajt e luftës arritën në një trilion dollarë. Lajmin e bëri të ditur Këshilltari i Presidentit të Ukrainës për çështjet ekonomike, Oleh Ustenko.

"Në javën e parë të luftës, humbjet tona ishin rreth 100 miliardë dollarë dhe tani janë rreth një trilion. Ky është numri ku duhet të përqëndrohemi, ky është numri që duhet të kompensohet nga Federata Ruse, pas fitores sonë”, tha Ustenko.

Ora 19:58
OKB: 5.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi

1649668989_refugjate.JPG

Pothuajse 5.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga 24 shkurti, data e pushtimit rus. Kjo është bërë e ditur nga UNHCR duke thënë se numri i saktë është 5,186,744. Prej tyre, 1,151,000 u larguan nga Ukraina në prill dhe 3.4 milionë në mars. Brenda Ukrainës, ka mbi 7.7 milionë persona të zhvendosur.

Ora 18:32
Forcat ruse bastisin banesën në Kharkiv, plagosen tre persona! Mes tyre një 12-vjeçar

1650818416_1440x810cmsv268e4287e51cc51258092b6b3b21abfce6531030.jpg

Forcat ruse kanë kryer bastisje në Kharkiv në Ukrainën lindore. Dyshohet se kanë goditur një ndërtesë dhe një shtëpi në Chuguev.

Për pasojë janë plagosur tre persona, mes të cilëve është një djalë 12 vjeçar dhe nëna e tij.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës që është shënjeshtruar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës. Pjesa më e madhe e popullsisë është larguar.

Forcat ruse nuk kanë kursyer asgjë, përfshirë spitalet, shkollat dhe banesat që janë shkatërruar thuajse plotësisht. Pjesa tjetër e njerëzve që ndodhen në atë qytet, qëndrojnë të strehuar nëntokë teksa vijojnë sulmet e forcave ruse.

Ora 18:25
Financial Times: Putin e ka humbur interesin për t’i dhënë fund luftës

1650530842_putin.JPG

‘Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të kishte më interes për zgjidhjen diplomatike të konfliktit, por do të donte të pushtonte sa më shumë territor të Ukrainës’. Kështu shkruan Financial Times, duke cituar tre burime të informuara për bisedat me presidentin rus. Sipas burimeve, Putin mendoi seriozisht një marrëveshje paqeje me Kievin muajin e kaluar, por tani tabloja ka ndryshuar thelbësisht dhe nuk është e mundur që të arrihet një zgjidhje përmes bisedimeve diplomatike, të cilat kanë hyrë në një ‘rrugë pa krye’.

Ora 17:49
Tmerret e luftës mbi civilët në Ukrainë, dëshmia e 17-vjeçares: Më thanë se je shumë e shëmtuar për tu përdhunuar

Brutaliteti i forcave ushtarake ruse nuk kanë kursyer as gratë e fëmijët. Tmerret e luftës në Ukrainë na sjellin shumë histori prekëse të grave dhe vajzave të reja ukrainase që janë dhunuar seksualisht nga ushtarët rus.

Rasti më i fundit u raportua nga Komisionerja e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut Lyudmila Denisova.

Një vajzë 17 vjeçare qëndroi e izoluar në shtëpinë e saj bashkë me kufomat e nënës dhe motrës që u vranë nga ushtarët rus. Dëshmia e 17-vjeçares tregon tmerrin kur ushtarët rusë i thanë adoleshentes ukrainase se ajo ishte 'shumë e shëmtuar' për ta përdhunuar përpara se ata t'i vrisnin familjen e saj.

Raportohet se gratë dhe vajzat kanë qenë shpesh viktima të krimeve ruse që prej fillimit të luftës.

Komisionerja Denisova tha gjithashtu se kanë marrë më shumë se 400 telefonata në linjën speciale të Komisionerit, e cila mbështetet nga UNICEF që prej 1 prillit.

Ora 17:21
Portreti i Vladimir Putin me imazhe nga lufta, fotografi bjellorus: Tmerri, dhimbja dhe çnjerëzimi janë aty

1650814104_ukraine.JPG

Një fotograf bjellorus ka realizuar një portret të presidentit Vladimir Putin me 1500 imazhe nga Ukraina që prej rreth 2 muajsh vijon luftën me forcat ruse.

Pamjet janë të rënda, të papërpunuara dhe tregojnë trupat e plagosur, ndërtesat e djegura, arratisjen nga spitali i fëmijëve në Mariupol dhe kufomat e braktisura në rrugë.

“Tmerri, dhimbja, vuajtja, vdekja, fatet e shkatërruara, krimet, çnjerëzimi, e keqja janë të gjitha në këtë foto”, ka shkruar Pavlo Krychko.

Portreti i Vladimir Putin i realizuar nga fotografi Pavlo Krychko
Ora 16:11
Kievi: I zhgënjyer nga refuzimi i Austrisë për anëtarësimin në BE

Ministria e Jashtme e Ukrainës u shpreh e zhgënjyer nga refuzimi i Ministrit të Jashtëm austriak Alexander Schallenberg për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

"Ne e shohim atë si një deklaratë strategjike dritëshkurtër dhe jo në interes të një Evrope të bashkuar,"  tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko

 

Ora 15:32
Kievi: Pothuajse një milion ukrainas janë dëbuar me forcë në Rusi deri më tani

1649056870_evakuim.jpg

Rusia deri më tani ka dëbuar me forcë afro një milion qytetarë ukrainas nga territoret e pushtuara drejt shtetit të saj. 951,000 për të qenë të saktë, duke përfshirë 174,689 fëmijë, raporton Kievi.

Ora 15:05
Papa bën thirrje për armëpushim në ditën e Pashkës: E trishtë, armët po zënë vendin e fjalëve

1647596901_papafrancesku.jpg

‘Sot kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kësaj lufte: në vend që të ndalet lufta, lufta është intensifikuar. Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat dhe më solemne për të gjithë të krishterët, zhurma vdekjeprurëse e armëve dëgjohet më shumë se zhurma e kambanave që lajmërojnë Ringjalljen. Dhe është e trishtueshme që armët gjithnjë e më shumë po zënë vendin e fjalës". Kështu Papa në Regina Caeli përsëriti apelin për një armëpushim në Pashkë, një shenjë minimale dhe e prekshme e dëshirës për paqe.

Ora 14:48
Erdogan i telefonon Zelenskit: Turqia ofrohet si ndërmjetëse e negociatave

1642191322_ErdoganJan2020.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky e cila ishte fokusuar në negociatat Rusi-Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidencës turke e cituar nga Tass. Gjatë bisedës telefonike, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues.

Konfirmimi i bisedës mes dy krerëve të shteteve u bë nga Zelensky në Twitter. “Kam pasur një bisedë të rëndësishme telefonike me Erdogan- shkruan presidenti ukrainas në rrjetin social. Në prag të bisedës së tij me Putinin, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol , duke përfshirë fabrikën e çelikut Azovstal, edhe për "trupat e bllokuara".

Ora 13:17
Rusët arrestojnë vëzhguesit e OSBE-së në Donbas

1650799116_8000626463400190e.png

Disa vëzhgues ushtarakë të OSBE-së u "arrestuan" në rajonet Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës lindore. Denoncimi është bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri ë Evropë.

OSBE-ja "po punon për lirimin e stafit". “OSBE po përdor të gjitha kanalet në dispozicion për të lehtësuar lirimin e stafit të saj”, tha organizata, e cila nuk deshi të japë detaje të mëtejshme.

Dje qeveria britanike tha se ishte e alarmuar nga ndalimi i disa vëzhguesve nga forcat ruse.

Ora 13:05
Kievi: Dy fëmijë të tjerë të vrarë në Donetsk

Dy fëmijë kanë mbetur viktima të bombardimeve ruse në Dontesk. Ata ishin 14 dhe 15 vjeç, ndërsa humbën jetën pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga bombradimet. Lajmi është bërë me dije nga guvernatori i rajonit Pavlo Kyrylenko.

Në dy javët e fundit, Moska ka intensifikuar ofensivën e saj në rajonin e Donbass, sipas zyrtarëve ukrainas, me luftime të ashpra që raportohen pothuajse çdo ditë në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Sipas raportit të fundit të OKB-së të përditësuar më 21 prill, 184 fëmijë janë vrarë dhe 286 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ora 12:49
Zelensky mesazh për Pashkët Ortodokse: Ligësia nuk do ta shkatërrojë Ukrainën

Pashkët Ortodokse i kanë gjetur sërish ukrainasit në vijnë e parë të fronit duke luftuar më ushtarët rusë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar në një mesazh për këtë festë se asnjë “ligësi” nuk do të shkatërrojë shtetin.

Duke qëndruar brenda Katedrales Shën Sofia në Kiev, Zelensky ka thënë përmes një video-incizimi se  Ukraina do të tejkalojë errësirën që e ka sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë në këtë shtet.

“Sot ne ende besojmë në fitore të re në Ukrainë dhe të gjithë jemi të bindur se nuk do të shkatërrohemi nga ligësia. Ne jemi duke tejkaluar kohët e errëta këtë ditë dhe - shumica prej nesh – nuk jemi të veshur me rroba të ndritshme, por jemi duke luftuar për një ide të ndritshme”, ka thënë Zelensky.

Pashkët Ortodokse janë shënuar pikërisht në ditën kur janë mbushur dy muaj prej kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.

Ora 12:25
Ukraina: Rusët vazhdojnë sulmin në lindje edhe ndaj fabrikës së çelikut Azostal

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë në lindje. Sipas tyre rusët intensifikuan operacionet e saj sulmuese dhe në drejtimet Siverodonetsk, Kurakhiv dhe Popasna. Sulmet vazhdojnë edhe ndaj fabrikës së çelikut Azostal.

Ora 12:21
Vladimir Putin merr pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin, ka marrë pjesë në një meshë të Pashkëve të zhvilluar nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila ka mbështetur fuqishëm luftë në Ukrainë, të cilë Putin e konsideron si “operacionin ushtarak special”.

Putini, i veshur me një kostum blu të errët, një këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë vjollce të errët, qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, duke mbajtur një qiri të kuq, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se deri më tani miliona njerëz janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar pushtimit rus, ndërsa si pasojë e bombardimeve janë shënuar shumë viktima që nga fëmijët , të rinj dhe të moshuar.

Ora 12:19
Sot Pashkët, Këshilltari i Zelenskyt- Moskës: Pranoni një armëpushim të vërtetë

Këshilltari i Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak i ka kërkuar Moskës sot në ditën e festës ortodokse, të pranojë një "armëpushim të vërtetë të Pashkëve", "të hapë menjëherë një korridor humanitar për civilët" dhe të bjerë dakord për një "cikël të veçantë të negociatave "për të lehtësuar shkëmbimin e ushtarakëve dhe civilëve.

"Rusia po sulmon vazhdimisht Azovstal në Mariupol. Vendndodhja e civilëve dhe ushtarëve tanë janë në shënjestër të bombardimeve të rënda ajrore, zjarri artilerie dhe një përqendrim intensiv të forcave dhe pajisjeve për sulmin," shkruan Podolyak në Twitter.

Ora 10:43
Forcat ruse po përpiqen t’i vdesin urie ata që mbetën në fabrikën e çelikut Azovstal

1650789966_Screenshot7.jpg

Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA tha në analizën e tij të fundit mbrëmë se forcat ruse "ka gjasa të përpiqen të vdesin urie" mbrojtësit e mbetur të Uzinës së Çelikut Azovstal në Mariupol.

