Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej! Kreu i KMSH: Kosova të gjejë durimin për të përballuar provokimet në veri

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00. Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpresonte që kjo ditë të shërbejë si një ditë reflektimi për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri.  Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”, tha Spahiu.

Një mesazh e pati edhe për situatën në veri të Kosovës, për të cilën tha se vëllezërit shqiptarë duhet të gjejnë durimin për te përballuar këtë situatë dhe provokimet nga pala serbe.

“I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës. I lutem Zotit që kombi ynë të përparojë në çdo aspekt. Edhe një herë dua t’i uroj përzemërsisht gëzuar Kurban Bajramin çdo familje shqiptare. Gëzuar”, përfundoi Spahiu.

Një mesazh Spahiu e kishte edhe për situatën në kampin e MEK, duke kërkuar që drejtësia të veprojë pas sipas tij ata janë miq në Shqipëri dhe miku duhet si sillet si të tillë. Për Xhaminë e Namazgjasë edhe këtë vit Kreu i KMSH nuk dha një datë inaugurimi. Ai tha se do të hapet sapo të jetë gati, pasi ka ende punë për t’u bërë.

Kurban Bajramit u festua edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, ndërsa nuk munguan as reagimet nga politika. Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve muslimanë bashkë me  Fiter Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Report Tv dhe Shqiptarja.com urojnë besimtarët myslimanë, Gëzuar Kurban Bajramin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
Kurban Bajrami në Peshkopi, myslimanët falin namazin në stadiumin "Korabi"

 

Mbi 2500 besimtarë myslimanë falën sot namazin Kurban Bajramit në stadiumin "Korabi" të qytetit të Peshkopisë.

Sot është dita kur të gjithë besimtarët u drejtohen xhamive, ku luten për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë.
Kjo është dita ku të gjithë njerëzit lënë pas ndasitë dhe bashkohen të gjithë bashkë për t'iu lutur zotit, ashtu duhet të jemi edhe në përditshmërinë tonë.

Në fjalën e tij Myftiu i Dibrës Muiz Kurtulla, dha mesazhe paqeje dhe bashkimi.

"Ndaloni pak se shumë popuj të tjerë kanë maturuar sjelljen dhe politikën  tyre"

 

Ora 09:37
Kurban Bajrami kremtohet edhe ne Lezhë, besimtarët myslimanë falin namazin në xhaminë e qytetit

 

Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në Lezhë. Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutjet për më shume begati, dhjetëra besimtare mysliman i janë drejtuar që në orët e para të mëngjesit xhamisë së qytetit për të falur namazin.

Teksa uroj Kurban Bajrami, myftiu i Lezhës Detin Kotrri tha se është një feste që të të gjithë duan të gëzojnë, ndaj duhet të tregohemi solidar duke ndihmuar njeri tjetrin.

Pas faljes së namazit besimtaret janë shpërndare, duke uruar njeri tjetrin për festen e Kurban Bajramit, për të vijuar më pas gjatë gjithë ditës me vizita tek njëri tjetri. Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme për besimtarët mysliman.

Ora 07:53
Sot Kurban Bajrami, Bujar Spahiu: Gëzuar, të bëhemi më miqësor e solidarë me njëri-tjetrin! Mesazhi për tensionet në veri të Kosovës

  

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramit, ndërsa qindra falën namazin në sheshin ‘Skëndërbej’. Kreu i KMSH, Bujar Spahiu teksa drejtoi faljen, uroi besimtarët për këtë ditë të rëndësishme, ndërsa tha se kjo ditë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për të gjithë ne.

Ai tha se duhet të bëhemi më miqësor e më solidar me njëri-tjetrin, ndërsa një mesazh e pati edhe për tensionet në veri të Kosovës. Spahiu i lutet zotit që Kosova të gjejë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat dhe provokimeve në veri.

Fjala e plotë e Bujar Spahiut

Të dashur besimtar, motra dhe vëllezër shqiptar! Ne sot kremtojmë Kurban Bajramin. Kurban Bajrami është një festë madhështore, ngase ajo buron nga një akt i pashembullt dashurie,  bindjeje dhe durimi i njeriut ndaj krijuesit të gjithësisë. Është historia e sprovimit të dy profetëve të mëdhenj, Ibrahimit (a.s.) dhe djalit të tij profet, Ismailit. Historia e tyre nuk është një legjendë. Historia e tyre nuk është një tregim mitologjik. Histori e tyre është e vërtetë. Kjo histori është një shembull që përcjell mesazhe të jashtëzakonshme për mbarë njerëzimin. Ibrahimi (a.s.) është një profet që ka fituar favorin e madh nga Zoti i gjithësisë, ai u thirr Halilullah, ‘miku’ i Zotit. Ne mund ta marrim me mend devotshmërinë e tij derisa ka fituar këtë emërtim kaq fisnik.

Ndaj edhe ai nuk pati mëdyshje në premtimin që i pati dhënë Zotit. Sepse ai e kishte të qartë hierarkinë e dashurisë.  Kush e do Zotin duke besuar, përsiatet rreth Zotit, kush e do Zotin dhe nuk beson, përsiatet rreth vetes së tij. Historia e tij na tregon se përsiatja e Ibrahimit (a.s.) ishte vetëm rreth Atij që e meriton t’i përsiatesh, Krijuesit të Gjithësisë. Ky është mësimi i parë që duhet të nxjerrim nga kjo ngjarje. Por besimtari s’ndalet vetëm te njohja e kësaj historie. Besimtari duhet ta njohë më tej. Njeriu përgjatë gjithë historisë, por sidomos në ditët e sotme shpesh herë është mjaftuar vetëm te njohja e një ngjarjeje, njohje si koncept historik. Por nuk është kjo zgjuarsia e kësobotëshme. Kushdo që e bën një përllogaritje të tillë, të mjaftohet vetëm duke thënë që, unë e di historinë, e besoj, ka bërë një përllogaritje meskine.  Zoti thotë në Kuranin famëlartë: A menduan njerëzit se do të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”

Të dashur motra dhe vëllezër, gjëja më e mirë për çdo besimtarë është që t’i përmbahet besimit në praktikë. Praktika është detyrë. Praktika na ruan mos rrëzohemi, sepse hapat e besimit duhet të bëhen në mënyrë të përhershme. Njeriu e humbet shpeshherë sprovën nga njohja e besimit vetëm teorikisht. Ne mund t'i përshkruajmë hapat e besimit teorikisht në mënyrë të shkëlqyer, por nuk i zbatojmë ato. Çfarë dua të them? Të gjithë ne i dimë teorikisht detyrat që lindin për t’u praktikuar sipas besimit.  Por vetëm i themi ato dhe shpesh neglizhojmë në praktikimin e tyre. Lum ai njeri që i praktikon urdhëresat e fesë! Motra dhe vëllezër, e them me plotë bindje se nuk kam ndeshur shumë shembuj kaq autentik të kalorësve të besimit si Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.). Përveç përshkrimit në Librin e Shenjtë, reflektime rreth kësaj historie gjenden në faqe të pafundme librash e komentesh të ndryshme.

E përbashkëta e të cilave është mesazhi universal që përcjell kurbani. Historia është premtim i mbajtur i Ibrahimit (a.s.). Është devocion i lartë i tij. Durim i pashembull dhe i pamëdyshje i Ismailit (a.s.).  Dhe më madhështorja është Mëshria e pakufijshme e Zotit ndaj robit të tij. Kur profetët kaluan sprovën, Zoti xh.sh solli dashin për kurban. Sepse Zoti e do njeriun shumëfishin e asaj që një nënë do fëmijën e saj. Mëshira e Zotit është e pamatë! Besimi i sinqertë në Zot i zgjon njeriut një pasion të jashtëzakonshëm dhe e ngre atë në grada më të larta se engjëjt. E çdo lëvizje drejt së pafundmes bëhet me pasion e sinqeritet.

Të dashur motra dhe vëllezër,  ajo që i mungon njeriut të kohës sonë është arsyetimi dhe pasioni.  Prandaj, në një kuptim të caktuar, epoka jonë kapet pas jetës aq fort sa nuk pranon të vdesë, ndërsa vdekja është një ligj përballë të cilit s’ka shpëtim. Prandaj e rëndësishme për çdonjërin prej nesh është që të mos krijojë konfuzion konceptesh, mos ta shesë këtë jetë me çmim të lirë, siç është pasuria e kësaj bote, pushteti e rendja pas gjërave të padobishme. Por të punojmë për qëllimin final të krijimit tonë, të arrijmë kënaqësinë e Zotit me çdo vepër tonën.

Besimtari duhet t'ia imponojë vetes, jetesën sipas porosive hyjnore, sa herë të ndodhet nën pushtetin e së fundmes, ai duhet t’i imponojë vetes mundimshëm nënshtrimin ndaj Zotit, sepse ndërgjegja e amshuar është dashuria ndaj Zotit dhe kjo është gjëja më e lartë. Nëpërmjet besimit njeriu nuk heq dorë nga asgjë, përkundrazi, nëpërmjet besimit ai merr gjithçka saktësisht në po atë masë që punon për të, madje punët e mira shpërblehen shumëfish. Kush bën mirë do ta marrë shpërblimin e asaj që ka bërë dhe anasjellta. Kjo jetë nuk do t’i lerë kusur askujt, sepse Drejtësia Absolute nuk i mbetet borxh askujt! E gjithë çështja e njeriut qëndron tek e përkohëshmja dhe e pafundmja. Kush kupton këtë do të dijë t’i japë një kuptim jetës. Të dashur besimtarë të pranishëm në shesh dhe qytetarë që na dëgjoni përmes ekranit.

Çdo njeri duhet të mendojë se- përderisa shqetësimi që të ngadhënjejë brenda meje dashuria ndaj Zotit është më i madh se shqetësimi për të arritur lumturinë tokësore, unë ende mund ta shpetoj shpirtin tim. Lumturia e kësaj bote arrihet në një zemër të mbushur me dashuri për Zotin së pari. Në çastin e mbramë, njeriu ende mund ta përqëndrojë tërë shpirtin e tij te një vështrim i vetëm i kthyer drejt qiellit, nga i cili vjen çdo dhuratë e vyer, dhe ky vështrim do të shprehë vërtetësinë e asaj që gjithësecili ka besuar.

Ashtu siç e përmendëm në fillim. Profeti Ibrahim ka qenë “mik i Zotit”, e të jesh mik i Zotit, do të thotë ta duash Atë aq shumë, saqë edhe Ai të të konsiderojë ty si të dashur. Secili prej nesh që dëshiron të zbulojë vendin e tij pranë Zotit, le të shikojë se çfarë vendi i ka caktuar Zotit në zemrën e tij. Ibrahimi a.s i kishte caktuar Zotit në zemrën e tij, vendin më të lartë të mundshëm dhe të njejtin vend zuri edhe pranë Tij. Këtë pozitë na e mëson Zoti në Kuran, i cili thotë: “Allahu e zgjodhi Ibrahimin si të dashurin e Tij më të ngushtë”

Ai është një nga 5 pofetët më të vendosur, të quajtur ndryshe si “Ulul Azm”. Quhen pesë profetët më të vendosur, pasi janë profetët që janë përballur më shumë me sfida dhe vështirësi. Zoti i ka përmendur këta, në një ajet të vetëm dhe thotë: “Përkujto kur Ne morëm prej profetëve besën e tyre. Edhe prej teje (o Muhamed), prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, të birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë” (Ahzab 7)  Vetë Zoti e ka quajtur atë “Umet”. Ai thotë: “Vërtet, Ibrahimi ka qenë një umet (bashkësi njerëzish), adhurues i Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët” (Nahl 120)

Që do të thotë se, pesha e besimit të tij, ka qënë sa pesha e besimit të një umeti të tërë, por edhe se veprat e mira që ai ka bërë, kanë qënë sa tërë veprat e mira të një bashkësie njerëzish. Kishte nga shokët e Profetit tonë të dashur, si psh. Ebu Bekri r.a apo Omeri r.a, që për ta njerëzit thonin se janë sa për një mijë burra. Ka njerëz që janë sa për dhjetë burra, por ka edhe gra, që janë sa për njëqind burra. Gjithësecili të mendojë për pëshën e tij në besim apo në vepra. Ibrahimi a.s ishte njeri i besës, me Zotin dhe me njerëzit. Thotë Allahu në Kuran: “Dhe Ibrahimi është ai që e mbajti besën” (Nexhm 37) Po si e mbajti besën ai? E mbajti duke zbatuar çdo gjë që i kërkoi Zoti. Po ne vallë, a jemi të besës karshi Krijuesit tonë?

A i zbatojmë urdhërat që Ai na ka dhënë në Kur’anin Famëlartë? “O ju që besuat! Zbatoni premtimet, pra obligimet” (Maide 1) Të dashur motra dhe vëllezër, sot në vendet e shenjta ndodhen miliona besimtarë për të kryer haxhin, e mes tyre qindra nga Shqipëria.  I lutemi Zotit që t’ua pranojë lutjet atyre dhe ne.  I lutem Zotit që t’ua pranojë kurbanet që bëhen në emër të Tij çdo njeriu.  I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri. Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve. I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës.  I lutem Zotit që kombi ynë të përparojë në çdo aspekt.  Edhe një herë dua t’i uroj përzemërsisht gëzuar Kurban Bajramin çdo familje shqiptare. Gëzuar!

Ora 07:45
Për herë të parë ndër vite, besimtarët falin namazin në qendrën e qytetit të Fierit

 

Për herë të parë ndër vite, myslimanët e Fierit kanë festuar Kurban Bajramin në qendër të qytetit. Urimin besimtarëve qe kishin mbushur sheshin plot e përplot ua dha myftiu i xhamisë Fier Mikel Hazizolli, i cili mbajti edhe faljen.

Ora 07:00
Kremtohet festa e Kurban Bajramit në Korçë e Lushnjë, besimtarët myslimanë falin namazin

 

Kurban Bajrami është kremtuar në Lushnjë, Korçë dhe Pogradec, ku qindra besimtarë musliman që në orët e para të mëgjesit kanë shkuar në xhami. Festa e Kurban Bajramit është festa e dytë më e madhe në Islam, e cila afron më tëpër besimtarët me krijuesin nëpërmjet lutjeve dhe sakrificës.

Në xhaminë Iljas Bej Mirahori të Korçës dhe në Xhamine “Ebu Bekër” në Pogradec u fal Kurban Bajrami. Në përfundim imami i xhamisë në Rrethin e Pogradecit, Mirel Mazelli uroi Kurban Bajramin dhe fokusin e vuri tek familja e cila kohëve të fundit është më e përçarë. Sipas tij festa si kjo afrojnë më së tepërti anëtarët e familjes me njëri tjetrin.

Ndërkohë, qindra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin qendror të Lushnjës. Faljen e drejtoi myftiu i xhamisë se Lushnjës Gramoz Blliku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bxl: 29/06/2023 08:10

    Ja si shaheni me njeri-tjetrin ketu… ne vend qe tja uroni festat e ndryshme njeri-tjetrit !! Asnje nga ju nuk komentoj asnje fjal per Vuçiç me djalin e tij per Kosoven tek lajmi meparshem !!! Gezuar festen e zihuni si qent mes jush ju komentart ……

    Përgjigju
  • Iris: 29/06/2023 00:57

    Gezuar Bajramin te gjithe vellezerve tane myslimane.Islami eshte fe e pushtuesve,por keta jane vellezerit e motrat tona te nje gjaku.Paraardhesit e tyre ishin te krishtere,por u detyruan te kthehen ne myslymane per 100 arsye.Le te festojne dhe ata keto festa te tyre ashtu sic i festojme dhe ne festat e besimeve tona dhe le te kemi paqe e dashuri mes nesh.

    Përgjigju
  • Xhevze: 28/06/2023 17:36

    Çudi me disa komentues kétu, na paskan ankesa sepse lutjet thuhen ne arabisht dhe jo né pellazgjisht. Por harrojnè se arabishtja ka njè ndikim tè madh ne shqipo-pellazgjishten dhe nè fjalorin e tyre.

    Përgjigju
    • Bakllava: 28/06/2023 19:44

      Mé mirè arabè e turk sesa pabuks-shkyptar. Tani çoni pak grat nga Dubai e Arabia, qè té mbushni barkun ju pabuksat e internetit.

    • Deda: 28/06/2023 19:07

      Ashtu mendojnë kopilet e arabeve, turqve, aziatikeve.

  • Toni: 28/06/2023 17:02

    Shqiptaret skane asnje lidhje me fene e pushtuesit turk.

    Përgjigju
  • fisheku: 28/06/2023 13:31

    per shume vjet festen tuaj besimtare muslimane, por komentatoret kane te drejte kur thone qe lutjet duhet ne SHQIP SHQIP SHQIP

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 28/06/2023 11:50

    Sa bukur sunitet shqiptar festojne festen e perbashket arabe sunite barbare

    Përgjigju
  • Shqiptari: 28/06/2023 11:31

    Sa fatkeqsi si ter ky popull beson ne përralla arabesh,si ka mundësi qe luten veq arabisht e asnje fjale nuk kuptojnë,ne jemi delja e zeze e Europes dhe sa te jete nuk do te jemi te barabart ne familjen Europiane sepse kemi marre kulturën e pushtuesit,nje gje nuk kuptojnë ky popull qe rrin me byth përpjetë,kudo ku esht kjo fe njerzit jane me te prapambetur,me fukarenj,me te pazhvilluar,me te djallëzuar,fatkeqsi per kete komb

    Përgjigju
    • O Shqipcari: 28/06/2023 15:08

      Po ku te besoj populli te përrallat e vatikanit? Ti je ballkanas dhe jo europian, ballkani ska lidhje fare me europen. Imagjino sa shpelarje trurit ju ka ber xhaxhi enver, saqe ende besoni se kjo fe u imponua me dhune. Shko mor injorant dole ti te kritikosh fen e tjetrit.

  • Meti: 28/06/2023 11:03

    Gëzuar të nderuar Klerikë të lart! Na ndihmoni ju lutemi që Hoxha që këndon në orare të caktuara në qendër dhe përreth, ta uli pak zërin dhe të knoj shqip. Faleminderit!

    Përgjigju
  • Kastrioti: 28/06/2023 09:38

    Frohe Opfer Fest thojn gjermanet per arabet e turqit,shqip do te thotë Gezuar Festen e Viktimes,kur do te ndergjegjsohet ky popull qe kjo esht thjesht nje feste arabe qe ne si Europian nuk kemi asnje lidhje,edhe qe kjo feste qe pushtuesi na e imponoi me dhune nuk ka asnje lidhje me Zotin,se as shqip nuk i luten zotit veq arabisht

    Përgjigju
    • Lindi: 28/06/2023 19:01

      Dawn of Man www.youtube.com/watch?v=U2iiPpcwfCA

    • Islamofobia ne kulm: 28/06/2023 15:00

      Po te gjitha fet arabe jan per ate pune. Kush ta imponoj ty me dhune?

  • Vlore: 28/06/2023 07:57

    Kur do vij dita qe dhe privatit do ti njhen keto festa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare