PRISHTINE- Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur - 30 gushtit, sot dhe nesër do të organizohen manifestime nën përkujdesjen e kryeministrit Hashim Thaçi.
Do të bëhet inaugurimi i Kompleksit të Varrezave në Çabrat-Gjakovë sot dhe në 30 gusht ceremonia shtetërore e zbulimit të "Pllakës për të zhdukurit” në Sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë.
Në raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon, që do të shqyrtohet sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork, ndër çështjet që duhet të kenë prioritet për t’u zgjidhur përmenden “rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës".
"Ka ende edhe 1,726 persona që evidentohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës”, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, informon gazeta Express.
Këtë plagë të rëndë të luftës, ai e paralajmëron si një çështje që do zgjidhje dhe që duhet të jetë pjesë e pashmangshme në bisedimet e mëtejme Prishtinë-Beograd.
Ndërkaq pak ditë më parë, Aministy Internacional akuzoi UNMIK-un se ka dështuar në gjetjen e personave të zhdukur.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com