TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë, nga objektivi final, Shqipëria ka arritur në kuotën e 256.810 vaksinimeve në total. Në bilancin ditor për bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme janë kryer 6.134 vaksinime anti-COVID. Objektivi i qeverisë është që brenda muajit maj të jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë, kështu do i jepet një ndihmë sezonit turistik, për të pasur një verë pa kufizime në orare.
Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Gjatë ditës së sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga dita e hënë do të ulet fasha në +60 vjeç, ndërkohë që nesër fillon dhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac. Duke folur për mbërritjen e vaksinave të tjera Manastirliu tha se pritet nga dita e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer në kuadër të kontratës si dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata me distrubutorin e autorizuar Sinovac.
Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. Procesi i vaksinimit vijon për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln euro për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit
29 Janar, 11:02
-
Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, shkak plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid
23 Janar, 07:37
-
Shtrimet në spitale gjatë 2022 u shtuan me 8% pas pandemisë! Zemra dhe shëndeti mendor problemet kryesore
4 Maj 2023, 20:19
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët
10 Janar 2023, 11:17
-
COVID-19/ Dollenberg: Europa në gjendje stabël, Shqipëria të vendosë testin për udhëtarët nga Kina
5 Janar 2023, 20:32
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Asnjë humbje jetë nga COVID në vend, regjistrohen 13 qytetarë të infektuar në 24 orë
12 Nëntor 2022, 17:25
-
Ministrja e Shëndetësisë: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid
4 Nëntor 2022, 13:50