Muaji prill ka nisur me vlerat më të ulëta të këmbimit të euros me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro sot këmbehet mesatarisht me 95.8 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.  

Shkaku kryesor i kësaj rënieje sipas ekspertëve është goditja e tregjeve të huaja prej luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit. Ky konflikt ka bërë që një pjesë e investitorëve të orientohen drejt titujve të borxhit dhe instrumenteve financiare në dollarë.

Nga ana tjetër në rënie e nis muajin edhe dollari amerikan, i cili po këmbehet me 82 lekë.

Kursi i këmbimit po sfidon edhe vetë Bankën e Shqipërisë, e cila pavarësisht se vitin e kaluar bleu më shumë se 1 miliardë euro në tregun valutor, nuk arriti të frenojë rënien e monedhës evropiane.