Partia Socialiste votoi në kongres unanimisht, statutin e ri me ndryshimet. Deputeti Alket Hyseni në një prononcim për gazetaren e Report Tv Klesiana Omeri tregoi ndryshimet në statutin e ri të PS-së, që përfshin si risi krijimin e Librit të Rregullave të partisë.
Çfarë parashikon kjo e shpjegon Hyseni "Në sesionin e dytë, të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS-së. U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikes, cdo udhëzim për funksionimin e institucioneve te PS.
U fut në statut koncepti i bashkë-drejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS. Vendoset kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqertë për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësise ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia" duke nënkuptuar faktin që kjo lëvizje është një dekriminalizim i brendshëm për anëtarët.
Sa i përket kërkesës së 10 kritikëve për mocion Hyseni tha se "Jo se nuk u morën për bazë u diskutua me vëmendje, disa kishin të bënin me statutin që ishin të evauruara. Kërkesat i paraqiten grupit të punës, të gjitha ata shokët që disa ishin anëtarë partie dhe disa jo. Në mbledhjen e ardhshme të asamblesë do të shtrohen për diskutim".
(Kliko këtu për të lexuar statutin e ri të PS-së që u miratua sot në Kongres)
-
Shpik cfare te doni o mashtrues se populli e ka marre vesh se te gjithe njesoj jeni..fare e keqe ptuuuuuu moral ju te poshter
Përgjigju -
O travestit komunist. Kur ka ngel ky vend ne dore te legenave si ty,mjer shqiptaret.
Përgjigju -
drejtimi burre-grua te filloje nga edi rama sepse sesht normale qe cdo strukture ta kete pervec kryetarit te partise (qe duhet te ishte i pari)
Përgjigju -
Po evi kalluci ku esht ? Esht e sinqerte
Përgjigju -
Ua, z. Ardi si shkruan keshtu? Shoku Hyseni eshte i ndershem, thjesht pare xhepi ka bere. Edhe te tjeret ne PS thjesht ngaqe ska njeri te punoje kane bere burrat e grate e njeri-tjetrit drejtore. Kjo eshte sakrifice! Tu vij turp qe shigjetoni partine legjendare te punes me shokun Rama ne krie.
Përgjigju -
Duke filluar nga ty mor surrat hardhuce!
Përgjigju -
Cfare bukurani, cfare zgjuarsie wtf
Përgjigju -
Ah mor ish doganier i sinqerte , po kete vend e mori m... qe kur e mori injoranca dhe te babeziturit si ti .
Përgjigju









Komente
Komento