Sot e ‘Premtja e Zezë’, besimtarët ortodoksë kremtojnë në të gjithë vendin: Nuk ka gëzim më të madh se këto festa, mbarësi për të gjithë shqiptarët

Besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ata kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Nën tingujt liturgjike, Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Gjergjit në qendrën e Fierit. Më pas besimtarët janë kthyer në kishë për të pritur atje natën e Pashkëve, që sjell gëzimin e ringjalljes së Jezusit.

Ndërkohë gjatë pasdites së sotme edhe në Vlorë, në kishën e  Shen Theodhorit është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të qytetit.  Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rrugët kryesore. Epitafi ka dalë nga kisha për të vijuar më pas me ritualin në rrugët e qytetit te Vlorës, ndërsa kësaj ceremonie i janë bashkuar dhjetëra qytetarë të Vlorës.

Edhe besimtarët në Korçë si çdo vit, kanë kremtuar këtë ditë të rëndësishme. “Si çdo vit njerëzit i presin me padurim, janë ditë të gëzuara.”, tha njeri prej besimtarëve. Ceremonia e epitafit është bërë edhe në Elbasan, Durrës dhe Sarandë.

E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Besimtarët ortodoksë në Elbasan kremtojnë të Premten e Zezë! Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit

 

Edhe besimtarë ortodoksë të qytetit të Elbasanit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Riteve të organizuara në Kishën “Shënkolli” ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë elbasanas që u bënë pjesë e këtij rituali, që simbolizon varrin e Krishtit.

Kanë qenë metropoliti hirësia e tij Andoni ata që kanë drejtuar edhe ritet fetare në Kishën “Shënkolli ”,ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi. Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit, Metropoliti Andoni kanë kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Kishes Shenkollit. Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar rrugën Thoma Kalefi deri në qendër të  qytetit, një ritual ky i përvitshëm.

E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprinë të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në kishë.

Ora 21:11
Besimtarët ortodoksë të Korçës në ceremoninë e shëtitjes së epitafit: Nuk ka gëzim më të madh se këto festat

 

Kremtohet e premtja e zezë në qytetin e Korçës qindra qytetarë besimtarë ortodoksë dhe turistë i janë bashkuar organizimeve të mëdha në qytet për të ndjekur nga afër ritin e kalimit në epitaf.

Si fillim epitafet e 7 kishave janë bashkuar në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit” dhe më pas të shoqëruar nga besimtarët kanë përshkuar rrugët e qytetit. Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës imzot Johani ndërsa besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të premten para pashkës që ndryshe njihet si e Premtja e Zezë, ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Kjo ditë shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

“Si çdo vit njerëzit i presin me padurim, janë ditë të gëzuara.”, tha njeri prej besimtarëve.

“Urojmë shqiptarë. Mbarësi, shëndet dhe gjithë të mirat.”, tha një tjetër.

“Nuk ka gëzim më të madh, vetëm festa paçim gjithmonë. Bashkë ortodoksët bashkohen edhe fetë e tjera, nuk kemi gjë të ndarë.”, tha ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramazan: 22/04/2022 21:54

    Po ku ka te premte te zez e premtia eshte dita me e bukur e javes dhe dita e xhuma per besimtaret mysliman

    Përgjigju
    • Johan: 23/04/2022 02:22

      Po cke mer Ramazon qe flet keq

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion