Pas 1 muaji fushatë, e përmbyllur një mbrëmje më parë, e shtuna shënoi heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 14 maj në 61 bashkitë e vendit. Të dielën, votuesit shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë. Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.
144 kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të vendit, por do të jenë qytetarët ata që me votën e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit vendor, si edhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë. Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe socialistët drejtuan gjithë bashkitë e vendit, përveç Shkodrës.
Në tre bashki nesër do të ketë votim elektronik në Elbasan, Kamëz dhe Vorë dhe rezultati pritet të dalë vetëm pak minuta pas përfundimit të orarit zyrtar të zgjedhjeve. Këto janë zgjedhjet vendore të nëntat në historinë e Shqipërisë post komuniste, përveç atyre të pjesshme. Zgjedhje lokale më parë në të vendin tonë janë zhvilluar në vitet 1992, 1996, 2001, 2003, 2007, 2011, 2015 dhe 2019.
Pothuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve, ndërsa në vetëm 3 bashki të vendit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar votimin Elektronik. Këto zgjedhje në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë brenda 10 minutave. Ndërkohë ditën e sotme do të bëhen edhe përgatitjet për bazën material dhe shpërndarja e tyre në çdo qendër votimi që të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar.
Ndërkohë që dita e sotme do të shfrytëzohet për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në të gjitha KZAZ-të përkatëse.
Si mund të votoni
Nesër mund të paraqiteni në qendrën tuaj të votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00. Nëse ende nuk e dini se ku e keni qendrën e votimit mund ta kërkoni KËTU. Para se të shkoni në qendrën e votimit sigurohuni që të keni me vete një dokument identifikimi, (letërnjoftim, ose pasaportë biometrike), të cilin e paraqes përpara Komisionit të Qendrës së Votimit. Komisioni i Qendrës së Votimit verifikon identitetin tuaj dhe më pas ju vendosni gishtin e madh të dorës së majtë në pajisjen eletronike të identifikimit. Një anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit timbron me një bojë të posaçme gishtin e madh të dorës tuaj të majtë.
Pas kësaj Komisionit i Qendrës së Votimit do t’ju pajisë me dy fletë votimi. Një fletë votimi është për kandidatët për kryetarin e bashkisë dhe fleta tjetër është për votimin për këshillin e bashkisë (në këtë të fundit janë emrat e partive politike, ose koalicionit, ose kandidatit për anëtarë të këshillit të propozuar nga zgjedhësit).
Hyni i vetëm në dhomën e fshehtë. Në secilën fletë votimi ju do të shënoni me shenjën “x” ose “+” në kuadratin bosh përbri kandidatit për kryetar bashkie, partisë politike, koalicionit apo kandidatit për anëtarë këshilli të mbështetur nga zgjedhësit, që ju dëshironi. Më pas palosni veçmas secilën fletë votimi, në mënyrë që shenja “x” ose “+” të mos jenë të dukshme dhe të paktën një nga vulat në pjesën e pasme të fletëve të votimit të jetë e dukshme. Dilni nga dhoma e fshehtësisë dhe hidhni fletët e votimit në kutitë respektive të votimit.
61 përballjet në të gjithë Shqipërinë në garën për kryebashkiak
- Bashkia Kandidati i PS Berisha-Meta PD
- Qarku Tiranë
- Tiranë Erion Veliaj Belind Këlliçi Roland Bejko
- Rrogozhinë Edison Memolla Shkëlqim Hoxha
- Kavajë Redjan Krali Fisnik Qosja
- Vorë Blerim Shera Indrit Hoxha
- Kamëz Rakip Sulin Arjan Hoxha Bilbil Bajraktari
- Qarku Shkodër
- M. e Madhe Tonin Marinaj Isa Ramaj
- Shkodër Benet Beci Bardh Spahia
- Pukë Gjon Gjonaj Rrok Dodaj
- Vau i Dejës Kristjan Shkreli Zef Hila Klomentina Drini
- Fushë Arrëz Frank Tuci Hil Curri
- Qarku Elbasan
- Elbasan Gledjan Llatja Luçiano Boçi
- Cërrik Andis Sala Servet Duzha
- Belsh Arif Tafani Bedri Qypi
- Gramsh Besjan Ajazi Hasim Çekrezi
- Peqin Bukurosh Maçi Mustafa Pashja
- Librazhd Mariglen Disha Shefki Çota
- Përrenjas Nuri Belba Suzana Topi
- Qarku Lezhë
- Lezhë Pjerin Ndreu Pashk Gjoni
- Kurbin Majlinda Cara Behar Haxhiu
- Mirditë Ndrec Deda Albert Melyshi Mark Ruçi
- Qarku Dibër
- Dibër Rahim Spahiu Ismail Uka Naim Gazidede
- Mat Agron Malaj Skender Gjuci
- Klos Ilmi Hoxha Bedri Hoxha
- Bulqizë Festime Mjeshtri Dëfrim Fiku
- Qarku Berat
- Skrapar Adriatik Meta Euglen Mustafallari
- Polican Adriatik Zotkaj Behar Xhaferaj Florian Qamo
- Berat Ervin Demo Zija Ismaili
- Dimal Juliana Mema Gentian Meçi Dritan Sula
- Kuçovë Kreshnik Hajdari Lefter Maliqi Ilirjan Koxhaj
- Qarku i Durrësit
- Durrës Emirjana Sako Igli Cara
- Shijak Elton Arbana Rezeart Tusha
- Krujë Artur Bushi Agron Loka Sabah Sheta
- Qarku Korçë
- Korçë Sotiraq Filo Ledina Alolli
- Pogradec Ilir Xhakolli Zini Tollozhina
- Devoll Eduard Duro Elvis Hajdërlli
- Maliq Gëzim Topçiu Alfred Gega
- Pustec Palë Kolevski Pandi Jani
- Kolonjë Erion Isai Et'hem Lumani
- Qarku Gjirokastër
- Gjirokastër Flamur Golemi Dorjan Lani Shemsho Lamaj
- Përmet Alma Hoxha Edmond Komino
- Këlcyrë Klement Domi Arjan Kasaj
- Tepelenë Tërmet Peci Baftjar Imeri
- Memaliaj Gjolekë Guci Albert Malaj
- Libohova Leonard Hide Adil Xhelili
- Dropull Dhimitë Toli Thanas Maneka
- Qarku Kukës
- Kukës Safet Gjici Admir Sinamati
- Tropojë Rexh Byberi Besnik Dushaj
- Has Halit Mulaj Miftar Dauti
- Qarku Vlorë
- Vlorë Ermal Dredha Hysni Sharra
- Selenicë Nertil Bellaj Leonard Rakipaj
- Delvinë Besmir Veliu Ilir Mehmeti
- Finiq Romeo Cakulli Leonidha Kristo
- Himarë Jorgo Goro Fredi Beleri
- Konispol Erges Dule Fatmir Shero
- Sarandë Olti Caci Ardit Cikuli Skënder Muço
- Qarku Fier
- Fier Armando Subashi Evdar Kodheli Eriselda Zotaj Çelaj
- Lushnje Eriselda Sefa Eduart Sharka
- Mallakastër Qerim Ismaili Resmi Shanaj Agron Kapllanaj
- Roskovec Majlinda Bufi Erdit Hazizaj
- Patos Fatjon Duraj Sofije Alushaj Pranvera Rizai
- Divjakë Josif Goreja Aurel Malko
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur institucionet e selive diplomatike në vend.
Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.