Ukraina thotë se qindra forca dhe civilë të saj janë bllokuar brenda fabrikës së çelikut dhe ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim për të lejuar civilët të largohen të sigurt. Ata që janë ngecur brenda po u mbarojnë ushqimi dhe uji.

Moska më herët kishte shpallur fitoren në Mariupol dhe tha se forcat e saj nuk kishin nevojë të merrnin fabrikën. Megjithatë, të shtunën një këshilltar presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovich, tha se forcat ruse kishin rifilluar sulmet ajrore dhe u përpoqën të sulmonin fabrikën.

Ora 09:12
Ukrainasit rimarrin 8 vendbanime në rajonin Kherson

Forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë tetë vendbanime në rajonin jugor të Khersonit, kryeqyteti i të cilit është nën kontrollin rus.

Kjo është raportuar nga Komanda e Operacioneve Jugore të forcave të Kievit.

Në 24 orët e fundit, forcat e armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar 17 objektiva ajrore ruse, në detaje tre aeroplanë ushtarakë, pesë raketa dhe tre drone.

Ora 09:07
Polonia: Kemi dërguar armë me vlerë 1.6 miliardë dollarë në Kiev

Polonia e ka furnizuar Ukrainën me armë me vlerë rreth 1.6 miliardë dollarë. Kjo është bërë me dije nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Ora 08:27
Guterres të hënën në Turqi, takon presidentin Erdogan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të udhëtojë të hënën në Turqi ku do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Në deklratën e OKB shkruhet se Turqia luan një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në luftën Rusi-Ukrainë.

“Sekretari i Përgjithshëm do të vizitojë Ankaranë, Turqi, ku më 25 prill do të pritet nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan”, shkruhet në deklaratën e  OKB.

Pas vizitës në Turqi, Guterres të martën do të shkojë në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe nëj ditë më pas do të shkojë në Kiev.

Ora 06:55
Një foshnjë 3-muajshe dhe mamaja e saj mes të vrarëve në Odessa! Lumturia në sytë e nënës kur e solli në jetë: Babi i solli lulet e para

Në mesin e tetë viktimave të sulmit me raketa ruse në qytetin e Odessa të shtunën, është gjithashtu një foshnjë tre muajshe. Gazetarët ukrainas kanë zbuluar emrin e tij - dhe atë të nënës së tij, e cila gjithashtu u vra në sulm.

Sipas asaj që u raportua nga Myroslava Petsa, një reportere për BBC, gruaja quhej Valeria dhe e porsalindura e saj Kira. Petsa ka postuar dy foto që janë shpërndarë nga bashkëshorti i Valerias dhe babai i Kirës, ​​Yuri. Në një postim në Instagram, të rinovuar nga një gazetar ukrainas nga Kyiv Independent, njëmbëdhjetë javë më parë - para fillimit të luftës - gruaja shkruante për një "nivel të ri lumturie" që i kishte dhënë ardhja e vajzës së saj. “Fëmija ynë është një muajsh”, ka shkruar ajo, “babai i saj i solli lulet e para”.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jo lufte: 24/04/2022 16:41

    Zelensky duhet te mos degjoje amerikanet por te ulet ne tavoline me Rusine dhe te bie ne nje marreveshje, eshte me e mira dhe e e vetmja mundesi qe te shpetoj popullin e vet dhe mos te iludohet nga Nato se mund te fitoje kete lufte ska asnje shans !

    Përgjigju
    • Patrioti: 24/04/2022 20:16

      Ti qe ben si paqesor dhe i qan hallin ukrainasve nuk je gje tjeter veçse nje shqipfoles paguar me parate e Putinit. Populli ukrainas do fitoje dhe perendimi do te dali me I forte. Agitpropi i Putinit ne gojen tende nuk sjell asnje panik.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive