Sot, Këshilli i Sigurimit për Kosovën
Hoxhaj: Duam anëtarësimin në OKB

Sot, Këshilli i Sigurimit për Kosovën<br />Hoxhaj: Duam anëtarësimin në OKB
NJU JORK - Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, po diskutohet raporti i radhës tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, Ban Ki Mun. Në takim nuk marrin pjesë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Ato janë përfaqësuar nga ministrat e Jashtëm, Hoxhaj dhe Mirkiç.

MINISTRI I JASHTEM SERB: KOSOVA NUK KA QENE BASHKEPUNUESE

Mirkiç tha në fjalën e tij se “Prishtina nuk ka qenë bashkëpunuese në zgjidhjen e problemeve të minoriteteve; pakicat serbe në Kosovë dhe në Metohi duhet të jetojnë më mirë. Tensionet e disa dekatave nuk mund të zhduken vetëm në disa muaj. Duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe të ulen tensionet mes komuniteteve etnike, pasi  Kosova nuk është angazhuar për zbatimin e marrëveshjes. Ndaj, duam garanci nga OKB-ja.

MINISTRI I JASHTEM KOSOVAR: VETEN NESE SERBIA E NJEH KOSOVEN, MARREVESHJA ESHTE KUPTIMPLOTE

Më pas, e mori fjalën ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj që duke raportuar për të gjitha pikat e marrëveshjes me Beogradin, kërkoi ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB: “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore do të arrihet atëherë kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kontributi ndërkombëtar do të përfundojë kur Kosova të bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Kombeve të Bashkuara,”- theksoi ai.

Duke raportuar njera pas tjetës, pikat e marrëveshjes me Beogradin, lidhur me zgjedhjet lokale, ministri Hoxhaj tha se “po punojmë për të krijuar një listë të votuesve, të atyre që jetojnë brenda kufirit, po edhe të atyre që jetojnë në tre komunat e diskutuara jashtë kufirit. Megjithatë, ne i mirëpresim propozimet e zyrtarëve të pjesës së Veriut të Kosovës, ku ka përpjekje për ta destibilizuar atë.
 
Në fushën e drejtësisë, për shkak të politikës që zhvillohet në Beograd, ka pasur tentativa për të ndryshuar pikat e marrëveshjes.
 
Pengesat e Beogradit gjithashtu kanë penguar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë drejt Serbisë; tarifat doganore janë gjithashtu një problem më vete. Në fushën e energjitikës dhe telekomit, Serbia ka dëshmuar këtë javë një bllokim të pikave të firmosura nga marrëveshja dypalëshe," - theksoi Hoxhaj.

Lidhur me MSA-në, Hoxhaj tha “se Kosova u njoh dhe nga tre shtete dhe u bë anëtare edhe e Bankës Europiane. Politikën më të brishtë në rajon e ka Kosova. Marrëdhëniet janë të mira përveç disa rasteve specifike. Ne jemi për paqe jo vetëm brenda vendit tonë, porn ë të gjithë rajonin. Mbi 2 mijë policië të trajnuar janë për të siguruar rendin në zonat me minoritet serb.

Çështjet e sigurisë që Kosova i ka firmosur me Serbinë, mbetet në favor të një klime të qetë dhe me eliminimin e sa më shumë incidenteve për të mbrojtur kështu të drejtat dhe pronat e paluajtshme të qytetarëve tanë.

Që nga marsi 2-13, mjaft qytetarë kosovarë të të gjithë etnive, janë kthyer në territorin e Kosovës. Kemi ndërtuar ndërtesa të reja dhe infrastrukturë të re rrugore dhe ujore.
Ne jemi të vendosur për t'u bërë pjesë e NATO-s.
 
Personat e humbur, sidomos ata të luftës në vitin 1999 dhe për të cilët Kosova ka një numër rekord, mbi 7 herë e kemi theksuar këtë në Bruksel, por unë mendoj se OKB-ja duhet të ketë një rol më efektiv në këtë çështje.

I jemi mirënjohës OKB-së për ndërtimin e paqes dhe të institucioneve. Që nga qershori 1999, katër vjet pas pranisë ushtarake në Kosovë, është koha që ky këshill të rishohë axhendën e Kosovës, për të njohur jo vetëm arritjet e bëra deri tani, që I kemi raportuar sistematikisht. S’ka dyshim se OKB-ja ka pasur rolin kyç për konsolidimin e paqes në Kosovë nga 1999 deri në 2002; roli më i mirë që mund të luajnë është të na mbështesin, pasi Kosova tani duhet të marrë tani vendin e saj të merituar në OKB.

Më lejoni të konkludoj që Kosova të jetë një vend i sukseshëm dhe i progreseve të mëdha në komunitet, të gjitha pikat e marrëveshjes me Beogradin duhen të zbatohen. "Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore,"- përfundoi Hoxhaj, - "do të arrihet atëherë kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kontributi ndërkombëtar do të përfundojë kur Kosova të bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Kombeve të Bashkuara”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024