Sot asfaltimi në Unazën Lindore të Tiranës, rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe, i bllokuar deri në orën 22:00! Çfarë duhet të dinë drejtuesit e mjeteve

Sot asfaltimi në Unazën Lindore të Tiranës, rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe, i bllokuar deri në orën 22:00! Çfarë duhet të dinë drejtuesit e mjeteve

Ditën e sotme (16 dhjetor), nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mrëmjes do të bllokohet qarkullimi në aksin nga Rrethi i Shkozës tek Xhamia në Farkë për shkak se do të hidhet asfalti në rrugë.

Më herët Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë që të shfrytëzojnë rrugën e vjetër deri në përfundim të asfaltimit.

“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë”- thuhet në njoftimin e ARRSH.

Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë