TIRANË- Sot, 22 mars, qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.
Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është përcaktuar kjo ditë, edhe për faktin se nesër është pushim zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.
"E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër e martë 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tirane duke iu bashkuar nismës së @AlbGov për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm", tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Kryeministri Edi Rama thotë se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet.
Për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të organizohen, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit.
Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Për bllokimin e segmentit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Blv “Zhan D’ Ark” dhe Blv “Bajram Curri”
Për bllokimin e segmentit të rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
Lidhur me itinerarin e lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”.
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Willson” dhe te “UFO”.
Kryeministri Edi Rama thotë se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet.
‘Dita pa Makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona.’- shkruan Rama.
Sherbimi publik i transportit eshte me keq se 10 vjet perpara. Ky eshte fakt. Jo vetem e kane rritur cmimin e biletes, por nga taksat e shqiptareve paguajne oligarket me shuma marramendese per nje sherbim jashte funksionit. Pastaj dalin dhe thone mos perdorni makinat. Me cfare te levizin, me gomar me fiq te pazari ri.
PërgjigjuO shoku i ngushte i atij qe shet fiq. Pervec atyre qe te rrethojne ty dhe atyre gjoja te krahut tjeter, domethene vellezerve dhe motrave perverse te partive simotra sovjetike, gjithe pjesa tjeter e banoreve ne Shqiperi e perdor makinen per pune. Keshtu eshte kur nuk ke patente per drejtim mjeti, per arsyen e vetme sepse nuk ke kapacitet mendor te marresh provimin e teorise.
PërgjigjuKomuniteti korruptiv i rilindjes gjen menyra te ndryshme si te kaloje kohen. Sot kane bicikletimin. Si "kuader" model i zhvatjes tashme kane parade jo vetem per veshje, canta, ora apo sende te tjera luksosze, por edhe per bicikleta. Per keto hajdute cdo gje rrotullohet rreth tyre. Ndersa mijra shqiptare, femije sidomos, ngrohen ne diell sot sepse kjo eshte mundesia e vetme. Keqardhje per popullin nga keta maskarenj te pandershem.
PërgjigjuKeshtu ka ken ne kohe te PPSH, dhe sote ashte nje anerr per nje qytet pa makite.
Përgjigju