Në 84-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, i ripropozon Akademisë Suedeze, nëpërmjet një letre, emrin e shkrimtarit shqiptar për çmimin Nobel. Përpos letrës Akademia e Shkencave edhe pse në mungesë së shkrimtarit, në këtë 84-vjetor të lindjes, për kontributin e Kadaresë, ka organizuar edhe një tryezë debati, me pjesëmarrjen e Persida Asllanit, Alda Bardhylit, Gjovalin Shkurtaj, Shaban Sinani etj.
Për shkrimtarin gjirokastrit Ismail Kadare, kandidimi për çmimin Nobel në letërsi është e disata herë. Edhe vitin që lamë pas ishte në garë për këtë çmim.
Emri i tij qarkullon në listën e Akademisë Suedeze, e cila akordon çmimet më të larta në Letërsi, që në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria doli nga regjimi komunist dhe Kadare nisi të botohej gjerësisht në rreth 30 gjuhë të botës.
Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtetuesja rrëzon PD për ligjin për Akademinë e Shkencave! Gjyqtarët nuk gjejnë shumicën, ndahen 4 me 4
11 Shkurt, 11:00
-
Dëshmia e ish-zv/drejtorit të Sigurimit: Marjeta me Bashkimin dhe Ismaili me Helenën vinin te Hotel ‘Adriatiku’ në plazh, por Marjeta vinte dhe vetëm! Ulej në mes të turistëve të huaj...
5 Shkurt, 19:40
-
'Ishim në Kosovë kur Kadare mësoi se u dogj shtëpia e tij', Bujar Hudhri i emocionuar ndan kujtimet me shkrimtarin në 89-vjetorin e lindjes
29 Janar, 12:32
-
Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi i ndjerë
29 Janar, 09:30
-
‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje
28 Janar, 18:42
-
89 vite nga lindja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare! Leksioni 'Kadareja dhe politikja', vështrim dhe te femërorja
28 Janar, 15:07
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
Speciale/ ‘Ritakimi’ me Ismail Kadarenë në shtëpinë-studio-muze! Biblioteka dhe dorëshkrimet e kolosit të letërsisë shqipe
25 Janar, 15:58
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27