TIRANË - Nga sot nis një rregull i ri për të dalë nga shtëpia gjatë orarit të lejuar 05:00 - 13:00. Nëse një familje ka disa anëtarë, do të duhet të dalë për të blerë ushqime, ilaç apo për të kryer shërbime, vetëm një person. Dalja nga shtëpia do të bëhet vetëm pasi të jetë marrë leje online në sistemin e-Albania, aty ku përmes një procedure që është prezantuar nga qeveria hap pas hapi, raportohet për personin që do të dalë, ditën dhe orën. 

Ky rregull i ri, penalizon pensionistët. Asnjë pensionist nuk do të dalë nga shtëpia, as për të blerë ilaç, as ushqime, dhe aq më pak për të marrë ajër! Qeveria ka deklaruar se pensionistëve që janë të vetmuar dhe nuk i kanë fëmijët apo persona të afërm që jetojnë me ta, do t'u çohen ushqimet dhe ilaçet në banesë nga autoritetet përkatëse. Më shumë një premtim i parealizueshëm për vetë pensionistët të cilët u shprehën dje për Report Tv se askush nuk do t'i shkojë në derë, dhe se qeveria duhet t'u lë një orar kur ata të dalin për t'i kryer vetë nevojat e tyre.

E diela në gjithë Shqipërinë ishte shtetrrethim, me supermarkete e farmaci mbyllur dhe me ndalimin e qarkullimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Në Shkodër dhe Lezhë nuk pipëtin as miza, rrugët pa asnjë lëvizje (VIDEO)

Shkodra dhe Lezha, dy qytete në veri të Shqipërisë, sot janë zgjuar në qetësi totale si shkak i rregullave për izolimin. Siç shihet edhe nga video në rrugët e qyteteve nuk dallohet asnjë lëvizje, si e njerëzve ashtu edhe e automjeteve. Të shtunën para se të hynte në fuqi orari për kushtëzimin e lëvizjes së lirë, të paktën në Shkodër kishte dydnje të qytetarëve në tregje, duke anashkaluar edhe distancën e sigurisë por edhe mjetet mbrojtëse.

 

Ora 11:29
Shtetrrethimi i së dielës, Elbasani një qytet i zbrazët...Të gjithë në shtëpi (VIDEO)

Elbasani ditën e sotme jep panoramën e një qyteti të zbrazët. Nuk ka as automjete dhe as qytetarë që lëvizin, në zbatim kjo të 'shtetrrethimit' të së dielës.

Të gjithë qytetarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Të vetmet automjete që lëvizin në qytet janë automjetet e policisë së shtetit, FNSH, ushtria e policia bashkiake.

Ora 09:53
'Shtetrrethimi', Fieri dhe Kruja sot në qetësi absolute (VIDEO)

Fieri sot ka zbatuar me rigorozitet shtetrrethimin. Në qytet është qetësi e plotë, asnjë lëvizje të automjeteve dhe qytetarëve. Po ashtu edhe qyteti i Krujës. 

 

 

Ora 09:16
Kukësi në shtetrrethim 'pushtohet' nga mjegulla (VIDEO)

Mjegulla ka 'pushtuar' qytetin e Kukësit i cili sot, ashtu si gjithë Shqipëria ndodhet në 'shtetrrethim'.

Në rrugë shihen vetëm makina të policisë së shtetit dhe të ushtrisë të cilat tregojnë kujdes gjatë monitorimit të respektimit të 'shtetrrethimit' nga kuksianet për shkak të shikueshmërise së ulët nga mjegulla.