Sot afati i fundit për deklaratën e TVSH-së/ Tatimet urdhër bizneseve

Sot afati i fundit për deklaratën e TVSH-së/ Tatimet urdhër bizneseve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Për të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, sot është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, për periudhat tatimore Prill, Maj dhe Qershor 2018. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron se të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk do të përmbushin afatet e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së thjeshtuar, do të përfshihen automatikisht në përgjegjësinë tatimore të TVSH-së.

Gjithashtu, DPT sqaron se mosdorëzimi i deklaratës brenda afatit shoqërohet me një penalitet prej 5,000 lekë. Ndërsa, nuk do të ketë asnjë penalizim nga ana e administratës tatimore në rast se konstatohet se deklarata e thjeshtuar e TVSH-së është plotësuar me gabime.

Për të shmangur çdo gabim të mundshëm ose nëse keni paqartësi, ju ftojmë që të shfrytëzoni të gjithë infrastrukturën e nevojshme që administrata tatimore ka vënë në dispozicion për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ju mund të vizitoni “Këndin e Asistencës”, dedikuar biznesit të vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive).

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku operatorët tanë do t’ju ofrojnë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Në dispozicionin tuaj është edhe shërbimi Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni në linkun: https://bit.ly/2LckDFJ

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin