Hapet Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë! Rama dhe Veliaj inspektojnë ambientin: Ka rilindur! 160 kafshë të 30 llojeve, nga çifti i tigrave te dinozona (FOTOT)

TIRANË- Kopshti i ri Zoologjik ka hapur dyert sot, me një sërë surprizash për fëmijët e Tiranës, që do ta kthejnë vizitën në një eksperiencë të bukur për ta. Kopshti Zoologjik është konceptuar si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme. Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj inspektuan hapërsirat e reja, të cilat ishin mbushur me familje të kryeqytetit.

Kreu i qeverisë u shpreh se përveçse ofrohet një hapësirë e mirë argëtimi, ajo do të shërbejë edhe për edukimin e nxënësve për botën e kafshëve. Rama tha se për fëmijët që jetojnë jashtë Tiranës do të organizohen ekskursione nga shkollat për të vizituar Kopshtin e ri Zoologjik.

'Përveçse një hapësirë me plot atraksion dhe me plot mundësi argëtimi kjo është edhe një hapësirë mësimi e edukimi me botën e kafshëve.'- tha Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruante se, Tirana Zoo Park është nnga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur.

Për më të rriturit, çmimi i biletës varion nga 200 deri në 300 lekë, ndërsa për fëmijët 100 - 200 lekë. Teksa për studentët do të jetë 50% ulje të biletës. Në 5.5 ha tokë është e shtrirë e gjithë Kopshti Zoologjik, ku në total janë 160 kafshë të 30 llojeve. Risi janë çifti i luanëve dhe tigrave, dinozona, hapësira rekreative dhe didaktike. Ndërkohë, pritet të vijë edhe majmunët.

Ndërkohë, këtë të shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”. Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor. Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë.

Kopshti Zoologjik i Tiranës iu nënshtrua transformimit të plotë të tij. Nga një hapësirë e harruar, Bashkia e Tiranës e rikonceptoi atë, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty. Kopshti ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

Numri i kafshëve dhe shpendëve sot në Koopsh Zoologjik
1- Arinj 3
2- Luanë  2
3- Tigër 1
4- Ujqer 2
5- Dhelpër 2
6 - Lopë 2
7- Viç 1
8 - Poni 2
9- Dele 5
10- Dash 1
11- Qingja 2 
12- Dhi 7
13- Cjap 1 
14- Kec 1
15- Lama 4
16- Kaproj 6
17 - Struca 4
18- Shqiponjë 1
19- Huta 4
20- Buf 1
21 - Rosa 55
22- Biba 15
23- Pata 6
24- Mjelme 1
25- Pula 10
26- Pallonj 4
27- Lepuj 15

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:36
Veliaj përuron Kopshtin e ri Zoologjik: Radhën e ka transformimi i kompleksit të pishinave dhe Kopshtit Botanik

1654329276_veliaj.jpg

Tirana Zoo Park hapi sot zyrtarisht dyert për vizitorët e vegjël. Qindra fëmijë u njohën me mjediset e transformuara, kafshët e kopshtit, dhe klasat informative, ku mund të mësojnë gjëra të reja për natyrën. Në hapjen e Kopshtit Zoologjik, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thanë se ky park i është kthyer qytetarëve, jo vetëm si një hapësirë argëtimi, por edhe si një mjedis edukativ.

“Sot kemi sjellë një filozofi të re, kemi ikur nga ai burgu i dikurshëm, për të cilin dëgjoja kryeministrin kur thoshte se “luani hante papate”. Sot, sidomos kafshët e egra, kanë qindra metra katrorë ku mund të lëvizin, por kemi edhe tre klasa informative për fëmijët. Kopshti i ri Zoologjik nuk është më një tranzit, por destinacion. Ftoj gjithë drejtuesit e institucioneve mësimore që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë si një shkollë të dytë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se falë investimeve për transformimin e Parkut të Liqenit dhe të Kopshtit Zoologjik, edhe pronës së komunitetit përreth i është rritur vlera. Veliaj shtoi se komunitetit i janë shtuar edhe 80-90 vende të reja parkimi me parkingun nëntokësor të kopshtit. Nga ana tjetër, Veliaj falenderoi kryeministrin Rama për mbështetjen në realizimin projekteve.

“Për mua është pak më e lehtë sepse kam ndihmën e kryeministrit që ta bëj më mirë këtë punë. Ai ka këmbëngulur që në fillim që, jo vetëm ta çlironim Kopshtin Zoologjik, por të krijonim një hapësirë fantastike për fëmijët, që i rrit vlerën pronës, që e mikpret edhe komuniteti, që e bën kopshtin të denjë të certifikohet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare për trajtimin human të kafshëve; është dikush që më ka inkurajuar gjithmonë që, pavarësisht histerisë të të gjithë atyre që thonë këtu do bëhen kulla e pallate, ja ku u bë Sheshi, Pazari, Kalaja, Bulevardi i ri, u bë edhe Këndi i Lodrave tek Liqeni”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë theksoi se puna nuk do të ndalet këtu. Veliaj dha lajmin e mirë se pas Kopshtit Zoologjik, do të vijojë transformimi edhe i kompleksit të pishinave pranë Parkut të Liqenit, si dhe Kopshtit Botanik. “Sapo kemi çliruar pishinat dhe do ta transformojmë të gjithë atë hapësirë me të njëjtin zell. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe tek Kopshti Botanik, edhe pse jemi penguar pa sens, me gjyqe idiote, që vetëm pengojnë punën në qytet. Ndërkohë, e pamë fare mirë se kur çliruam “Sami Frashërin” nga gjyqet, kur çliruam shkollën “Kosova” nga gjyqet, puna eci përpara dhe doli në dritë. Secili prej nesh do të mbahet mend nga gjurmët që la, jo nga fjalimet që bëri. Kështu që, me të njëjtin zell, dhe mbështetjen e Edit, do të vazhdojmë edhe tek pishinat, do vazhdojmë edhe tek Kopshti Botanik, për ta transformuar totalisht Tiranën, ashtu siç i ka hije kryeqytetit Europian të të Rinjve”, theksoi Veliaj.

Ora 09:58
Tirana Zoo Park çel dyert për qytetarët, Rama: Një hapësirë me plot mundësi argëtimi! Do të organizojmë ekskursione për fëmijët e qyteteve të tjera

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme ku u çelën dyert për kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kreu i qeverisë tha se përveçse një mundësi argëtimi, do të jetë një mundësi edhe për edukimin me botën e kafshëve.

‘Përveçse një hapësirë me plot atraksion dhe me plot mundësi argëtimi kjo është edhe një hapësirë mësimi e edukimi me botën e kafshëve. Një hapësirë për të njohur më afër shumë gjëra bashkë. Me mësues dhe me edukator, kujdestarë të cilët janë në dispozicion të fëmijëve. Por edhe me një strukturë që është në dispozicion për shkollat. Kopshtet zoologjik nuk janë në çdo qytet dhe fëmijët i vizitojnë duke edhe udhëtuar për një ditë të veçantë. Ne do të organizojmë edhe ekskursione nga shkolla të tjera të vendit për të vizituar këtë kopësht zoologjik. Këtu është puna e shumë njerëzve, që nga projektuesit e të gjitha hallkat e një zinxhiri të gjatë. Më vjen shumë mirë, njësoj si stadiumi edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit.’- tha Rama.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Art: 05/06/2022 02:20

    Ktu trecereku i kafsheve jane qe i gjen ne fshat. Dele ? Dhi ? C'pune kane kto ne nje kopesht zoologjik.

    Përgjigju
  • jani: 05/06/2022 02:14

    KENI HARRUAR CAKALLIN,,,RRIQEBULLIN,,,SKIFTERIN...ZGABAT....DERRIN E EGER....FAZANET..MAJMUNET...PESHQIT E KUQ......////

    Përgjigju
  • Iris: 04/06/2022 22:59

    Kur kemi qene te vegjel kopshti zoologjik ka qene nje nga vendet me te preferuara ku shkonim familjarisht.Me vjen keq qe fale monstrave qe i jane ndertuar perreth nuk ka sip.sa mund t'a kishte ne te vertete.Mund te bej disa sugjerime:shqiponjes sillini shokun e jetes,pasi jane zogj qe ciftohen per jete;edhe tigri nuk duhet lene vetem edhe pse preferojne vetmine;do te ishte mire qe pjese e koleksionit te ishin dhe kafshe te tjera te faunes shqiptare si breshkat e ujit e te tokes,gjarperinjte,rreqebulli,macja e eger,nusja e lales,kali i qyqes, zhgaba,gjeli i eger,zardafi,kunadhja,etj.Te gjithe gjallesave pervec ushqimit u duhen dhene e lodra etj qe te stimulohen dhe te mos merziten.Ndoshta ne te ardhmen mund te zgjerohet me pavionet e shpendeve,te insekteve dhe nje akuarium me peshq te llojeve te ndryshme.Kopshti mund te kete ne te ardhmen dhe nje qender reabilitimi per kafshe e shpende te plagosura,ose te keqtrajtuara.Por si fillim duket O.K.Suksese!

    Përgjigju
  • Piku: 04/06/2022 20:55

    Te video e hapjes, prisja te shihja me shume kafshe edhe me pak kryeministrin. Me pyeti goca car kafshwsh kane sjellw qe po rri kaq gjate duke pare videon. Hajt mo.

    Përgjigju
  • Genti: 04/06/2022 20:16

    Ka lezet 700lek nje pice

    Përgjigju
  • Qwert: 04/06/2022 19:21

    Turp na lajmeruan se diten e pare te hapjes do ishte pa lek ..kur vajten na moren leket dhe cmimi biletes extrem..

    Përgjigju
    • Pranvera: 12/06/2022 13:20

      Pershendetje bileta sa kushton

  • Drini: 04/06/2022 09:39

    Cfare dmth Tirana Zoo Park ?

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/06/2022 22:01

      Do te thote qe eshte nje kopesht zoologjik qe ka te mbyllura brenda 160 kafshe ndersa jashte saj i ka edhe 1 milion te tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen