TIRANE - 95-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet ishte një ditë e mbushur me aktivitete të shumta festive. Muzeu historik Kombëtar në bashkëpunim me shoqatën “Alsar” dhe shkollën jopublike “Tirana jonë” shfaqën për publikun e gjerë një ekspozitë fotografike me pamje nga Tirana ndër vite.
Drejtori i Muzeut, Melsi Labi u drejtua me një mesazh për të gjithë: të mos e harrojmë historinë.
Ndërsa nxënësit e shkollës “Tirana jonë” dhanë një aktivitet kulturor me poezi dhe valle për kryeqytetin. Me këtë rast, edhe Bashkia e Tiranës shfaqi në qendrën multifunksionale TEN dy ekspozita me tematikë të kthimit të Tiranës në qendër të rëndësishme urbane, në kuadër të projektit artistiko-kulturor me titull “Tirana kryeqytet 11 shkurt 1920”.
Fotot e prezantuara pasqyrojnë ndryshimet e mëdha që ka pësuar Tirana pas marrjes së statusit të veçantë si kryeqytet.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO