Ndizet sheshi 'Skënderbej', yjet e muzikës shqiptare dhurojnë emocione të veçanta

Sheshi Skënderbej është ndezur këtë mbrëmje nga artistë të njohur në fushën e muzikës. Një koncert me debutimin e këngëtarëve të njohur Ledri Vula, Arilena Ara, Alban Ramosaj, Argjentina Ramosaj, Yll Limani, Filloreta Raci dhe nën muzikën e luajtur nga DJ ALDO, mjaft qytetarë nga Shqipëria por edhe Kosova kanë mundur të shijojnë performancën e tyre.

Kryebashkiaku Erion veliaj, pasi uroi ditën ndërkombëtare të punëtorëve, u shpreh se kjo verë do të jetë mjaft e larmishme nga ana artistike, ndërsa bëri me dije edhe disa prej aktiviteteve që do të zhvillohen duke nisur nga dita e Europës më 9 maj, e duke vijuar dhe me festa të tjera, ndër të cilat edhe festa e 1 qershorit.

Koncertin e lajmëroi vetë kryebashkiaku Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, teksa ju bënte thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë dhe të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.

Super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO. Shihemi në shesh, festa nis në orën 19:00. 

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Ora 23:18
Koncert me yjet e muzikës shqiptare në sheshin "Skënderrbej"
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë