TIRANË- Me një letër drejtuar gjykatës nga paraburgimi i Fierit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, kërkoi shtyrjen e seancës ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, derisa të mundësohet që edhe ai të jetë i pranishëm. Veliaj thotë se e ka të pamundur të shkojë në gjykatë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore me këmbën e thyer, që në paraburgimin e Durrësit.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore, për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, shkruante mes të tjerash Veliaj në letrën drejtuar Gjykatës.

Gjykatës i kërkon të ndërhyjë, dhe t’i vihen në dispozicion dokumentet mjekësore, pas rekomandim të mjekut se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon informacion mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”, tha mes të tjerash gjatë seancës Ndreca.

Prokurori i SPAK Ols Dado, tha se informacioni i sjellë nga Spitali Memorial i Fierit dhe mjeku turk, nuk e paraqet emergjente gjendjen shëndetësore të Veliajt.

“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”, tha Dumani. 

“Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha Dado.

Ddao solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut për të qenë pjesë e Asamblesë së PS që u mbajt të shtunën.

“Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha Dado.

Me argumentin se mbrojtja nuk ka prova për të faktuar pretendimet, seanca vijoi në mungesë të kryebashkiakut. Avokatët e të pandehurve të tjerë, paraqitën kërkesat paraprake në lidhje me procesin. Ndërkohë, Plarent Ndreca, rezervoi të drejtën pasi të konsultohet me klientin e tij dhe seanca e radhës u caktua për më 24 nëntor.

Në përfundim të saj, avokati komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama nga asambleja e së shtunës ku tha se Erjon Veliaj ka sajuar se është kërcënuar prej tij në burg përmes ministrit të Drejtësisë.

“Kryeministri i Shqipërisë ka detyrimin të bëjë hetime mbi këtë situatë. Nuk duhet mbajtur anë pa bërë asnjë hetim. Ne kemi thënë të vërtetën tonë. Kërkesës sonë për komision hetimor ende nuk i janë përgjigjur. Zoti Veliaj ka marrë përsipër të bëjë deklarimet e tij nën betim

Nga asambleja e së shtunës edhe Plarent Ndreca u përjashtua si anëtar i Partisë Socialiste, dikur ish-deputet sot mbetet vetëm avokat.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Akuzat për kërcënimin e Veliajt, Ndreca i përgjigjet Ramës: Duhej të kishe nisur hetimet për ministrin tënd, Toni Gogu (VIDEO)

Nga GJKKO, ku u paraqit për gjyqin e Erion Veliajt, Plarent Ndreca iu përgjigj pretendimeve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, i cili i akuzoi të dy Veliajn se po gënjenin lidhur me akuzat që kanë hedhur në publik se Veliaj është kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i është kërkuar dorëheqja nga drejtimi Bashkisë së Tiranës.

Ndreca tha se nuk ka diskutuar me Veliajn për zhvillimet në Asamblenë e PS, sepse ende nuk janë takuar. Sipas tij, nëse Rama është i shqetësuar, duke të kishte nisur hetimet për ministrin e tij Toni Gogu, për të cilin Veliaj pretendon se e kërcënoi në emër të kryeministrit.

“Zoti Veliaj i ka bërë publike pretendimet e tij. Kryeministri i Shqipërisë ka detyrimin të bëjë hetime mbi këtë situatë. Nuk duhet mbajtur anë pa bërë asnjë hetim. Institucionet kushtetuese kanë detyrimin të verifikojnë se si është hyrë, si është zhvilluar takimi, çfarë është thënë dhe ku është thënë.

Ne kemi thënë të vërtetën tonë. Kërkesës sonë për komision hetimor ende nuk i janë përgjigjur. E kemi bërë atë kërkesë sepse ka nevojë të verifikohet dokumenti sekret dhe ajo që pretendohet se është informacion sekret. Ka nevojë për ballafaqim dhe deklarim publik. Zoti Veliaj ka marrë përsipër të bëjë deklarimet e tij nën betim. Kërkesat tona po injorohen dhe nuk po veprohet për të hetuar pikërisht atë që kemi kërkuar publikisht.”

Ne i kemi të dhënat, por duhet t’i mbledhë prokuroria. Prokuroria duhet t’i mbledhë vetë, sepse i ka aty. Ne e kemi bërë kallëzimin penal, kështu që prokuroria le të verifikojë.”

Nuk kam mundur ta kontaktoj. Siç e thashë edhe në gjykatë, nuk e kam takuar që nga e premtja, në mos gaboj, ndaj nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Nga Asambleja po dalin 10 versione. Mbledhja ishte e mbyllur dhe nuk dihet cili është versioni i saktë. Po të marrim si të mirëqenë versionin që thoni ju, unë nuk kam thënë në asnjë moment se kam qenë i pranishëm. Unë kam përcjellë atë që më ka thënë klienti im.

Nëse kryeministri është i shqetësuar për të vërtetën, duhet të kishte nisur hetimet për ministrin e tij. Hetimet mund të sjellin të dhëna që vërtetojnë se çfarë ka ndodhur. Përgjegjësia për mungesën e hetimit dhe për heshtjen nuk bie mbi zotin Veliaj. Ai është në paraburgim dhe nuk mund t’i kërkohet të mbledhë prova. Provat i kanë institucionet. Ato duhet të bëjnë veprimet e tyre, të hetojnë e të nxjerrin të vërtetën, pa goditur avokatin e zotit Veliaj”, tha Ndreca.

Nga asambleja e së shtunës edhe Plarent Ndreca u përjashtua si anëtar i Partisë Socialiste, dikur ish-deputet sot mbetet vetëm avokat.

Ora 12:29
Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Ols Dado i përmend Asamblenë e PS: Ai i kërkoi leje SPAK-ut për të marrë pjesë në evente, në gjyq thotë se nuk vjen dot

1794915068_VeliajOlsDado.jpg

Pasi Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të tij në GJKKO, për shkak të pamundësisë shëndetësore për të marrë pjesë në sallën e gjyqit, trupi gjykues deklaroi se pretendimi i kryebashkiakut për pamundësi që të vijë në seancë nuk provohet nga mbrojtja e tij.

Prokurori Ols Dado ndër të tjera pranoi problemet me gjendjen shëndetësore të Veliajt, por sipas tij, nuk është në gjendjen që t’i pamundësohet ardhja në gjyq.

Ai solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut ndaj SPAK që ta lejonte të merrte pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Informacioni i sjell nga Spitali Memorial i Fierit dhe mjeku turk, paraqet situatën e Veliajt, që nuk ka gjendje emergjente. Avokati sjell informacione të njëanshme. DPB ka zbatuar korrekt procedurat dhe ndjekur strikt rregulloren. Di që ka patur komunikim mes mbrojtjes dhe burgjeve. Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha mes të tjerash Ols Dado gjatë seancës.

Ndërkohë avokati Plarent Ndreca iu përgjigj duke i thënë se kërkesa për t’ju bashkuar Asamblesë së PS ka qenë me alternative, ose pjesmarrje fizike, ose lidhje me videokonferencë.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
1.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Or tej: 17/11/2026 16:21

    Te kemi me shendet kemben e trete se dy te parat nuk duhen gje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59

    Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?