Kujtohet sot ditëlindja e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, apo si të gjithë bota e njeh ‘Nënë Tereza’. Ajo lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup të Maqedonisë.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katoliko, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.
Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebëra dhe tuberkulozi, ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.
Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës.
Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.
Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.
Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta në Indi.
S.B//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tronditet Shkupi/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten
24 Mars, 13:44
-
'Hekuri rrihet sa është i nxehtë'/ Analiza: Tragjedia në Koçan, kambanë alarmi edhe për Shqipërinë!
23 Mars, 08:47
-
Maqedoni e Veriut/ Tragjedia me 59 viktima në Koçan, mijëra qytetarë protestojnë në Shkup, paralajmërojnë përshkallëzim
18 Mars, 19:20
-
Dëshmia e vëllait të aktorit të njohur që u arratis në Greqi: Odiseja 10-vjeçare me tabllotë e Nënë Terezës, që s’mund t’i sillja dot në Tiranë
11 Mars, 08:24
-
Shkup/ Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
7 Mars, 19:35
-
Shkup, shkallë e lartë e ndotjes së ajrit
2 Shkurt, 19:34
-
Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi
24 Janar, 07:31
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56
-
Qindra njerëz protestojnë kundër ndotjes së ajrit në Shkup
10 Dhjetor 2024, 22:35
-
Incident në Shkup, digjet flamuri maqedonas! BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor 2024, 17:50