Dy gjyqtaret e Apelit që dënuan me 1 vit burg Ervin Salianjin, i dhanë Berishës vulën e partisë! Rrëzohet alibia e PD dhe deputetit fajtor për kallëzim të rremë

Dy gjyqtaret e Apelit që dënuan me 1 vit burg Ervin Salianjin, i dhanë Berishës vulën e partisë! Rrëzohet alibia e PD dhe deputetit fajtor për kallëzim të rremë

Gjyqtaret e Apelit Iliba Bezati dhe Elona Toro, deputeti i dënuar Ervin Salianji dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Tirane- Gjykata e Apelit të Tiranës la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit burgim të deputetit demokrat Ervin Salianji, me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”.

Ligjvënësi i PD-së, që me këtë vendim humbet mandatin e deputetit dhe të drejtën për kandidim në zgjedhje në pesë vitet e ardhshme, hodhi sot akuza se gjyqtarët ishin lidhje e pushtetit të mazhorancës, të drejtuar nga kryeministri Rama dhe se dënimi ishte politik.

Madje u përmend edhe lidhja e një prej magjistratëve, Iliba Bezati si kunatë e zv/kryeministres Belinda Balluku. Por rezulton se ajo nuk ka lidhje familjare të afërta.

Gjithsesi çudia qëndron se Iliba Bezati, bashkë me gjyqtaren tjetër Elona Toro, që ishin në treshen gjykuese të sotme (26 Shtator), kanë qenë edhe në trupën gjykuese që i riktheu më 11 Qershor 2024 vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha, pas një beteje juridike 30 mujore me Lulzim Bashën.

Atëkohë Berisha deklaronte se drejtësiaS ishte bërë me vendim historik, por me llogjikën e ndjekur nga Salianji dhe PD sot, këto gjyqtare kanë qenë të qeverisë në pushtet. Pra nuk rezulton se trupa gjykuese ka pasur njëanshmëri në vendim apo ndikim politik, sepse vetëm më shumë se tre muaj më parë i dhanë vulën e partisë Berishës me vendim të formës së prerë.

Në atë vendim, trupa gjykuese përbëhej nga; Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, që vendosën unanimisht “mospranimin e ankimit të bërë nga grupi i Lulzim Bashës”, duke lënë në fuqi vendimin e marrë 25 marsin e vitit 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili regjistroi ndryshimet statutore në Partinë Demokratike të miratuara në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetorin e vitit 2021.

“Këtij vendimi historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet” – shkruante Sali Berisha, duke lavdëruar magjistratët që morën vendimin.

Iliba Bezati ka kaluar Vettingun me sukses në KPA më 30 Korrik 2024, disa javë pasi është marrë dhe vendimi për kthimin e vulës së PD-së te Berisha.

Kurse Elona Toro, e kaloi Vettingun më 2 Shkurt të vitit 2023 në KPA, duke kaluar me sukses edhe një ankimim që Komisioneri Publik kishte bërë ndaj saj më herët, pas vendimit të KPK-së.

Gjyqtarja Elona Toro

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 27/09/2024 14:41

    Kësaj i thonë ja f... saliu. Edhe këtij si shumë të tjerë. Kështu e pëson kur shkon tek shtat penxheret. Shko shko bëji fresk prap,tani s'dihet kush e ka radhën. Do bëhet si punë mode.

    Përgjigju
  • Iris: 27/09/2024 03:57

    Salianji dhe denimi i tij per shpifje jane cironka ne krahasim me kthimin e vules se PD Berishes.As nuk mund te krahasohen dhe as mund te thuhet statusi,apo qendrimi i drejtesise duke i krahasur keto vendime e ceshtje.

    Përgjigju
  • xXx: 26/09/2024 22:18

    Kap sapunin tani,qenie veshtullore...

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/09/2024 21:11

    S'ka gjyqtar të dënoj Saliun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?