Pesë të shoqëruar deri më tani nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë. Mes të shoqëruarve është edhe njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola.
Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë.
Raportohet se protestuesit po sulmojnë gjithashtu edhe gazetarët.
Lajmi kryesor:
Kuvend dhe protestë/ Protestuesit ‘armatosen’ me vezë, domate e speca, sulmojnë policët pranë Xhamisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola











