'Tradhtar, nuk do ju falim!' Ylli Shehu i përgjigjet Monika Kryemadhit

Ylli Shehu, kandidati në listat e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, pranoi mandatin e deputetit dhe sot betohet në Kuvend. Në përgjigje të deklaratës së fortë të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi se ata që pranojnë mandatin janë tradhtarë, dhe askush nuk do ja falë, Ylli Shehu teksa hyri sot në mëngjes në Kuvend për betimin si deputet i ri i opozitës, tha se nuk është tradhtarë. Nëse LSI më përjashton nga partia - tha ai në një prononcim për gazetarët, "është vendimi i tyre".

"Vota ime është kundër qeverisë. Nuk jam tradhtar nuk i tradhtoj mijëra qytetarë që më votuan edhe në 2013 me PR dhe tani me LSI. Nëse LSI më përjashton është vendimi i tyre"

Ylli Shehu u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu. Para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.  

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ton Ton: 05/03/2019 11:04

    ato qëm besutën dhe m'votutën ... thot parlamentari.... u prehësh ne paqe gjuha e dlirë shqipe

    Përgjigju
  • tironci: 05/03/2019 10:57

    ahh ja q.... motren politikes ne dore kujt ka ra . ky nga buz madhi kukesit do boj opoziten ne parlament qe eshte bo me keq se alpazari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja