29 raste të reja/ 13 të infektuar me COVID-19 te '313-ta' në Tiranë...sërish ulje të numrit të të shtruarve në 2 spitalet

TIRANË- 13 raste janë konfirmuar me COVID-19 në burgun 313 në Tiranë, pas zbulimit të të burgosurit të parë të infektuar në këtë institucion. Bëhet fjalë për raste kontakti me italianin e konfirmuar pozitiv disa ditë më parë te 313-ta, i arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze.

Ndërkohë, në total janë 29 raste të reja nga 240 teste të kryera gjatë 24 orëve, nga të cilat 20 janë në Tiranë, përfshirë këtu edhe burgun 313, 7 në Krujë, punonjëse në fasoneri dhe familjarë të tyre, e ndërsa 2 të tjerat në qytetin e Shkodrës.  Ashtu sikurse është theksuar edhe më herët nga ekspertët e Komitetit Teknik, me lehtësimin e masave ka pasur një rritje të rasteve të reja të të infektuarve, megjithatë, sipas tyre situata është njëlloj e kontrolluar. Kjo sepse, sipas përfaqësueses së Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja rastet e reja janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen nga epidemiologët në terren.  Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.

Teksa ka pasur 29 raste të reja të të infektuarve, 29 ka qenë edhe numri i të shëruarve, shifër kjo e cila ka shkuar në total në 385, me 5 qytete që janë " shëruar" (Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja).

Megjithatë, ndonëse ka pasur një rritje të personave të të infektuar, është ulur numri i pacientëve të shtruar në spital. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë, 6 më pak se një ditë më parë. Më konkretisht në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë            276 raste
- Durrës            42 raste
- Lushnje          6 raste
- Elbasan          18 raste
- Fier                 36 raste
- Kavajë            9 raste
- Rrogozhinë     4 raste
- Korçë             19 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër          102 raste
- Lezhë             14 raste
- Berat              2 raste
- Has                13 raste
- Krujë              65 raste
-Tropojë           4 raste
- Pukë               5 raste
- Mirditë           3 raste 
- Kukës           11 rast
-Mallakastër     1 raste
- Kurbin            28 raste

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
E infektoi burri shofer në fasoneri, gruaja vajti në spital në Elbasan, izolohet stafi mjekësor

Pas rastit më të fundit në Elbasan, ku shoferi i një fasonerie doli pozitiv me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij, shtohet frika për stafin mjekësor në spitalin e Elbasanit. Bashkëshortja e shoferit të fasonerisë mësohet se para tre ditësh ka marrë shërbim mjekësor në Urgjencën e qytetit të Elbasanit. 62-vjeçarja është paraqitur në Urgjencën e Elbasanit me temperaturë dhe probleme me zemrën. Për problemet me zemrën gruaja ishte mjekuar dhe më herët. Dhe pse stafi mjekësor ka qenë i pajisur me masa mbrojtëse, frika te stafi mjekësor ngelet duke mos ditur sesa efektive kanë qenë masat mbrojtëse.

Pas konstatimit të gruas me koronavirus, mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer janë karantinuar në shtëpi. Dhe pse testet kanë dalë negative stfai mjekësor, vijon të qëndorjë në karantinë deri në pritje të testit të dytë.  Mësohet se 62-vjeçarja është vizituar nga zemra, pasi më herët kishte shfaqur probleme kardiovaskulare.  Kujtojmë se ditën e djeshme ajo u nis me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë. Nga ana tjetër pas konfirmit se ishin të prekur me COVID-19, bashkëshorti njëheraz shofer tek një prej fasonerive në Elbasan vijon të mbetet i izoluar në banesën e tij. Pas identifikimit të rastit më të fundit në Elbasan janë marrë tamponet për 11 kontaktet e ngushta të çiftit, ku fatmirësisht të gjitha përgjigjet kanë dalë negative. Por nga ana e ISHP. konfirmohet se do të testohen të gjithë punonjësit e fasonerisë.

Ora 13:38
9 të shëruar në Kukës, mes tyre i infektuari i parë! Të prekur vetëm 2 persona

Lajme të mira nga Kukësi. Mes 29 të shëruarve sot, 9 janë nga Kukësi. Nëntë testet e dyta rezultuan negative për qytetarët dhe infermierin e infektuar me Covid 19. Rezultati i testeve doli gjatë mëngjesit të sotëm. Kështu 8 qytetarët që u infektuan nga personeli shëndetësor i Kukësit janë shëruar. Negativ doli edhe infermieri i urgjencës, i infektuari i parë në Kukës i cili sot la edhe ambientet e spitalit infektiv të Tiranës. Në Kukës tani janë vetëm 2 të infektuar. Deri tani në Kukës janë bërë 165 teste.

Ora 13:20
Sot 29 të shëruar, mes tyre 5 infermierë në Kukës dhe Fier


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton mes 29 të shëruarve sot, janë 5 infermierë në Kukës dhe në Fier. "Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 47 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh" shkruan ministrja.

Ora 12:42
MSH: Ja pse të riatdhesuarit nuk mund të dërgohen te karantina shtetërore në Konvaleshencë me shpenzime '0'

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se emigrantët e riatdhesuar nuk mund të karantinohen në karantinën shtetërore e cila është lokalizuar në Konvaleshencë. Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja tha se numri i tyre është shumë i lartë krahasuar me kapacitetin e kësaj godine, prej 80 personave.

"Ka një plan të riatdhesimit në disa struktura të posaçme duke qenë se numri i personave është i lartë", tha Daja. Kjo ka ardhur si një përgjigje për të gjithë emigrantët, disa prej të cilët kanë shprehur pamundësinë ekonomike për të paguar shpenzimet e hoteleve.

Ora 12:33
MSH: Testi i parë me COVID-19 në Shqipëri është kryer më 31 janar 2020 (VIDEO)

Dyshimet se në Shqipëri ka ardhur pacienti "zero" me COVID-19 ka qenë që në muajin janar. ministria e Shëndetësisë bën me dije se testi i parë në Shqipëri është kryer në 31 janar të vitit 2020. "Testi i parë i COVID-19 është kryer me 31 janar të viti 2020, për një person të dyshuar", tha përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja.

Ora 11:34
Dy raste të reja në Shkodrës/ Një rast kontakti me pacientit që ishte shtruar te Urgjenca e spitalit dhe një grua

Shkodra ka regjistruar ditën e sotme dy raste të reja me COVID-19. Burime për Repor Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për rast kontakti të pacientit që ishte shtruar në Urgjencën e spitalit të Shkodrës, më konkretisht bashkëshorten e tij. Ndërkohë, rasti i dytë është i një gruaje tjetër për të cilat nuk dihet se nga e ka marrë virusin.

Ora 11:33
Infektohet me COVID një kryeinfermiere të Pediatria në QSUT, e mori nga burri

Burime për Report Tv konfirmojnë se një kryeinfermiere të pediatria në QSUT është infektuar me COVID. Po sipas të njëjtave burime, kryeinfermierja është infektuar nga bashkëshorti. Pas daljes së rastit, janë bërë analizat edhe për pjesën tjetër të stafit, por deri tani vetëm një është pozitive.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/04/2020 02:22

    Sot Dr.S.Gupta tek CNN deklaroi se mjeket amerikane kane verejtur se te viktimat me COVID ,virusi ka rritur rrezikun per trompoza ,sic duket duhet dhene te drejte B.Spahise per pacientin qe vdiq me goditje cerebrale qe duhet llogaritur si viktime i korones.

    Përgjigju
  • Shaban: 23/04/2020 15:26

    edhe ne burg edhe nuk e gjeni dot si u infektuan?? Apo e kishte italiani ne xhep nga viti 2018.

    Përgjigju
  • Tahiri: 23/04/2020 13:33

    Shtet leshi 2 milion banor e nuk jeni ne gjendje ta parandaloni epidemin

    Përgjigju
  • Lola: 23/04/2020 12:52

    Lesh lesh ca kontrolli 40 dite mbyllur shkuat prape te numri maksimal. Vazhdo hapni bizneset,falni gjobat, leshojini idiotet rrugeve tani se e ndritet

    Përgjigju
  • Ariu: 23/04/2020 11:17

    Po po, ne kontroll

    Përgjigju
  • Loran: 23/04/2020 11:15

    Po sikur e kishte nen kontrroll ai kok qylpi me mustaqe drejtori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen