Kryebashkiaku Veliaj celebroi 5 çifte me biçikletë si pjesë e aktiviteteve të 22 shtatorit pranë monumentit të Skënderbeut.

Në ditën pa makina Ada dhe Ermiri ishin çifti i parë që Veliaj celebroi në një ceremoni të veçantë.

Çifti i premtoi dashurinë njëri tjetrit në prani të kryebashkiakut i cili shprehu kënaqësinë e kurorëzimit të martesave në ditën pa makina në kryeqytet.