TIRANE- E gjithë bota do t’I kthejë sytë nga “Camp Nou” kur në orën 18:00 do të përballet Barcelona me Realin e Madridid.
Një superndeshje që ndoshta titullin kampion mund të mos e vendosë por që do të thotë shumë për të dyja skuadrat.Është “El Clasico” I parë që luhet pa Mourinhon në këto vitet e fundit dhe që në fushë do të shihen dy superblerjet e verës Neymar dhe Bale.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri I Realit Ancelotti është dukur i qetë. Ai nuk dëshiron të fshihet dhe sqaron se skuadra e tij nuk do të shkojë në “Camp Nou” vetëm për tu mbrojtur ndërsa me shaka thotë:”Më në fund mund ta shijoj këtë ndeshje pa paguar biletën.Ish-trajneri I Milanit ka folur edhe për uellsianin Gareth Bale.
”Bale nuk ka kaluar një moment të mirë por edhe falë pauzës si unë ashtu edhe ai jemi të bindur që ndeshjen ndaj Barcelonës mund ta nisë titular.” Nëse uellsiani do të luajë në formacionin titular vendin mund t’ia zërë francezit Benzema.Në portë pritet të jetë Diego Lopez ndërsa në krahun e majtë Ancelotti preferon Fabio Coentraon përpara Marcelos.
Në mesfushë pritet të konfirmohet linja e formuar nga Illaramendi e Khedira me Modric që do jetë pak më I avancuar së bashku me Di Marian dhe Cristiano Ronaldon.Ylli portugez është ai që tremb më shumë 98 mijë të pranishmit në “Cam Nou”. Për trajnerin Ancelotti Barcelona shihet si favorite dhe kjo për të është dicka positive.
Ndërsa trajneri i Barcelonës Martino zbulon në konferencën e shtypit se futbollistët me të cilët do të luajë ndaj Realit I kishte përcaktuar që përpara ndeshjes me Milanin.Martino deklaron:”jemi në një formë të mirë. Nuk kemi fituar ndaj Osasunës dhe Milanit por as nuk kemi humbur.Kemi luajtur ashtu sic bëjmë zakonisht dhe kemi pasur mundësi për të fituar,e theksoj edhe njëherë se futbollistët për këtë ndeshje i kam përcaktuar ditë më parë” përfundon Martino.Edhe Barcelona pritet të luajë me formacionin më të mirë pasi edhe Gerard Pique është stërvitur me grupin.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com