TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët, Etjon Lazari dhe Edmond Murati të cilët u përfshinë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësorë. Gjyqtari Sokol Pasho ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy shoferët.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se shoferi Etjon Lazari i cili drejtonte makinën ngjyrë gri ka qenë duke ecur me një shpejtësi mbi 80 km/h dhe makina ka qenë në marshin e katërt, ndërsa shpejtësia e lejuar në këtë aks është me 30km/h. 

Ndërkohë për Edmond Muratin nga ekspertiza thuhet se ka bërë një kthim që nuk lejohet. Konkretisht, Gjykata vendosi për Lazarin masën e sigurisë burg pa afat ndërsa për Muratin si masë sigurie u vendos 30 ditë burg. Për këtë të fundit do të bëhet një ekspertizë me e detajuar në lidhje me kthimin e makinës që bëri në rrugë.

Avokati i Muratit është shprehur se nuk është dakord me vendimin e Gjykatës, pasi sipas tij klienti i tij ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal.

"I shprehim ngushëllime familjarëve. Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal. Më pas është përplasur nga mjeti tip 'Beettle'. Vendimi i Gjykatës ne nuk jemi dakord me vendimin", tha ndër të tjera avokati.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur më 2 janar humbën jetën Erion Balla 36-vjeç dhe një grua e moshës 72-vjeçe, Hidajete Salliu. 

VIDEO e aksidentit nga kamerat e sigurisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
'Klienti im ishte brenda rregullave', avokati i Etmond Muratit: Do të apelojmë masën e sigurisë (VIDEO)

Sapo është dhënë masa e arrestit me burg për të dy shoferët që shkaktuan aksidentin në rrugën 'Xhanfize Keko', në Tiranë, avokati i Etmond Muratit, shoferit që udhëtonte me 'Golfin' është shprehur se do të apelojë vendimin për masën e sigurisë për klientin e tij. Ai ka thënë se klienti i tij ka qenë në përputhje me rregullat e arkullimit rrugor dhe kishte hapur edhe sinjal në momentin e kthimit ndërsa shoferi tjetër ka ardhur me shpejtësi tepër të madhe duke u përplasur me të.

"Kemi shprehur mënyrën dhe mekanizmin tonë lidhur më ngjarjen e rëndë. I shprehim ndgushëllime familjarëve. Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal. Më pas është përplasur nga mjeti tip 'Beettle'. Ne nuk jemi dakord me vendimin e Gjykatës. Ekspertiza ka përcaktuar në një far forme edhe fajtorin, por kërkesa e prokurorisë përmban daljen e ekspertizës. Kemi patur kundërshtimet tona. Nuk përmendi fajësi të klientit tim. Momenti i ngjarjes ishte shumë i shpejtë, ai ishte i tramatizuar nga kjo ngjarja dhe humbja e dy jetëve. Por lëvizja e tij ishte se pasi ka hapur sinjalin ka tentuar të kthehet. Mekanizmi i policisë gjyqësore dhe për mjetin e Edmond Muratit mjeti ka qenë në rrugë." tha avokati.