Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës heqin kartat për të votuar, i bllokojnë vendin Nikollës dhe pengojnë me karrige ministrat të ulen, përjashtohen me 10 ditë 23 prej tyre

TIRANË- Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar kanë shkaktuar kaos në Kuvend, duke bërë që seanca plenare e ditës së sotme (19 tetor) të mos zhvillohet dhe të shtyhet për një ditë tjetër. Në nisje të seancës plenare, rreth orës 10:30 ata bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige.

Nisur nga kjo situatë, 20 deputetë të Partisë Socialiste i kërkuan Komisionit të Etikës mbledhje për të përjashtuar 26 deputetët e opozitës që krijuar kaos, dhe pas përfundimit të mbledhjes u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 23 deputetë. Konkretisht janë përjashtuar deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. 

Sali Berisha i cili zaptoi foltoren, u fut live në rrjetin e tij social Facebook, për të komunikuar me qytetarët dhe nga aty kërcënoi edhe mazhorancën e deputetë e saj se do t’i nxjerrë jashtë. Pas disa minutave kaos, ishte deputetja e PD Flutura Açka, grupimi pro Basha, e cila doli e para nga seanca plenare, e më pas ishin edhe deputetët e mazhorancës.

Me mbylljen e seancës, administrata e Kuvendit fiku dritat, por Sali Berisha e deputetët e tij vijuan që të qendrojnë të ngujuar. Sipas Berishës kjo është dita e parë e revoltës së tyre për të mbrojtur sipas tij parlamentarizmin. Nga mazhoranca, reagoi me ironi Erion Braçe, i cili tha se ata po protestojnë pasi kërkojnë që PS të njohë Saliun si kryetar.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar në PS, tha se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucioneve. Por nga ana tjetër Gazment Bardhi tha se shpreson se nga kjo revoltë të reflektojnë deputetët e mazhorancës.

Deputetët e përjashtuar

  1. Sali Berisha
  2. Flamur Noka
  3. Albana Vokshi
  4. Xhelal Mziu
  5. Gazmend Bardhi
  6. Bledion Nallbati
  7. Edmond Spaho
  8. Saimir Korreshi
  9. Lindita Metaliaj
  10. Ramadan Likaj
  11. Luan Baçi
  12. Letter Geshtenja
  13. Ina Zhupa
  14. Helidon Bushati
  15. Isuf Çela
  16. Asllan Dogjani
  17. Bujar Leskaj
  18. Lodovik Hasani
  19. Tritan Shehu
  20. Greta Bardeli
  21. Sorina Kote
  22. Kastriot Piroli
  23. Kasëm Mahmutaj
Kërkesa e grupit PS për përjashtimin e deputetëve të Berishës e Bardhit

PDF/Kërkesa e grupit të PS për përjashtimin e 26 deputetëve të Berishës e Bardhit 

 

PDF/ Vendimi për parjashtimin me 10 ditë të 23 deputetëve nga pjesëmarrja në komisione e seancë parlamentare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Zbardhet vendimi/ Kush janë tre deputetët e opozitës që i shpëtuan përjashtimit nga Kuvendi

1697714405_deputetteopozitsbllokojnnisjeneseancsplenare.jpg

Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit krijuan kaos sot në Kuvend. Në nisje të seancës plenare ata bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige. Ndërkohë, me kërkesë të deputetëve socialistë, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin e 23 prej tyre. Mazhoranca kishte kërkuar përjashtimin për 26, por vendimi është marrë për 23, duke shpëtuar kështu deputetja Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti dhe Qani Xhafaj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Vendimi i zbardhur i perjashtimeve

Ora 15:35
Deputetët e opozitës dalin nga Kuvendi, Bardhi: Nuk e njohim vendimin për përjashtimin, do marrim pjesë në seancë dhe Komisione

 

Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë dalë nga ambientit e Kuvendit, ku ishin që prej orës 10 të mëngjesit, ndonëse e prishën seancën plenare dhe dritat u fikën. Gazment Bardhi tha për mediat se zhvilluan një mbledhje grupi dhe se nuk e njohin vendimin për përjashtimin e 23 prej tyre nga Komisioni i Etikës.

Bardhi tha se do të marrin pjesë në seancat plenare si edhe në punimet e Komisioneve. Vendimin për përjashtimin Bardhi e konsideroi një urdhër politik të marrë nga Edi Rama. Ndërkohë, ai thotë se vendimi është në kundërshti me rregulloren e Kuvendit, pasi sipas Bardhit janë përjashtuar për 11 ditë, ndërkohë që rregullorja e parashikon për 10 ditë.

"Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar Brenda parlamentit. Për ta kthyer në shinat e kushtetutshmërisë. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon sa qesharakë janë, çdo urdhër politik i mazhdorancës që ndikon në të drejtat e opozitës nuk do njihet nga deputetët e opozitës.

Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë", tha Bardhi për mediat. 

Ora 12:53
VIDEOLAJM/ Me krahë të fashuar, Saimir Korreshi hipën mbi karrigen e ministrit të Ekonomisë  

 

Seanca plenare në Kuvend është anuluar këtë të enjte, ende pa nisur.  Ajo që ra në sy ishte edhe  Korreshi i cili edhe përse me dorën e fashuar ka rrezikuar duke u ngjitur mbi karrigen e ministrit Ervin Mete.

Ora 12:40
Deputetët e opozitës ngujohen në Kuvend, dëgjojnë këngën patriotike: Mora fjalë

 

Deputetë e opozitës të cilët nuk lejuan që të zhvillohet seanca normale plenare, janë ‘ngujuar’ brenda ambienteve të Kuvendit dhe për tu frymëzuar po dëgjojnë këngë patriotike.

Deputetët e grupimit Berisha-Bardhi po dëgjojnë këngën ‘Mora Fjalë’ e kënduar nga Shkurte Fejza kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, e cila së fundmi është mësuar përmendësh pothuajse nga çdo shqiptar.

 

Ora 12:37
Berisha nuk përmbahet: Na fikën dritat se janë ordinerë! Përjashtimi i deputetëve? S’tërhiqemi, s’njohim vendimi

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën ndërsa është shprehur se nuk e njeh vendimin për përjashtimin e deputetëve nga seanca plenare.

‘Na fikën dritat se janë ordinerë.

Asnjë s’na përjashton dot ne nga parlamenti. Sot ne jemi parlamentarët e vërtetë. Ne s’dorëzohemi edhe po na përjashtuan, nuk tërhiqemi. Prisni se do e shihni, durim të keni.

Ça është ajo që na ka përjashtuar, se njohim fare vendimin.’- thotë Berisha.

Ora 12:26
Balla përplaset me Bardhin: Të përdor Saliu! Demokrati: Për ato bandat e tua s’kemi thënë gjë o burrë

 

Një përplasje në distancë mes Ballës dhe Bardhit u pa jashtë dyerve të Parlamentit, teksa demokrati po mbante një fjalë për mediat. Në kamera u pa momenti kur Balla akuzoi Bardhin se përdoret nga Berisha. Por edhe demokrati e pati një përgjigje duke u shprehur se e përdorin bandat.

Balla: Të përdor Saliu

Bardhi: O Taulant ty të përdorin bandat e s’të kemi thënë gjë o burrë

Ora 12:11
Bllokuan seancën plenare, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 23 deputetë të opozitës pas kërkesës së PS-së

23 deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, pasi nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare ditën e sotme e enjte (19 tetor). Kërkesa për masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të grupimit Berisha-Bardhi, u bë nga 20 deputetë të Partisë Socialiste menjëherë pas shtyrjes së seancës për shkak se opozita uzurpoi sallën, duke përmbysur dhe karriget e ministrave. Në shkresën e depozituar në Kuvend nga Partia Socialiste, kërkohet nga Komisioni i Etikës dhe Rregullores përjashtimi i 26 deputetëve, por në fund u përjashtuan 23 prej tyre.

Konkretisht janë përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli. Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. 

‘Të gjendur përballë një situate të paprecedentë dhe jo normale në fillim të seancës plenare të datës 19.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige.

Ne këto kushte u bë e pamundur zhvillimi i seancës plenare, duke mos lejuar shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve dhe projektvendimeve të parashikuara në rendin e ditës sipas urdhrit te Kryetarit të Kuvendit.

Sa më sipër bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3. gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si me poshtë:

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi. Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. Tomor Alizoti, Qani Xhafaj. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat. Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.'- njofton Kuvendi.

Ora 11:37
Salianji: PS dhe Rama do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita!

 

Deputeti i Foltores, Ervin Salianji paralajmëroi se Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita

“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Ndaj ishte komisioni hetimor për konfliktin e interesit. Ne po themi që të diskutojmë që të diskutojmë për çështje që kanë interes për kontroll parlamentar.”, tha ai.

