Mbi 82 mijë qytetarë kanë edhe pak kohë për të plotësuar deklaratën vjetore të të ardhurave, pasi 4 maji është afati i fundit për dorëzimin e saj dhe për kryerjen e pagesave që lindin pas rivlerësimit të tatimit.
Sipas të dhënave të tatimeve, detyrimin për të plotësuar DIVA-n e kanë 13.521 të punësuar me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë që konsiderohen edhe milionerët e vegjël. Kjo shifër është në rritje në raport me një vit më parë kur ishin rreth 12 mijë persona që kishin të ardhura mbi 2 milionë lekë.
Nga ana tjetër deklarata duhet të dorëzohet edhe nga 68,657 individë të dy-punësuar. Ky është viti i dytë që të dypunësuarit me ndryshimet e reja ligjore duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave.
Të gjithë të dy-punësuarit që gjatë vitit 2021 kanë paguar tatim mbi pagën për secilën prej tyre të ndarë, në dorëzimin e deklaratës mblidhet vlera e pagave dhe rivlerësohet tatimi i paguar, dhe automatikisht shtohet tatimi që duhet të paguajnë.
Shembull/ Në rast se i dy-punësuari ka marrë 60 mijë lekë nga njëra punë dhe 30 mijë lekë nga puna tjetër, ai ka paguar tatim në muaj vetëm 3.900 lekë (46.800 lekë në vit), për pagën e parë pasi e dyta aktualisht nuk tatohet. Ndërsa me bashkimin e dy pagave që ndodh në plotësimin e deklaratës, tatimi rritet, pasi në këtë rast ti duhet të paguash për totalin e pagave që është 90 mijë lekë, dhe tatimi shkon 7800 lekë në muaj (93.600 lekë në vit).
Të gjithë qytetarët që nuk kanë plotësuar deklaratën e të ardhurave në mënyrë elektronike në faqen e tatimeve pas 4 majit do të gjobiten në masën 5 mijë lekë, gjobë që ka interes dhe kamatëvonesë nëse nuk shlyhet.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.4%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
7.4%
Vota total: 663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DIVA 2024/ Edhe 5 ditë afat, 85 mijë qytetarë dorëzuan deri tani deklaratën e të ardhurave! Pas 31 marsit nisin gjobat
26 Mars, 15:04
-
'Gëlon' evazioni, bizneset 245 mln € sigurime të papaguara për punonjësit! ‘Tatimet’: Më shumë se 2023-shi! Problem vijon dhe nëndeklarimi
25 Mars, 16:07
-
Edhe 1 javë afat, ja si realizohet plotësimi elektronik i DIVA 2024 në sistemin e tatimeve
24 Mars, 07:15
-
Të ardhurat nga doganat, rriten me 5.2 % ose 16 milionë euro më shumë se janar-shkurt 2024
10 Mars, 14:10
-
Tatimet: Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesën e re
28 Janar, 17:38
-
Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
2 Janar, 17:00
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19
Vazhdoni votoni kta plera,
Përgjigju