Sot 8 marsi, Dita Ndërkombëtare 
e Gruas, festë e protestë në botë

Sot 8 marsi, Dita Ndërkombëtare <br />e Gruas, festë e protestë në botë
8 marsi njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
 
Ora 13:00  "Jo vetëm në Mars", është aktiviteti që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane, PNUD dhe Fakultetin e Shkencave Sociale organizoi në ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave.

Në qendër të këtij aktiviteti, ishte promovimi i barazisë gjinore dhe lufta kundër dhunës ndaj grave.

Në fjalën e tij, Ministri Klosi pasqyroi debatin e madh që mbart kjo ditë. Dilema nëse duhet konsideruar ditë feste apo proteste, sipas tij, në Shqipëri ka vend për të dyja. Për të festuar të gjitha arritjet e bëra deri më sot në fushën e barazisë gjinore apo në mbështetjen ndaj gruas dhe për të protestuar akoma për gjithçka kemi ende për të bërë.

Si arritje të kësaj Qeverie, Ministri Klosi rënditi pjesëmarrjen që ka gruaja në administratën publike, në kabinetin e ministrave prezenca e grave është mbi 42%, numër që e rëndit Shqipërinë në 5 vendet e para në Evropë, për përfshirjen e gruas në pozicione qeverisëse, gjithashtu edhe gratë drejtuese në fushën e biznesit.

Gjithashtu, Ministri përmendi programin e nxitjes së punësimit që shkon shumë në shërbim të vajzave, grave apo nënave me fëmijë të vegjël, që hasin vështirësi të futen në tregun e punës dhe ky program ka si qëllim final nëpërmjet punësimit, fuqizimin ekonomik të grave. Një arsye kjo, përse edhe ndihmën ekonomike tashmë e marrin gratë e familjeve në nevojë. Me bindjen, se janë pikërisht ato që menaxhojnë të ardhurat e familjes, më mirë se burrat.

Gjithashtu, – u shpreh Ministri- ne ndihemi mirë që gratë dhe vajzat që pësojnë një dhunim apo janë pre e dhunës sistematike, tashmë marrin kurajon dhe arrijnë të ngrëjnë zërin, duke deklaruar në institucionet shtetërore përkatëse. Ndaj, ne kemi një sfidë të madhe, në politikat që po ndërmarrim në shtrirjen e shumë shërbimeve edhe në pushtetin vendor, si psikologët apo punonjësit socialë, pjesë e lokaliteteve ku jetojnë këto vajza e gra të dhunuara, të jenë më të trajnuar e të përgatitur në këshillimin e tyre, si në menaxhimin e këtyre situatave por edhe në raportin e këtyre grave me veten dhe efekteve të tyre psikologjike.” 

Pikërisht për këtë-e mbylli fjalën e tij Ministri-unë besoj që kjo ditë është edhe festë, edhe protestë.”



Ora 13:20  Hajdarmata e Kopliku: Mbështetje grave e vajzave
Deputetet e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku zhvilluan një takim me nënat dhe vajzat e Tropojës në atmosferën e ditëve të 7-8 Marsit, ku u ngrit shqetësimi i varfërisë, papunësisë, si penalizim i vazhdueshëm për gratë në këtë zonë.

Deputetja Hajdarmataj tha se sot nënat dhe vajzat ndiejnë pasojat më të rënda të krizës ekonomike, papunësisë dhe mungesës së mundësive për një jetë normale.
Gratë  e opozitës në Parlament, tha deputetja e Tropojës,  janë dhe do të mbeten zëri i çdo gruaje dhe nënë shqiptare në vështirësi  dhe në nevojë. Beteja jonë tha ajo do të vazhdojë deri në ndryshimin e madh për të sjellë shpresën dhe buzëqeshjen e mohuar të nënave që përpiqen me vetëmohim për familjet e tyre.

Nëna e shtatë fëmijëve, Mire Hasandocaj tha se në këto kohë të vështira, nënat dhe gratë po mbijetojnë me përpjekje të mëdha. Ajo tha se të rejat nuk kanë shpresë dhe punë edhe pse kanë rezultate të larta në shkollë.

Deputetja e Shkodrës Irma Kopliku u shpreh se momenti më i vështirë i kësaj krize që po jetojnë më së shumti gratë dhe nënat, është emigrimi i fëmijëve dhe i të rinjve. Prandaj ne grate, tha ajo, duhet të mbështesim njëra tjetrën për  të përcjellë  shpresën tek familjet tona, se gjendja do të ndryshojë dhe se programi i PD do të sjellë ringritjen e vendit.

Gjatë takimit shumë  vajza dhe gra ngritën problemin e papunësisë dhe të mungesës së mbështetjes sociale për gratë në nevojë.

Ora 12:50 Kodheli leter urimi per punonjeset e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura‏
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli u ka dërguar një letër urimi e inkurajimi të gjithë punonjëseve femra, ushtarake dhe civile, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.

Në nisje të letrës së saj, ministrja Kodheli e konsideron këtë ditë feste për gratë, nënat, motrat e vajzat, si një ditë reflektimi. “Natyrshëm mendja të shkon tek sakrificat, energjitë dhe ndonjëherë dhimbjet e kaluara pa zë, tek harmonia në familje, tek përpjekja jonë e përditshme për të pasur një karrierë të suksesshme e dinjitoze, tek çdo gjë e bukur dhe e gëzueshme me të cilën fati na ka përkëdhelur.”- shkruan ministrja Kodheli në letrën e saj.

Forca dhe pushteti që ne kemi në duar, për ta bërë botën më të sigurt e më të mirë, është i pafund. Pushteti që ne kemi duhet të na shërbejë për të bërë më të mirën. Vetëm kështu çdo ditë e jetës sonë do të jetë një 8 Mars më vete.”- e mbyll letrën Kodheli.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave vlen të theksohet angazhimi personal i ministres Kodheli për të arritur nivelin prej 15% të përfaqësimit të femrave në Forcat e Armatosura. Përqindja e femrave ushtarake në Forcat e Armatosura është 13.6%. 7 femra janë në pozicionin e drejtorit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm ndërsa një grua kolonele shërben si përfaqësuese ushtarake në përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit. Gjatë vitit 2015, nga 300 aplikantë që aplikuan për t’u bërë pjesë e FA, janë përzgjedhur 22 femra ose 7.3 %, kurse ky numër për vitin 2016 është dyfishuar. Numri i personelit femra që kanë përparuar në gradë dhe karrierë është 102 ose 21.08% (nga 466 që janë graduar).

Ora 12:30  Albana Vokshi nga Kukësi: Të protestojmë dhe të lobojmë për të drejtat tona
Nga Kukësi ku mori pjesë  në një takim me gratë demokrate Kuksiane me rastin e 8 marsit, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi u bëri thirrje grave që të protestojmë e të lobojmë për të drejtat e tyre, pasi qeverisja e sotme po dhunon sistematikisht të drejtat dhe figurën e gruas.

Vokshi tha se statistikat e papunësisë tek gratë në Kukës dhe mbarë vendin, përfaqësimit dhe shëndetit të gruas janë të frikshme.

Rama dhe qeveria e tij po hedhin çdo ditë në rrugë gra që humbin vendet e punës. Trumbetohet për shëndetësinë falas dhe nuk punojnë aparaturat e onkologjikut në QSUT ndërsa në Kukës ka një spital që ngjason me gjendje lufte. Gratë shqiptare duhet ti bashkohen sloganit të Kombeve të Bashkuar e të vijojmë rrugën e protestës” tha Vokshi.

Ora 11:20  Manifestimi i grave në Tiranë: Në parlament të ketë 50% gra e vajza dhe burra
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përfaqësuese të grave e vajzave i kanë kërkuar liderëve të partive politike që të promovojnë barazinë gjinore në partitë e tyre si dhe të ketë përfshirje 50% të grave e vajzave në Parlament.

Përmes një manifestimi të realizuar përpara Kryesisë së Kuvendit, gratë kanë bërë apel që të hartohet një mekanizëm i posaçëm që partitë të çojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listat për deputetë sipas parimit “Një grua një burrë”.
 
 “Në zgjdhjet e 2013 u rrit numri i grave e vajzave në Këshillat Bashkiak. Parlamenti aktual nuk mundi të ketë 30% gra. Ne kërkojmë mekanizëm që garanton përfaqësim të vërtetë të gruas në politikë e vendimmarrje, kërkohen 50% gra e vajza dhe burra në Kuvend. Listat për deputetë të hartohen sipas parimit, një grua një burrë dhe KQZ të mos pranojë listat nëse ky parim nuk funksionon.Do përdorim mjete demokratike, për të arritur përfaqësimin e barabartë të grave e vazjave në Parlament” kanë thënë protestueset.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë