Pas kalimit të marrëveshjes në dy qeveritë respektive, pasditen e sotme do të hidhet firma e fundit që do i hapë rrugë në datë 1 janar 2019 doganës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Nënshkrimi i marrëveshjes në pikë-kalimin kufitar Vermicë – Morinë do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.
Gjithashtu, nga 1 Janari të gjithë mallrat të cilat kanë si destinacion tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë kosovarë të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në Portin e Durrësit.
Në datë 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes tyre ajo për heqjen e barrierave ekzistuese ndërmjet dy vendeve. Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve firmosën 9 marrëveshje (lexo këtu).