Lufta për titullin kampion në Spanjë është më e hapur se kurrë dhe renditja nga java në javë nuk është e sigurt për asnjërin nga tre ekipet që kryesojnë. Tre ekipet e vendeve të para do të luajnë sot ndeshjet e javës. Në orën 16:00 Barcelona do të ndeshjet me Espanjolin. Ndeshja vlerësohet e vështirë për trajnerin Martino që kërkon impenjim maksimal nga grupi. “Espanjoli është si Atletiko Madridi.

Ata janë shumë solid, bëjnë shumë presion, ndeshjet ndaj tyre janë shumë të vështira. Do të jetë ndeshje e ngushtë dhe komplekse pasi që kemi vuajtur të fitojmë në ndeshjen e parë. Ata do të na sulmojnë, gjë që do të na hapë probleme. Espanjoli ka lojtar të jashtëzakonshëm si Sergio Garcia. Ata janë në gjendje që të na vendosin në vështirësi në mbrojtje" u shpreh Martino.

Ndeshje të vështirë ka edhe lideri i kampionatit, Atletiko Madrid, pasi do të ndeshet me Bilbaon, që synon Kupat e Evropës. Trajner Simenone shprehet se “Po zhvillojmë një sezon të mirë, po kështu edhe rivali ynë i radhës. Ndaj Bilbaos duhet të bëjmë shumë kujdes dhe ta çojmë ndeshjen në atë drejtim që na intereson më shumë” tha ai.

Përsa i përket llogarive për titullin kampion dhe kundërshtarët, Simenone deklaron “Nuk preferojmë të bëjmë llogari për titullin deri në 4 apo 5 ndeshjet e fundit të sezonit. Nuk dua të them se futbollistët e Realit e të Barçës kanë më shumë apo më pak dëshirë se ne për titullin. Fjalët vlejnë pak në këtë fazë të kampionatit”. Reali pret Vajekanon në Berbaneu pas humbjeve në El Clasico dhe me Seviljan.

Dyshimeve për gjendjen e Ronaldos dhe gjendjes së ekipit Anceloti u përgjigjet” Ronaldo ka një shqetësim të vogël por është dicka që nuk ndikon aspak në paraqitjen e tij, po stërvitet normalisht dhe është duke marrë trajtimin e nevojshëm. Ndaj Rajos do të jetë rregullisht në fushë. Të gjitha ekipet e vogla përpiqen të luajnë një futboll të bukur. Duhet të japim maksimumin tonë për të triumfuar ndaj tyre. Përsa i përket Garet Bale, ai ka të njëjtin problem si skuadra. Ka një kondicion të mirë fizik, por ne na duhet të përmirësojmë nivelin kolektiv”.

Sot pritet me mjaft interes edhe paraqitja e Garet Bale, i cili nuk ka dalë në lojën e tij në ndeshet e fundit. Uellsiani u ble për 100 milion Euro, por ende nuk e ka justifikuar besimin. Në ndeshjen e fundit pati edhe një debat me Ronaldon, që mund të jetë edhe fillimi i konfliktit për çështjen e liderit në ekip.
Një tjetër temë me interes është edhe paraqitja e tre portierëve të tre ekipeve kryesuese. Pas dëmtimit të Valdes, Barcelona i ka varë shpresat te Pinto, ndërsa në Madrid edhe pse duan Casillas, Anceloti i beson Lopezit, teksa për të riun Cuorits të Atletikos është provë vendimtare momenti i mirë.


d.b/shqiptarja.com