Sot Dita e Tokës, Ruçi: Të sillemi si bij, jo si zotër të saj! Të prodhojmë ligje që mbrojnë mjedisin

Sot Dita e Tokës, Ruçi: Të sillemi si bij, jo si zotër të saj! Të prodhojmë ligje që mbrojnë mjedisin

22 prilli shënon në mbarë botën Ditën e Tokës, një ngjarje vjetore që lidhet me aktivitete dhe mesazhet për mbrojtjen e mjedisit. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi më mesazhin e tij për Ditën e Tokës shprehet se shëndeti i Tokës krijon premisat e një shoqërie të shëndetshme. Ruçi shkruan se Toka është shtëpia e përbashkët e njerëzimit dhe mirëqenia njerëzore lidhet pikërisht me mbrojtjen e saj dhe të mjedisit. Ruçi tha se njerëzit duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj.

“22 prillin njerëzimi i ka shënuar si Dita e Tokës. 193 kombe e kanë njohur dhe i janë bashkuar nismës globale për  të nderuar Tokën dhe Konceptin e Paqes në planet. Dita e Tokës është dita që na kujton se toka është një burim i pazëvendësueshëm prodhimi e mirëqenieje për njerëzimin. Kjo ditë na kujton se atdheu  janë toka e njerëzit dhe Planeti, shtëpia e përbashkët e njerëzimit, mund të ketë paqe e mirëqenie vetëm nga bashkëjetesa, harmonia dhe miqësia jonë me mjedisin. Shëndeti i tokës dhe planetit është premisa e begatisë së njerëzimit dhe e një shoqërie të shëndetshme dhe një nga mbrojtësit më të sigurt prej pandemive e fatkeqësive natyrore. Kjo ditë na kujton se duhet të vazhdojmë punët e mira që kemi nisur për të prodhuar ligje për të mbrojtur tokën dhe mjedisin dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. E kam thënë dhe po e përsëris: Ne duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj”, shkruan Ruçi.

Dita e Tokës shoqërohen me aktivitete dhe veprimtari të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota. Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-s në San Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes dhe përherë të parë u festua më 22 prill 1970. Sot janë 193 kombe që i janë  bashkuar nismës globale për të nderuar Tokën dhe Konceptin e Paqes në planet.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen