TIRANË- Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë rënë dakord që të kenë lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë në zgjedhjet e 14 Majit. Meta ka bërë kështu një tërheqje nga qëndrimi fillestar.
Kandidatët në lista do të llogariten sipas përqindjeve të zgjedhjeve të vitit 2021. Dakordësia është arritur gjatë takimit të Sali Berishës me nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Sali Berisha gjen kështu sërish shpëtim në 'strehën' e ofruar nga Ilir Meta, edhe këtë herë duke qenë përfituesi i madh. Ai do të ketë numrim më të madh të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.
Partia e Lirisë pritet të depozitojë sot në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në koalicion me 3 parti të tjera. Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes me deputetë demokratë, Sali Berisha tha se koalicioni me të cilin grupimi i tij do të dalë në zgjedhjet vendore të 14 Majit do të jetë me Partinë e Lirisë, PBDNJ dhe PDK. I pyetur nga gazetarët për emrin e koalicionit, Berisha me batutë u përgjigj “Mund ta quani koalicioni i fitimtarëve”.
“Koalicion me Partinë e Lirisë, PBDJ e Vangjel Dules dhe PD e Nard Ndokës. Po merren të tjerët, por ka një ligj, do merret rekordi elektoral”, tha Berisha.
Sali Berisha gjen kështu sërish shpëtim në 'strehën' e ofruar nga Ilir Meta, edhe këtë herë duke qenë përfituesi i madh. Ai do të ketë numrin më të madh të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë rënë dakord që të kenë lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë në zgjedhjet e 14 Majit. Meta ka bërë kështu një tërheqje nga qëndrimi fillestar. Kandiadtët në lista do të llogariten sipas përqindjeve të zgjedhjeve të vitit 2021.
Komente











Koalicion horrash!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuAleanca e qelbësirave në të njëjtin kosh plehrash.
PërgjigjuNUK E KUPTONI QE VETE BERISHA DO TA SHKATERROJE PD PER TE MBULUAR ZULLUMET E BERA NE KOHE TE NDRYSHME. ASHTU SIC FIRMAT FALIMENTOJNE DHE HAPIN NJE TJETER. KY IDIOTI PO JU CON TE META TE GJITHE DEMOKRATET AHAHAHAHAHAH DEMOKRAT ME LSI PUPUPUPUPUPUPPUPU = PL FUTJA KOT IKNI PAS KETYRE HAJDUTEVE TE KOMBIT.
Përgjigju