TIRANË- Pas rreth 1 viti në banesë, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend, pasi GJKKO i hoqi masën arrest shtëpie për dosjen e aferës ‘Partizani’. Jo më në fund të sallës, por me rikthimin në sallë, kryetari i PD u ul krah Flamur Nokës dhe dy karrige larg Gazment Bardhit. Ai mbërriti në parlament i shoqëruar me deputetët demokratë duke folur shkurt për gazetarët: “Berisha futet, Metamorfoza del”.
Fjalën e tij për prezantimin e dy amendamenteve për buxhetin 2025, padyshim që Berisha e përdori për të folur për 11 muajt në arrest shtëpie. Akuzat i kishte në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ndodhje në sallë, duke i thënë se tentoi të eliminonte opozitën e të varroste demokracinë. . Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama nuk e realizoi ëndrrën që mos ta shihte në Kuvend e të linte vendin pa opozitë.
"Unë erdha ju e dini vetë. E shoh çehren që u ka rënë po ja bëtë vetes dhe ju qofshi. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që mos të shihte më në sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij të Shqipërisë pa opozitë. Me një vendim që zgjati gjithsej 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë pluralizmin në Shqipëri", tha Berisha.
Përgjigja nuk mungoi nga radhët e socialistëve. Deputeti i mazhorancës i tha Berishës se koha e tij ka mbaruar, dhe se 8 vite në qeveri nuk bëri asgjë. Berishën e akuzoi se po mban peng jo vetëm Partinë Demokratike, por sipas Shalsit edhe të gjithë popullin opozitar.
"Berisha i kishte të gjitha mundësit që të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte rrugën dikujt prej jush. Unë e di se ca mendon për Berishën pjesa më e madhe prej jush. Berishja është një rudiment politikë dhe ky rikthim është konfirmim i dështimit të tij politikë. E humbe shansin Sali dhe e kuptojë dhe marazin dhe pikëllimin çdo të thotë në moshën tënde që të ballafaqohesh me disa të vërteta që as i kishe menduar", tha Shalsi.
"Është i vetmi që ka mbjell flokët dhe e ka asfalt kokën. Je i vetmi vetmi që ke mbjellë tre herë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh, e ke kokën asfalt", u shpreh Flamur Noka nga foltorja, për t'i dalë në mbrojtje Sali Berishës", iu përgjigj Noka-Shalsit.
Më kërkesë të Berishës, deputetët demokratë e socialistë mbajtën 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit, i cili u pati mbijetuar burgjeve të komunizmit.
Deputeti socialist Eduard Shalsi ka replikuar me Sali Berishën nga foltorja e Kuvendit, pas rikthimit të tij në sallë pas më shumë se 11 muajsh. Ai i ka thënë se koha e tij politike ka përfunduar dhe ai pati shansin me humbjen e 2013 të tërhiqej nga jeta parlamentare.
Këtyre deklaratave iu përgjigj Flamur Noka. Ai i tha Eduard Shalsit se është i vetmi person që ka mbjellë tre herë flokët por nuk i kanë mbirë sepse, sipas tij, e ka kokën asfalt.
"Është i vetmi që ka mbjell flokët dhe e ka asfalt kokën. Je i vetmi vetmi që ke mbjellë tre herë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh, e ke kokën asfalt", u shpreh Flamur Noka nga foltorja, për t'i dalë në mbrojtje Sali Berishës.
Deputeti i PS Eduard Shalsi, teksa mori fjalën e tij pas kreut të PD Sali Berisha, u shpreh se koha e këtij të fundit ka perënduar.
Ai tha se Berisha është duke mbajtur peng popullin opozitar.
‘Berisha i kishte të gjitha mundësit që të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte rrugën dikujt prej jush. Unë e di se ca mendon për Berishën pjesa më e madhe prej jush. Berishja është një rudiment politikë dhe ky rikthim është konfirmim i dështimit të tij politikë. E humbe shansin Sali dhe e kuptojë dhe marazin dhe pikëllimin çdo të thotë në moshën tënde që të ballafaqohesh me disa të vërteta që as i kishe menduar. Jeni të zgjuar për të kuptuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. Saliu la një mal me borxhe ndaj shtresave në nevojë. Më vjen keq që duartrokisni për rikthimin e tij, por lidershipi ka disa kualitete dhe një nga ato është që do kurajë dhe ato që mendon ti përputhësh me ato që bënë dhe ato që thua. Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar, s’je më përfaqësues i tyre. Mbetesh tashmë një rudiment politikë’, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthyer në Kuvend mbajti fjalën, ndërsa u ndal tek masa e tij arrest në shtëpi për rreth 11 muaj. Berisha tha se Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij për të mos e parë në Kuvend. Ndërkohë, që gjatë fjalës së tij foli edhe për vrasjen e 14-vjeçarit Martin cani si edhe buxhetin 2025 që pritet të votohet sot.
Unë erdha ju e dini vetë. E shoh çehren që u ka rënë po ja bëtë vetes dhe ju qofshi. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që mos të shihte më në sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij të Shqipërisë pa opozitë. Me një vendim që zgjati gjithsej 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narko diktatorin dhe shumë prej jush. Votuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor, në dhjetor të 1946, Hoxha vendosi të eliminojë opozitën. Rama për të kujtuar nderimin e tij zgjodhi dhjetorin, për të larguar Berishën nga Kuvendi, për ta arrestuar pa asnjë provë, fakt apo dokument. I bërë llogaritë të gabuara sepse nuk ishte viti ’46. Është e vërtetë se ju për fatkeqësinë e kombit amerikan, kishit mbështetjen e tyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së atij kombi dhe ndiqnin axhendën e George Soros, këtij armiku të egër të popullit amerikan. Sot ja ku ja, vi këtu me mesazhin e fitores, vi këtu fitimtar. Rama nxin aty si Edi Metemorfoza, nxin si banor i bodrumeve më të zeza të mafies shqiptare, nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar, si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra. Nxin se në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, kontrolluar vullnetin politik të shqiptarëve njësoj si etërit e tij.
Sot ju përfaqësoni ata që vrasin 14-vjeçarin dhe që nuk ngrihen për ta nderuar me 1 minutë heshtje shpirtin e tij të pafajshëm. Sot ju përfaqësoni oficerin e paguar si sajneprist për të ekzekutuar biznesmenin. Ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë 13 km në 14 kontrata. Ju përfaqësoni njerëzit që paraqisni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë, për 800 mijë pensionistë. Në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 50 apo 70 pensione.
Sali Berisha është kthyer në Kuvend pasi GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi, ndërsa kërkoi 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit. Edhe PS dhe PD ranë dakord me propozimin.
Sali Berisha: Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktuarës barbarinë dhe torturat me çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ishte një ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe migracionin tonë, fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtaren dhe interesin kombëtar. Ai një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit Amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto ftoj Kuvendin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me 1 minutë heshtje.
Elisa Spiropali: Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë antikomuniste me vlera të larta mbajmë këtë minutë heshtje në nderim të tij.
Në Kuvend, sot priten diskutime të gjata për shkak se kalon për votim buxheti i vitit 2025 prej 8.2 mld eurosh, më i madhi në histori.
Deputeti i PD Dashnor Sula pak para nisjes së seancës plenare ka dalë me një pankartë në dorë para mjediseve të Kuvendit ku tregon si kanë ndryshuar çmimet e ushqimevre të shportës. Në pankartë thuhet se ushqimet bazë janë rritur me 79% në krahasim me tre vite më parë.
sali mbyll gojen ,,,dhe ler te rinjte te flasin,,,,se te fusin prape ne shtepi,,,ke bere shume gabime me dashje apo jo ne politike,,nuk duhej te ishe marre me politike,,,nuk je per ate pune,,....rri urte edhe keto vite jete qe te kane mbetur...
Përgjigju