Drafti i PS-së së 2018 që pranon kushtet kryesore të PD-së dhe OSBE-ODIHR-it

Opozita e bashkuar deklaroi të mërkurën se i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore, por në të njëjtën kohë shpalli pesë kushte në këmbim të angazhimit të saj. Por kushtet e opozitës konsistojnë në mënyrën e realizimit të reformës zgjedhore dhe jo për përmbajtjen e saj.

Njëkohësisht kryeministri Edi Rama në një intervistë per Report Tv tha se për të plotësuar kushtet e vendosura nga Gjermania për të hapur negociata, mjafton të votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor që përputhen me kërkesat e OSBE-ODIHR dhe që janë të shkruar, pa nevojë për të pritur mbështetjen nga PD dhe LSI.

Një gjë e tillë u kundërshtua hapur sot nga kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha. Ne fakt sa i takon përmbajtjes së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste që nga viti i kaluar ka pranuar pothuajse të gjitha kushtet e Partisë Demokratike.

Në 18 dhjetor të 2018, Partia Socialiste, përmes 9 deputetëve, depozitoi një draft për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Drafti reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale dhe vendore që janë organizuar në Shqipëri si dhe dy kërkesat kryesore të Partisë Demokratike.

Kushtet e PD janë artikuluar nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi në mbledhjen e dytë të Komisionit për Reformën Zgjedhore. PD nuk ka pranuar vetem votimin nga emigrantët dhe komisionerë jo politikë, të parashikuara në draftin e PS. Komisionerët jo politikë është një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR.

1. Teknologjia në zgjedhje
Kushti kryesor i Partisë Demokratike për reformën zgjedhore është përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, konkretisht identifikimi biometrik i zgjedhësve, votim dhe numërim elektronik. Ky propozim kushtëzues i PD parashikohet në nenet 4, 5 dhe 6 të draftit të PS, duke ngarkuar KQZ, për të eksploruar, eksperimentuar dhe vendosur përdorimin e sistemeve elektronike në zgjedhje.

2. Financimi i fushatave zgjedhore
Partia Demokratike ka kërkuar EDHE financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive. Drafti i PS parashikon disa kufizime të forta sa i takon financimit dhe shpenzimeve në fushatë. Sa pari, parashikon uljen e pragut të dhurimit ndaj partive dhe kandidatëve nga 100 mijë lekë që parashikon Kodi në fuqi në 30 mijë lekë. Së dyti, është parashikuar që shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike në fushatë, përfshirë edhe kandidatët e saj, nuk duhet të jetë më shume se 2 herë më e madhe se shuma që ka marrë subjekti zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore. Po ashtu, partitë politikë dhe çdo kandidat e ka të ndaluar blërjen e reklamave politike në mediat publike e private kundrejt pagesës, 3 muajt fundit para zgjedhjeve. Këtë ndalim e kanë edhe institucionet shtetërore.

Sistem masash kundër shitblerjes së votës
Partia Demokratike ka kërkuar gjithashtu sistem masash kundër shitblerjes së votës, dekriminalizim të procesit zgjedhor, Veting politikës dhe pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin. Në këtë aspekt, drafti i PS parashikon krijimin e një portali nga KQZ për të denoncuar të gjitha shkeljet e ligjit zgjedhor. Gjithsesi, këto kushte nuk mund të adresohen plotësisht në Kodin Zgjedhor, por mbetet në vullnetin e partive për të ashpërsuar dënimet në Kodin Penal për krimet zgjedhore. Nje pjese e keto ashperesime jane bere. Sa i takon Vetingut në politikë, një kush i tillë u rrëzuar nga Komisioni i Venecias, ndërsa për pastrimin e policisë nga krimi po zbatohet Vetingu në polici. Mes kerkesave kryesore te paraqitura nga OSBE/ODIHR shumica jane te perfshire ne draft te PS si per shembull:

Disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR
Të depolitizohen komisionet zgjedhore
Jo filmime të prodhuara nga partitë politike që transmetohen në lajme
Të rregullohet çështja e adresave të zgjedhësve.
Rregullat më të forta për regjistrimin e kandidatëve.
Të mos ushtrohet presion ndaj punonjësve të sektorit publik.
Të trajtohet problemi i shitblerjes së votës.
AMA duhet të monitorojë median gjatë dhe ndërmjet zgjedhjeve.
Vëmendje duhet t’i jepet rishikimit të metodologjisë së BMM-së.
Duhet të mendojnë për të fuqizuar transmetuesin publik shtetëror.
Të dhëna të sakta mbi pronësinë e mediave duhet të bëhen publike.
Vëmendje duhet t'i kushtohet rritjes së transparencës në procesin e nxjerrjes së rezultateve.

Kushtet e PD për reformën zgjedhore
Përdorimi i teknologjive në votim, identifikim biometrik të votuesve, votim dhe numërim elektronik.
Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive.
Sistem masash kundër shitblerjes së votës, dekriminalizimi i procesit zgjedhor – Veting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin.

Parashikimet e draftit të PS
Përdorimi i teknologjive në votim, identifikim biometrik të votuesve, votim dhe numërim elektronik.
Pragu i dhurimit ndaj partive dhe kandidatëve ulet nga 100 mijë lekë në 30 mijë lekë.
Personat që i bëjnë dhurime një partie nuk mund të marrin përfitojnë para publike mbi 10 milionë lekë, për një periudhë 3-vjeçare.
Shpenzimet e partive nuk duhet të jenë më shumë se sa dyfishi i shumës që marrin nga buxheti i shtetit.
Ndalimi i reklamave politike në media kundrejt pagesës 3 muaj para zgjedhjeve.
Portal nga KQZ për denoncime në lidhje me financimet e fushatës.
Rregulla të forta për afishimin e materialeve propagandistike.
Komisioneri jopartiakë të zgjedhur me short nga KQZ
Votim nga emigrantët.
Vendosje e kuotave gjinore në jo me pak se 30 për qind të përbërjes së Kuvendit dhe organeve të organeve vendore.
Vendosje e kuotave gjinore në jo me pak se 30 për qind të administratës zgjedhore.

Kërkesat e partitive të vogla
Ndryshimi i sistemit zgjedhor
Korrektimi i sistemit proporcional rajonal, duke përfshirë korrektimin kombëtar të votave
Votim elektronik dhe numërimin elektronik të votave
Realizimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve
Transparencë e financimit të partive
Të ulet kostoja e fushatës zgjedhore në mënyrë drastike
Të forcohen ndalimet për financimin dhe të forcohen penalitetet
Garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik
Reduktimi e nominimi i hapësirës publicitare në fushatën zgjedhore
Ndalim rreptësisht përdorimit të burimeve njerëzore të administratës publike

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë të PS)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!