1741346994_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut. 

“Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, shprehet Presidenti Begaj në urimin për Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj!  Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”


Lajmi kryesor:

Festohet Sulltan Novruzi, ja ritet tradicionale! Baba Mondi: Të kujdesemi për paqen! Uron politika: Begati në tryezat e shqiptarëve