Vijon vaksinimi në Tiranë, të moshuarit për Report Tv: Të tëra njëlloj janë vaksinat, pse mos ti bëjmë

Ditën e hënë do të nisë vaksinimi në moshat mbi 60 vjeç. Gjatë të shtunës  Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta ManstirlIu inspektuan nga afër porcesin e vaksinimit në Vlorë.

Ndërkohë që Në dy çadrat e ngritura pranë sheshit Skërnderbej vijon vaksinimi i moshave +65 vjec. Deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 250 mijë vaksinime.

Të moshuari që kanë qenë sot për të marrë vaksinën në qendër të kryeqytetit kanë folur për Report Tv.

Ja disa nga prononcimet e tyre:

"Kisha qejf ta bëja të them të drejtën sepse njeriu ka qejf me rrojt sa më shumë, ti dalim të keqes përpara"

"Shumë mirë, asnjë gjë nuk pata, as temperaturë asnjë gjë, normale. Dihet që kur bën një vaksinë do të thotë që je më i sigurt"

"Nuk është se e kisha vendosur deri tani por meqë erdhi pjesa e moshës sonë 65 vjeç thashë pse jo mos ta bëj"

"Përderisa e ka bërë shumicë e botës pse mos ta bëjmë dhe ne. Të tëra njëlloj janë vaksinat, pse mos ti bëjmë"

"Mirë mirë shumë mirë, jemi të gëzuar. Është për të siguruar shëndetin e vetes sonë"

"Mirë, kaq mirë sa s'ka"

"Shumë në rregull me shumë kujdes, besoj se do të jetë efektive"

"Nga e hëna në vendin tonë pritet të mbërrijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer si dhe seria tjetër e vaksinave Sinovac"

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 10/04/2021 18:26

    Nuk arrij dot te kuptoj sa te cmendur qe jane shqiptaret. Shkoje per tu vaksinuar pleqte te gjithe me masken poshte hundes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane