Tirana gjen fitoren në Derbi me penalltinë e Limajt, 'thellohet kriza e humbjeve te Partizani! Në 'Air Albania' më shumë tifozë nga sa lejohej (VIDEO)

TIRANË- Derbi ka një fitues! Ajo është Tirana, e cila arriti që të siguronte 3 pikë shumë të vlefshme për t'u shkëputur nga kreu dhe është bërë "shkaktare" e thellimit të rezultateve negative te Partizani.

Atëherë kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me porta të paprekura, Belica ndërhyn keq ndaj Tolit në zonë, duke ndezur situatën në fushën e blertë, mes dyshimeve nëse ishte apo jo penallti! Në fund, vendosi VAR, cili sot funksioi në 'Air Albania' dhe gjyqtari Hamitar akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Vesel Limaj nuk gaboi dhe i dhuroi golin e shumë dëshiruar nga bardhëblutë, duke ndezur festën e tifozëve në stadium.  Tirana 1, Partizani 0.

Të kuqtë patën raste për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia doli t'i finalizonte dhe pse në minutat e fundit Tirana po luante me 10 lojtarë, pasi Najdovski u ndëshkua me 2 kartona të verdhë. 

Kështu, Tirana me këtë fitore me rezultat minimal, qëndron "rehat" në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, e ndërsa Partizani me vetëm 4 pikë. 

Në ndeshje u shënua edhe një incident, ku takimi u ndërpre për disa minuta pasi tifozët e Partizanit hodhën flakendanë në fushë, por më pas loja rinisi. Ajo që u pa gjithashtu me shqetësim ishte fakti se ndonëse ishte lejuar vetëm 30% e tifozëve në stadium që përkojnë me 6600 tifozë, të pranishëm ishin më shumë se 12 mijë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
Tirana gjen golin në minutat shtesë të pjesës së parë, shpërthen festa në 'Air Albania'

 

Tirana gjen golin në minutat shtesë të pjesës së parë, shpërthen festa në 'Air Albania'

Ora 19:49
Ndërpritet për disa minuta derbi Tirana-Partizani, tifozët hedhin flakedanë në fushë

 

Ndërpritet derbi, tifozët hedhin flakedanë në fushë. 

 

Ora 19:11
Derbi Tirana-Partizani, dalin formacionet zyrtare, ja si rrjeshtohen 2 skuadrat

Dalin formacionet zyrtyare se si do të luajnë Tirana-Partizani në këtë derbi. 

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3):Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o
Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/10/2021 02:22

    Po sigurisht qe do te kete me shume tifoze se sa lejohet,pse cuditeni?! Dukes i duhet te paguaje gjoben e shisheve dhe apelin e gjobes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Rusia dhe Kina kundërshtojnë Samitin e Demokracisë si pengesë të modernizmit:Produkt i mentalitetit të Luftës së Ftohtë