Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake. Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha nga samiti se armëpushimi me Iranin ka mbaruar ndërsa shtoi se iranianët janë njerëz gënjeshtarë dhe të sëmurë.
Trump risolli dhe njëherë në vëmendje çështjen e Groenlandës teksa tha se "Groenlanda është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, por jo për Danimarkën. Kur Danimarka u pushtua nga nazistët, Hitleri i mundi ata në më pak se një ditë dhe mori kontrollin brenda një dite. Ata na kërkuan të kujdeseshim për Groenlandën. Në fakt, ne e morëm Groenlandën dhe pastaj e kthyem budallallëk. Nuk duhej ta kishim kthyer, sepse na duhet. Na duhet për mbrojtjen e botës, jo vetëm të Shteteve të Bashkuara."
Ai kritikoi gjithashtu NATO-n se nuk e ndihmoi Amerikën për çështjen e Groenlandës si dhe të luftonin kundër Iranit.
“Dua të falënderoj Markun. Ka qenë një Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s i shkëlqyer. Nuk jam i kënaqur me NATO-n për atë që bënë me Grenlandën. Nuk jam i kënaqur me NATO-n edhe sepse nuk deshën të na ndihmonin kundër sponsorit numër një shtetëror të terrorizmit. Ky është Irani. Nuk ishin të gatshëm të na ndihmonin”, tha Trump.
Në një takim me Presidentin Tayyip Erdogan, Trump tha se mund ta kishte bojkotuar plotësisht samitin e NATO-s nëse nuk do të kishte pasur marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësin turk dhe nuk përjashtoi tërheqje të mëtejshme të trupave nga Evropa.
"Epo, do ta shohim. Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n", tha ai, duke veçuar Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë që nuk bënë mjaftueshëm për të mbështetur luftën e SHBA-së kundër Iranit.
Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim që premton të jetë vendimtar për lëvizjet e ardhshme të bllokut perëndimor në mbështetje të Kievit, pikërisht në kohën kur tensionet ushtarake dhe diplomatike po përshkallëzohen në Evropën Lindore.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojë sot disa takime me krerë shtetesh, mes tyre dhe me kryeministrin Edi Rama.
Lajmi në përditësim...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmon Iranin nga samiti i NATO-s, duke e quajtur atë "të sëmurë" dhe "gënjeshtar". Armëpushimi "ka mbaruar", shtoi ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, nga samiti i NATO-s në Ankara, ka risjellë dhe njëherë në vëmendje çështjen e Groenlandës.
"Groenlanda është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, por jo për Danimarkën. Kur Danimarka u pushtua nga nazistët, Hitleri i mundi ata në më pak se një ditë dhe mori kontrollin brenda një dite. Ata na kërkuan të kujdeseshim për Groenlandën. Në fakt, ne e morëm Groenlandën dhe pastaj e kthyem budallallëk. Nuk duhej ta kishim kthyer, sepse na duhet. Na duhet për mbrojtjen e botës, jo vetëm të Shteteve të Bashkuara." Kjo u deklarua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke folur në NATO.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në punimet e Samitit në ditën e dytë. Shefi i qeverisë shqiptare shoqërohet nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ministri i Brendshëm Ermal Nufi dhe ambasadori i Shqipërisë në NATO Bardhyl Kollçaku.
Komente