Ora 11:30
Kreu i grupit të PS: Asgjë nuk justifikon dhunën ndaj institucioneve! PD do ndryshojë Komisionin e Ref. Zgjedhore kur të sjellin një bashkëkryetar që ka konsensus

 

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi para ambienteve të Kuvendit tha se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucioneve duke ju referuar bllokimit të seancës nga opozita. Çuçi i pyetur në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, u shpreh se do të bëhet kur të sjellin një bashkëkryetar që ka konsensus

‘Mendoj se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Është një komision që mbart një konsensus politik. Vetë vendimi që ka ngritur komisionin hetimor bashkëkryetari zgjidhet nja nga PS një nga PD. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD një ndryshim. Mënyrën si e kërkoi duke mos pritur përgjigjen e mazhorancës. Duke bërë këtë akt të dënueshëm, si mund të kërkojë konsensus një palë politike pa pasur konsensus brenda saj. Duhet të zgjidhë krizën brenda vetes. Ta zgjidhin midis tyre. Bashkëkryetari duhet të barti të gjithë konsensusin politik nga partia e tij.’- tha Çuçi.

Ora 11:21
Kaosi në Kuvend, Bardhi: Do vijojmë të bllokojmë seancën derisa PS të reflektojë! Na detyruan të sillemi kështu, se ne nuk duam

 

Gazment Bardhi ka folur për kaosin e shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës duke bllokuar Foltoren. Bardhi tha se shpreson se nga kjo revoltë të reflektojnë deputetët e mazhorancës.

‘Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, situata ku mazhoranca ka përfshirë kuvendin është e papranueshme. Kanë rrëzuar me zero argumente për rrëzimin e Komisioneve Parlamentare. Jemi detyruar që sot, të nxituri të krijojmë të mos lejojmë zhvillimin e seancës plenare. Ne donim të përballnim idetë sot, mirëpo kur i mbyll opozitës çdo rrugë institucionale,. Sigurisht që s’mund të vijojmë ashtu.

Në fakt socialistët duhet t’i  pyesin pse refuzojnë Komisionet Hetimore. Nuk presim të na njohë asnjë deputet, E kanë zgjedhur me votim Çuçin, se kush është te opozita e vendos PD. Ne do të qëndrojmë aq saç është e nevojshme duke kërkuar që PS të reflektojë mbi sjelljen autoritare që ka  mbi Kuvendin e Shqipërisë.

Ne sot do pengojmë vijimin normal të seancës. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë deri kur të kemi një njoftim për seancën sotme.’- tha ai.

Ora 11:04
Braçe nxjerr pamjet brenda sallës, Berisha i vetëm, deputetët e tij nxitojnë të rrëmbejnë karriget e ministrave

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë rrëmbyer karriget e ministrave, për t’u ulur vetë aty.

Në video shihet Berisha që qëndron i vetëm në vendin e tij, ndërsa ka urdhëruar deputetët e vet për të rrëmbyer karriget.

“Duhet ta meritosh atë karrige”, dëgjohet ndërkohë kryetarja e Kuvendit, t’i drejtohet një deputeti demokrat që ka rrëmbyer karrigen e ministrit, për t’u ulur vetë.

“Protestë kundër Amerikës, Evropës, Perëndimit!

Për një njeri, këtë Salih Berishën;

O njihni këtë, o s’ka.

O hiqini këtij statusin non grata, o s’ka”, shkruan Braçe, ndërsa ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit.

Ora 10:54
‘Nëse nuk doni të digjet salla…’, Noka kërcënon pas fikjes së dritave në Kuvend

 

Deputetët e Foltores kanë mbetur në errësirë pas fikjes së dritave në sallën e Kuvendit pas tensioneve të krijuara.

Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave

Deputeti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

Ora 10:52
Opozita bllokoi parlamentin, Felaj: Shtyhet për ditë tjetër seanca plenare! Hoqën kartat nga ulëset e deputetëve

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pasi opozita ka bllokuar Foltore, ka njoftuar se seanca plenare është shtyrë për një ditë tjetër.

‘Në pamundësi për zhvillimin normal të seancës plenare, për shkak se deputetë të opozitës bllokuan hyrjen në sallë, vendin ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe kabineti qeveritar, si dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, nënkryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela (Felaj) Valikaj në cilësinë e drejtueses së seancës njoftoi shtyrjen e saj.’- njofton parlamenti.

Ora 10:48
Pa drita, me seancë të bllokuar dhe Foltore që e mban peng, Berisha: Sot nis beteja jonë e parë me këta gangsterë

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur një fjalë në kuvend me drita fikur, ndonëse seanca plenare u mbyll dhe deputetët e mazhorancës dhe PD, u larguan. Berisha ka zaptuar Foltoren teksa mban një fjalë live në Facebook me drita të sajuara nga deputetët e tij, ndërsa thotë se beteja e tij sapo ka nisur.

‘Kjo është dita e parë e betejës sonë me këta gangsterë.
Ka raportet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës tek grupet në Ekuador dhe në vendet e tjera. Ka raportet më të zeza, në liritë e të drejtat e qytetarëve dhe dhunimin masiv të votës. Jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donit të ishit të pranishëm në sallë, por theksoj se sot dhe deri në rikkthimin e votës së lirë, betejën do e zhvillojmë se bashku. Ne do u përfaqësojmë në Parlament. Ne e duam  shumë Parlamentit, ne e kemi krijuar pruralizmin. ‘- tha Berisha.

Ora 10:41
Terr në Kuvend, deputetët e opozitës protestojnë me drita fikur, i ndezin dritat njëri-tjetrit, Vokshi: Parti e errësirës, kujtojnë se do ikim

 

Deputetët e opozitës janë duke zhvilluar ‘protestën’ e tyre në sallën e Kuvendit pa drita. Pasi mazhoranca dhe PD e Bashës janë larguar nga seanca, deputetët e opozitës i bëjnë dritë njëri-tjetrit në Kuvend.

 

Ora 10:37
Opozita bllokoi seancën plenare, administrata fik dritat e Kuvendit

 

Pas opozita nuk lejoi zhvillimin e seancës plenare dhe në Kuvend mbetën vetëm deputetët e grupimit të Bardhit dhe të Berishës, administrata e Kuvendit ka fikur dritat.

Dritat u fikën teksa në foltoren e Kuvendit ishte Salianji, i cili komentoi dhe veprimin në fjalë. “I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët.”, tha Salianji.

Ora 10:36
Berisha përplaset me Felajn: Delinkuente, ke pasur burrin peng nga bandat që i ke gjobitur

 

Sali Berisha është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Ermonela Felajn, të cilën e ka quajtu delinkuente.

‘Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot kurrë zërin tonë. Nuk është parlamenti, Prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, ti je turpi i Ballkanit, je turp i Europës. Ti ke përdhosur institucionin duke futur pesë familjarë tu në prokurori. Ja, kjo që flet, kjo delinkuente që flet këtu, ka pasur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore. cKjo delinkuente që flet këtu ka katër familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin. Shko në Prokurorinë e Tiranës e shih katër Felaj. Nuk ka turp më të madh. Ka gojë me folë ajo.’- tha Berisha.

Ora 10:31
Kaosi në Kuvend, ironizon Braçe: Këta të opozitës Ishin agresiv sot sidomos Vokshi prototipja, duan t’i njohim Saliun kryetar të PD! Mendjen të pushteti e kanë

 

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend. Braçe u shpreh se lëvizja e deputetëve te opozitës vjen për shkak se është në interesin e tyre të njihet Berisha si kryetar i PD-së.

‘Erdhën këta protestojë për Saliun. Kanë 30 vjet të njëjtën gjë,. Protestojnë të njohim nëpër kryetar Saliun. Ne s’njohim asgjë. Këta të lulit s’kanë ardhur, këta të tjerët vijnë ca bllokojnë foltoren. Mua karrigen s’ma morën, më morën kartën. Ata s’duan karrige deputeti, duan pushtetin ata. Lanë karriget e deputetëve, morën të ministrave, ato merren me votë, ato si fitojnë dot,

Është njëra një Albana Vokshi është e rrezikshme ndaj thamë ta bllokojmë se janë bërë agresiv. Na kërkojnë ne të njohim Berishën si kryetar të PD. Të tregoj ca mesazhe me një koleg të opozitës që thoshte ju s’na njihni dhe do vetëflijohet. Nqs doni drejtësi politike, kemi patur deri në 1990, këta drejtësinë tonë po e mbështesin. Sa kohë kemi një prokurori specialë, penale juridikë, s’na duhet një prokurori politike. Sa kohë komisionet po i heton SPAK, kujt i intereson se po i heton Sali Berisha, Në fund ai i mbyll me dy raporte pa vlerë, ndërsa hetimi i SPAK çon njerëzit në burg.’- tha Braçe.

Ora 10:19
Opozita kaos në Kuvend, mbyllet pas 20 minutash seanca plenare! Deputetët e Bashës e mazhorancës largohen

 1697703796_ikindeputete.jpg

Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca e sotme plenare, pasi zhvillimi i saj normal u pengua nga deputetët e Sali Berishës. E para që u largua nga seanca ishte deputetja Flutura Açka e cila është e grupimit pro Basha, e më pas u larguan deputetët e mazhorancës.

Ora 10:18
Berisha zapton foltoren në Kuvend, futet live në Facebook: Pusho ti Çuçi se do të nxjerr jashtë fare

 

Opozita nuk po lejon sot zhvillimin normal të seancës plenare. Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook dhe madje ka paralajmëruar deputetët e mazhorancës se do t’i nxjerrë jashtë.

Deputetët e opozitës fillojnë sot qendresën e tyre pemamente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi, Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale. Kemi dorëzuar gjatë këtyrë dy viteve 31 ligje dhe rezoluta të cilat Edi Rama me lindën e tij i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen dhe të diskutohen në parlament. Pas komisionit hetimor parlamentar të djegësva në të cilën Edi Rama dilte i implikuar bashkë me një pjesë të nomoklaturës së tij, deputetëve të opozitës u është hequr e drejta për komisionet hetimore. Janë kthyer 5 nisma për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Pushoni, pushoni ju aty se do u nxjerr jashtë fare. A merr vesh t’i Çuçi. Bërtisni sa të doni.’- tha Berisha.

Ora 10:04
Deputetët e opozitës zënë karriget e ministrave në Kuvend, nuk lejojnë të nisë seanca plenare

 

Opozita ka bllokuar nisen e seancës plenare. Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e ministrave në Kuvend duke penguar nisjen e Parlamentit. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 20/10/2023 09:37

    KETO 26 FELLIQESIRAT JA VETEM PER NE BURG..DAVA SHPELLARESH

    Përgjigju
  • taku: 19/10/2023 23:55

    dale dale skemi pare gje akoma

    Përgjigju
  • nani: 19/10/2023 20:59

    po keshtu eshte opozita, pa buxhet, qeveria e ka edhe gurin edhe arren.

    Përgjigju
  • Linda: 19/10/2023 20:03

    U bashkua Berisha me Bardhin si tenxherja me kapakun dhe dhunuan parlamentin shqiptar dy shtazet e pyllit bashke me kafsherit e tjera.Te kishin shkuar te hypnin ne ndonje mal me mire e te ulerisnin se mbase i kuptonim me mire keta egersira!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 19/10/2023 18:23

    Kështu është kur spak nuk vepron, kundër berishes qe gjithmon ka punu kundër popullit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Geron: 19/10/2023 17:24

    Saimir kok loqa ka hipur ne maj te karriges se eshte mesuar tek dancing with the star.u be dhe ky kok cepi.

    Përgjigju
  • Ben: 19/10/2023 15:35

    Si ka mundesi qe keto te Sales bejne perseri si qen?A keni shtet apo jo?

    Përgjigju
  • Pepsi: 19/10/2023 15:04

    Ai kuvendi apo parlamenti per kto esht palester ku tresin ushqimin , po isha kurioz kur pezullohen perkohesisht paguhen apo jo ?

    Përgjigju
  • Scutari: 19/10/2023 14:22

    Nuk ha mortja mut!- thonë në Shkodër....

    Përgjigju
  • Populli: 19/10/2023 12:40

    A keni ba n mend me nxerre nej ligj e me ba nej pune t hajri,apo kshu do vazhdoni me u zane perhere?mor derra

    Përgjigju
  • Vicidoloviç: 19/10/2023 11:16

    Keshtu do ndodhi ne parlament sa here qe spak do therasi familjen e komunistit berisha per te dhene llogari .. haha mbase tij dhe noka qe I mban uturakun.

    Përgjigju
  • Bardhyli: 19/10/2023 10:57

    O sali o kok l@q@ u rrite dhe su poqe.

    Përgjigju
  • LORA: 19/10/2023 10:51

    I shenjterusr qofte verdikti i shumices se Popullit Shqiptar,qe ia ka mbyllur te gjitha shtigjet terrorizmit antishqiptar te hamasit foltorist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale