Sateliti rus 'Kosmos-1220' do të rrëzohet sot(16.02.2014) në sipërfaqen e Tokës. Shkencëtarët deklaruan që më datë 7 se sateliti do të rrëzohej më 16 shkurt.

Problemi është se ekspertët nuk e kanë ende të qartë se ku saktësisht do të rrëzohet. "Koha e saktë dhe vendi ku do të rrëzohet mund të ndryshojë për shkak të faktorëve të jashtëm", tha koloneli rus Aleksei Zolotukhin.

Megjithatë, mendohet se pjesët e satelitit do të rrëzohen në një sipërfaqe ujore dhe nuk parashikohet që të shkaktojnë dëme.

"Ajo që ne kemi parashikuar është se shumica e planetit është e mbuluar me ujë. Pra, nuk ka gjasa që pjesët e satelitit të shkaktojnë lëndime në njerëz apo dëme të mëdha", u shpreh kolonel Aleksei.

Raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë, ku pjesa më e madhe e satelitëve të rrëzuar kanë përfunduar në oqean.
 

(v.gj/shqiptarja.com)