Sot je, nesër s’je

Sot je, nesër s’je

Gert Bogdani

Mbrëmë Gerti Bogdani ishte në një studio televizive. Sot në mëngjes në kafe me shokët e tij. Nesër, miqtë dhe të njohurit do t’i japin lamtumirën e fundit. Ishte 44 vjeç. 

Të njohur, por edhe të panjohur, miq dhe kundërshtarë politikë shprehën keqardhjen për ndarjen e beftë nga jeta.

Ndërrimi i jetës së Gerti Bogdani na kujton papërsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës. Ndërsa rrekemi në rrugën tonë, shpesh të kapur nga rutina e përditshme, arresti kardiak i Bogdanit përveç shokimit ngre pyetjen e vjetër sa bota: Çfarë kuptimi ka jeta kur është kaq e shkurtër? A ja vlen gjithë ky mundim, tension, stres, për të arritur “objektivat” që i ke vënë vetes?

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik që nisi një karrierë të pasur në politikë në moshë shumë të re. I arsimuar në SHBA, drejtues në pushtetin lokal, drejtues i Forumit Rinor ne PD,  e deri te karriera si një deputet i respektuar, ai duket se e kishte gjetur kuptimin e jetës tek shërbimi publik.

Por, ndarja e parakohshme e Gertit tregon se pavarësisht sa shumë përpiqemi, asnjëri prej nesh nuk ka kontroll mbi kohën që i është dhënë. Hebrenjtë thonë se nëse do ta bësh Zotin të qeshë, tregoji se çfarë planesh ke për të ardhmen. 

Bogdani, një i ri që e hasje gjithmonë me buzën në gaz, dukej se ditët më të mira i kishte përpara. Por ndarja e beftë na kujton që jeta nuk varet vetëm nga planet dhe ambiciet tona. 

Ikja e parakohshme e Bogdanit, përtej dhimbjes së madhe për familjarët dhe miqtë, është një zile alarmi për këdo, e veçanërisht për njerëzit e angazhuar në sherbimin publik. 

Ky moment na kujton një të vërtetë universale, të pranuar në librat e shenjte si në Kuran ashtu edhe në Bibël. 

“Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për durimin (Kuran, 103:1-3). 

Në Bibël, Predikuesi 3:1-2 thotë: 

“Gjithçka ka kohën e vet dhe çdo gjë nën qiell ka momentin e vet. Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur, kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.”

Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj.

Shkrimet  e shenjta, kuptimin e jetës e  shtrijnë përtej objektivave materiale!

Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj. Greket e lashtë e shoshiten gjatë pyetjen dhe arriten në përgjigjen: “kërko lumturinë”

Mësimi nga shkrimet e shenjta dhe urtësitë e lashta është i qartë: kuptimi i jetës  nuk është thjesht ajo që duam/arrijmë, por tek fjala e mire, mirësia dhe emri i mirë që lëmë pas.

Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu që asnjeherë nuk foli një “fjalë të keqe”

Një frymë larg e ka njeriu vdekjen, por harron…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjani: 19/09/2024 19:08

    E vertete sa bukur ky shkrim vertet s'duhet enderuar per asgje duet jetuar jeta sot për sot neser eshtr vone

    Përgjigju
  • Ana: 19/09/2024 16:20

    Ngushëllime të sinqerta familjarëve të Gerti. Zoti ju dhëntë forcë për t'a përballuar këtë dhimbje shumë të madhe . Qoftë në kujtesën e Zotit. Të Rroni e t'a kujtoni ju të afërm,miq ,kolegë e tjer që e kanë dashur me zemër.

    Përgjigju
  • zzz: 19/09/2024 09:12

    Kuptimi i jetës jepet plotësisht i qartë në një varg tjetër, po në librin Biblik që keni cituar, Bibla, Predikuesi 12:13 thotë: Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut".

    Përgjigju
  • Fred: 18/09/2024 23:05

    Shume e vertete! Veç vetive te respektuara si njeri dhe intelektual, Opozitari Gerti nuk tha asnjehere nje fjale te keqe, asnje sharje per kundershtaret politike te tij! Pushofte ne paqe!

    Përgjigju
    • Piro: 19/09/2024 11:48

      Goxha djalë, i paqtë që ikën në moshë të re. A kontrollojnë shëndetin, a bëjnë analiza të rinjtë, se sëmundja nuk vjen menjëherë.

    • Mara emigrante ne Itali: 19/09/2024 09:58

      Zoti ben te vuaj dhe i mer te miret , ndersa te ligun e le te beje llap llap gjithe diten .

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin

Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin